ARKIVI:
6 Mars 2026

Tyson Fury e nokautoi Dillian Whyte-n në raundin e gjashtë

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Shpërndaj

Pamje nga Dillian Whyte i nokautuar

– Boksieri Tyson Fury me sukses e mbrojti titullin e kampionit të botës, në versionin WBC. Fury me stilin e tij, nokauton Dillian Whyte në rundin e gjashtë.

Fury me të djathtën e tij, goditi krejt papritur dhe fuqishëm, duke e hedhur në dyheme Whyten.

Fury deri të nokauti dominoi meçin, ndërsa rivali i tij nuk tregoi asgjë.

Image

Pamje nga meçi

“Dillian Whyte është një luftëtar dhe unë besoj që ai do të jetë kampion bote – por jo sonte, sepse u ndesh me një luftëtar. Ai ka zemër luan, por është kapur me boksierin më të mirë të peshave të rënda në planet”, ka thënë Fury

Në sekondat e fundit të rundit të gjashtë, Fury nokauton Whyten.

Rundi i pestë, Fury më i mirë se Whyte.

Rundi i katërt, po elektrizohet lufta. Whyte provokoi me kokë duke acaruar Furyn. Fury me duart të gjata godet disa herë rivalin.

Image

Pamje nga meçi, Reuters

Rundi i tretë, deri me tash nuk po shohim ndonjë boks të nivelit të lartë. Shumë taktizime.

Rundi i parë me taktizime mes këtyre dy boksierëve, Fury e Whyte.

Fillon meçi i madh, në luftë për titullin e botës WBC.

SUPER Ylli: Tyson Fury fotografuar në lidhje me ndeshjen e madhe të kësaj fundjave. Ai është një kampion i peshave të rënda në WBC, një kampion linear dhe ende i pamposhtur si boksier profesionist. Foto: NEIL HALL / EPA

Intonohet himni i Anglisë. Edhe Tyson Fury del. Drithërima në tribuna.

Atmosferë e rrallë në “Wembly” të rrallë, boksierët po bëhen gati të dalin në ring. Spektakël.

Edhe pak minuta dalin në ring Fury e Whyte.

Gjithçka gati për sfidën e madhe

Super ndeshjen mes dy gjigantëve, Fury e Whyte, mund ta ndiqni këtu:

Tyson Fury tashmë ka mbërritur në stadiumin “Wembley” për spektaklin e sontëm që nis rreth orës 23:00.

Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të përballen sonte mes vete, në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit në peshat e rënda.

Momentin e nokautimit të Furyt në Whyte e gjeni më poshtë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu