ARKIVI:
7 Mars 2026

Tradhëtarët e politikës dhe djathtistët e maskuar, nuk do ta kenë mbështetjen time!

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
___
Një reagim i ashpër ndaj devijimeve nga vlerat rugoviane, instrumentalizimit të djathtizmit dhe degradimit të interesit të Kosovës.
Në një kohë kur politika shqiptare përpiqet të maskojë interesat personale si patriotizëm, është e domosdoshme të flitet hapur. Ky është një qëndrim politik, kritik dhe i ashpër,për të nxjerrë në pah tradhtinë morale dhe devijimet që dëmtojnë Kosovën.
Të dashur miq, lexues të mbi 3 milionë shikuesve që më përcillni,
Shpesh më keni pyetur nëse do të mbështes politikanë vetëm pse janë nga LDK-ja, partia ku kam rrënjë dhe bindje të hershme. Për të qartësuar: asnjë politikan nuk e meriton mbështetjen time vetëm pse ka emblemën e LDK-së.
Shumë prej këtyre vetëquajturve “djathtistë” kanë shitur moralin dhe vlerat rugoviane për poste të vogla dhe privilegje të përkohshme. Ata i duartrokisin figura të komprometuara, mbështesin marrëveshje të dëmshme dhe fshehin devijimet e tyre pas retorikës boshe patriotike.
Ndonjëherë, kur i kam pyetur disa prej tyre, Kam dëgjuar shpesh justifikime të turpshme: përgjigjja ka qenë:
“Hajde more, vjedhim, se Amerika na ka çliru dhe neve as që na pyesin.”
Ky është mentaliteti që dëmton vendin ,jo patriotizmi, por oportunizmi dhe servilizmi politik.
Marrëveshjet që ata kanë mbështetur ose nënshkruar, sipas perceptimit tim, e kanë dobësuar pozicionin e Kosovës, kanë cenuar interesat strategjike dhe kanë krijuar struktura që shfrytëzojnë sovranitetin e vendit. Dhe megjithatë, po i njëjtët në publik flasin për atdhe, ndërsa në prapaskenë luajnë lojën e dorëzimit.
Kjo kulturë politike është e pështirë, mbetje toksike e së kaluarës, që duhet denoncuar hapur: “shaj nënën, por kryej marrëveshjen” – ky është manuali i tyre, dhe ky është mesazhi që i lënë brezit të ri.
Përveç kësaj, përtej Veriut, disa kanë instrumentalizuar struktura dhe marrëveshje duke sfiduar sovranitetin, gjithnjë duke e përdorur propagandën dhe teoritë absurde për të justifikuar veprimet.
Në këtë kuadër, unë nuk mbështes askënd që ka devijuar nga vlerat rugoviane, që ka kontribuar në dobësimin e vendit dhe ka përfituar nga pazaret politike. Mbështetja ime politike është për ata që punojnë me ndershmëri, me transparencë dhe në interes të shtetit, pavarësisht ideologjisë apo partiës.
Unë mbështes publikisht Partinë GUXO dhe bashkëpunimin e saj me Kryeministrin Kurti, si dhe veprimet e Ministres Donika Gërvalla dhe Presidentes Osmani. Këta janë shembuj të integritetit dhe përkushtimit ndaj interesit shtetëror.
Nese nuk e dini:ky është zëri im politik i drejtpërdrejtë, kritik dhe pa kompromis. Ky duhet të jetë zëri i çdo qytetari të përgjegjshëm që nuk lejon devijime, pazare ose dorëzime. Kosova nuk mund të tolerojë oportunizëm dhe devijim të politikës.
Heshtja nuk është më opsion. Kush vepron për vendin, ka mbështetjen time. Kush e dëmton atë, do të më ketë përballë. Ky është thirrja ime publike për përgjegjësi, transparencë dhe veprime që mbrojnë interesin e Kosovës ,mbi çdo interes partiak, personal apo grupor.
Shih videot: 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu