ARKIVI:
7 Mars 2026

Ti quash plehëra nuk bën, se plehërat e kanë një funksion tek bimët!

Shkrime relevante

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Shpërndaj

Genc Prelvukaj, historian e muzikan nga Prishtina
___
Flasin por njerëz nuk janë. Marrin frymë por kafshë nuk e kanë nderin të jenë. Ti quash plehëra nuk bën se plehërat e kanë një funksion tek bimët. Shpirtzinj jo, sepse këta as shpirt nuk kanë. Te urosh vdekje për ta, vdekja merr edhe njerëz të mirë. Unë nuk di si ta quaj këtë soj.
Tmerri më i madh është se kjo gjallesë e frikshme dhe e poshtër, nuk ështê e fundit. Ka jashtë shumë si ky. E kupton nder debate, komente e sidomos në rrugë kur meshkuj barbarë ulin xhamin e makinës, më pas vjellin e shpërthejnë plot jargë e djersë, sapo të kalojë një femër pranë. Të njejtin soj e shef edhe ndër ata burra e pleq që amnistojnë dhunën në familje, tek ata që gruan e duan të mbyllur, që nuk pranojnë mendim ndryshe prej saj etj.
Kur e sheh këtë shtresë e kupton edhe historinë më mirë; pse jemi të varfër, pse kemi krijuar shtete vonë, pse jemi të fundit në shkollim, pse jemi rrudhur si territor, pse jemi asimiluar, pse kemi shkruar të fundit e shumë tjera.
Kam shumëçka të zezë tjetër për tê thënë. Për trajtimin e butë të rasteve, të kësaj natyre nga gjykatat, për policinë e cila shpesh i merr me humor raportimet për ngacmim, për prindërit të cilët lejojnë që djemtë e tyre të kenë një mendësi të tillë dhe për pasivitetin e shtetit në parandalim.
Së fundi, simbolikisht e thënë, çfarë të drejte morale kemi të kërkojmë denimin e serbëve që dhunuan, kur dhunojmë ne vetë. Fëmijët e popullit tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu