Ndoc Bushgjoka, Tropojë – Tiranë
Nga një bisedë jo e zakontë.
Nuk të njoh se je gjallë.
Dy burra po debatonin ashpër rreth mosmarrëveshjeve që kishin. Njëri ishte gjakënxehtë e belaxhuer, tjetri burrë zotni, i respektuem e trim si zana.
Në një moment i pari i thotë tjetrit:
– Nuk të njoh se je gjallë.
Ky i dyti, ndenji pak, sytë dhe balli i morën pamjen e ditës së dimnit kur rëja e verit zbret shpatit me mnerë e idhni dhe u përgjigj:
– Mbasi ti nuk më njeh se jam gjallë, po ta thom n’sy të ktyne burrave: Ke t’Shënkollin dorzanë t’baj unë me njoftë, por atëhere ka me të ardhë idht.
E mbas do ditësh, atij belaxhorit, për paudhësitë që kish ba, i ra fisi n’derë. Treqind burra raki, mish kau e hyzmet. Dhe një gjobë të majme iu desh me e dhanë, ndryshe i kallej shpia pa çare.
Kjo ngjarje mu kujtua tek po shoh se shumë shqipe, harrue hallet e tragjeditë tona, po shkruajnë e dënojnë Izraelin.
Ngjan kjo edhe me opozitën në Kosovë që digjen për pak “dialog” me Serbinë sipas “këshillave” të mbrapshtanit Grenell, ani pse udhëheqësia serbe deklaron pa perde se nuk e njeh Kosovën.
Ngjan kjo edhe me shtypësit në Shqipëri që nuk lënë rast pa u kreshpëruar se nuk e njohim opozitën legjitime.
Njëjtë edhe palestinezët, bërtasin si skjapi në shul se nuk e njohin Izraelin, dhe “vdekje izraelit”.
Dhe e sulmuan Izraelin pa shkak, pa lajmërim.
E harruat këtë !
I ngucën grënzat me krande.
Ne na pat lanë porosi At Gjergji:
Mos i nguc grenzat me krande,
Perse nguc të zezën tande.


