Roli i prindit shqiptar nuk është të dorëzohet, por të mbrojë lirinë dhe vetëdijen e fëmijës.
Unë nuk e ndalova vajzën time me zor , por i thashë me dashuri dhe përgjegjësi: Nëse vendos të mbulohesh sipas një doktrine që e mohon lirinë dhe barazinë, atëherë e mohon edhe babanë tënd që të rriti me gjak e djersë për të qenë e lirë dhe shqiptare.
Shamia nuk është thjesht zgjedhje personale, por simbol politik dhe ideologjik .
Në një shoqëri demokratike, çdo simbol ka domethënie. Shamia në kontekstin tonë nuk është më çështje mode as thjesht besimi, por një instrument ideologjik që e fut vajzën shqiptare në kufizime të huaja kulturës sonë. Në këtë rast nuk është çështje feje, por lirie dhe identiteti kombëtar.
Liria nuk trashëgohet , ajo mbrohet çdo ditë – sidomos brenda familjes.
Po të isha prind pasiv , do të heshtja. Por si burrë i Shalës dhe si shqiptar që kam njohur robërinë, nuk mund të hesht kur e shoh që e bija ime i kthehet një skeme nënshtrimi që e përjashton edhe vetë prindin. Si atë e thashë: Mos e përçaj familjen me ide që s’janë tonat.
Dashuria prindërore është e pakushtëzuar, por nuk është dorëzim ndaj skllavërisë shpirtërore.
E dua vajzën time deri në frymën e fundit. Por e dua të lirë, të vetëdijshme, jo të përkulur para urdhrave që e shohin femrën si nënnjeri. E them troç: një shqiptar nuk e rrit vajzën për ta mbuluar, por për ta ndriçuar.
Ne shqiptarët jemi në betejë kulturore për shpirtin e kombit – jo në grindje familjare.
Letra ime ishte thirrje për reflektim, jo për dënim. Është protestë për një brez që po i ik rrënjës kombëtare, jo ndëshkim ndaj një vajze. Unë kërkova të mbroj jo vetëm bijën time, por bijat e gjithë kombit shqiptar.
Mos i lejoni radikalët të flasin në emër të shqiptarëve.
Disa janë nxitur nga ideologji të huaja dhe mundohen të më paraqesin si armik të besimi , si fashist , kriminel shpirtror , specie , komunist , titist etj.etj. Pavarësisht unë jam besnik ndaj gjakut tim, ndaj lirisë që e kemi paguar me gjak, ndaj kombit e atdheut . Unë nuk jam kundër Zotit, por kundër atyre që e përdorin Zotin për të robëruar vajzën time , dhe shumë të tjera madje edhe më keq për të mbuluar edhe fëmijë e adoleshente në trojët tona.
Këto tendenca unë i karakterizoi si gjenocid kulturor e kombëtar !
Shqipja nuk mbulohet – ajo duhet të flasë, të ecë dhe të udhëheqë!
Vajza shqiptare s’është për t’u mbuluar me pëlhurë që s’na përket, por me dije, dinjitet dhe vetëbesim. Unë dua që ajo të mbulohet me flamurin kuq e zi, jo me simbole të errësirës.
Unë s’mund të ndaloj askënd. Por nuk do të pranoj që vajza ime të më quajë ‘baba’, ndërsa ecën drejt një bote ku babai nuk ka vlerë, ku femra s’ka zë dhe ku Shqiptaria humb kuptimin !

A nuk ke mundesi te flasish direkt me vajzen tande?
Kete gja duhet te spjegosh ne publik. Mandej konkluzionet dalin vete.
Si duket Ahmet Musa, alias Shqiptar Shaljani, nuk i ndjek komentet në shkrimet e veta!?
PËRGJIGJE Paulit:
Në qoftë se e ke lexuar shkrimin e mëparshëm të Shqiptar Shaljanit, alias Ahmet Musa, kur ky ka biseduar me vajzën e vet dhe ajo ka qenë këmbëngulëse, ky i ka thënë: NUK MË KÉ BABA! (Mos më thirr babë).