
Kjo ishte përgjigjja ime:
Lis, e ke hetua që nuk po di me t’i “vizatua” përgjegjjet, në provokimet Tua, prandaj po insiston të më diskreditosh si serbofil, vetëm pse dominohet nga urrejtja patologjike kundër Kurtit, siç duhet ta ke shkrua më shumë se njëherë. Kësaj radhe e ke nis statusin me trukut, ngrite se më të lartë, sepse i merren mendët dhe kur bie, bëhet thërrime. Të shkoj huç ky truk, meqë e dedektova.
K shkruar: “Ibrahim Kelmendi i madh, që unë e konsideroj shumë të madh, por për kontributin në vitet e ’90 dhe veprat e tij (…)” Përgjithësisht, përherë, kam pas një lloj alergjie ndaj glorifikimeve të këso sojshme.
I ke cituar ca mendime të mia. I rilexova. Po i firmos, edhe pse do të duhej t’i riformuloja më “shkurt e shqip”, që të mos keqkuptohem.
Bashkëjetesa me popuj fqinj kultivohet më shpejt e më njerëzisht, nëse kemi parasysh edhe këndvështrimet e tyre. Serbia ka mbajt zi tre ditë për martirët e saj, të vrarë në Banjskë. Ne u gëzuam. Racionale do të kishte qenë, ata dhe ne të ishim më racional. Ne të shprehnim keqardhje që i kemi shty bashkëqytetarët serbë të kryengritjen kundër Njësive speciale të policisë “tonë” (fatkeqësisht është shpërfytyrua në polici politike të Kurtit), ndërsa Serbia do të duhej të shprehte keqardhje, pse i ka përkrah e përgatit ata kryengritës, kur kishte alternativa tjera për të protestuar për terrorizimin që po bënte policia kurtizane.
Pyetje: ke harruar që Shqipëria ka stervit Adem asharin, Zahir Pajazitin dhe guerilët që ata i komandonin, që ta luftonin policinë politike millosheviqiane? A do të kishte dëshirua që Shqipëria të ishte më e angazhuar, edhe me armatosjen e guerilëve tanë? A do të kishe dëshiruar, Shqipëria të shpallte të paktën një ditë zie për masakrimin që ua bëri Jasharëve policia millosheviqiane (meqë “presidenti” Rugova nuk e pat shpall)?
Përgjegjjet e sinqerta të ndihmojnë për ta kuptuar kompleksitetin e kryengritjes, fatmirësisht të dështuar, në Banjska, me të paktën katër viktima (edhe një polic shqiptar).
Nuk e di si sillet Çanak, por unë do të doja t’u ngjaja personaliteteve Dimitrije Tucoviq, Kosta Novakoviq, Milladin Popoviq, Bogdanoviq, Ollujiq…, sepse nuk është turp e krim t’i mbrosha ata që shteti yt revanshist i terrorizon, sepse ua ka gjet hallin si minoritarë. Në rastin tonë konkret duke e shpërdoruar mbrojtjen ushtarake nga NATO, përndryshe, i dimë raportin e forcave dhe trimërimeve mes shqiptarëve e serbëve dhe malazezëve.
Përmendja e pasojave të Luftës bëhet kryesisht nga ata që nuk kanë dashtë e nuk ka kanë marrë pjesë në luftë çlirimtare, qoftë edhe vetëm si përkrahës. Unë kam parashikuar se do t’i kishim më të mëdha. Megjithatë isha për Luftë çlirimtare. Prandaj nuk i vajtoj pasojat. Nëse të gjithë do të ishim kundër Luftës çlirimtare, nuk do t’i vajtonim më shumë se mjaftë pasojat. Në botën reale që jemi duke jetuar, të robëruarit sakrifikojnë shumë për t’u çliruar. Shpesh nuk ia dalin, edhe pse sakrifikojnë. Ne patëm fat. Tani, është koha të pajtohemi me popullin serb, duke i dënuar individualisht kriminelët, serbë dhe shqiptarë dhe të etnive tjera.
Unë nuk ndihem viktimë që ika në ekzil, meqë pata menduar se mund të kontribuoj më shumë se po të rrija në Kosovë.
Përmbahem nga diskualifikimi “Në fund Gjykata Kushtetuese e pezullon Kuvendin – për një serb.” Si mund të realizon minoriteti serb të drejtë për të pas një nënkryetar Kuvendi, nëse 100 PISA shipeca nuk do ta votonin, sepse duan të simulojnë se janë patriot ekstra për hir të ca votave të pshurrta në zgjedhjet komunale?!
Jo vetëm në Luginë, por në Kosovë e kudo duhet t’u “shuhen” adresat atyre që shpërngulen. Në Gjermani maksimalisht mund të mos e lajmërosh adresë e re, nëse nuk banon më në adresë të vjetër. Kjo është kërkesë e BE-së që banorët të mos “dyblifikohen” në shumë shtete.
Unë të kuptoj Ty, nuk ke nevojë për me ma “vizatua”, meqë i ke karikua bateritë me virus “patriotik” kurtian.
UROJ të mos zhgënjehesh më shumë se mjaftë, siç po i vuaj unë shumë zhgënjime!

___
Ibrahim Kelmendi , ja kjo është përgjigja tjetër e ime:
nuk të diskualifikova ty, por vetëm tre mendime të tua i zbërtheva. Deduksion. Unë e ndaj njeriun nga mendimi, dhe disa mendime të tij nuk e përkufizojnë tërësinë.
Ato nuk janë as 0,001% e njeriut.
Nuk po të mitizoj. Mospajtime kemi në disa mendime të tua, jo për veprën. Ato janë fakte që mbeten.
E dyta, ti po sillesh si Nënë Tereza, apo si Rugova. Por nuk është Kosova ajo që përgatitet për të sulmuar Serbinë, përkundrazi – Serbia ka 48 baza pranë kufirit.
Nga pozita e viktimës nuk mund të luftohet agresioni i huaj. Si përfundon një popull, shihet në Gazë apo në Ukrainë.
Të luftohet nacionalizmi, ekstremizmi dhe fundamentalizmi është detyrë, por jo të mbrohet përpjekja për pushtimin e vetvetes. Kjo nuk e bën njeriun Tucoviq, por idealist naiv. Përfundon si Krishti në kryq.
Ne i duam serbët, por shteti serb pret çastin për të na pushtuar!
Dhe Lista Serbe, sipas ligjeve në fuqi kudo në botë, është organizatë terroriste. Ka krijuar ushtri. Mirëpo, meqë nuk e kemi çliruar veten, as nuk guxojmë të shkruajmë aktakuza!
Qëndrimi yt do të ishte i nderuar sikur serbët të ishin viktima tona. Por e kundërta është fakt. Askush nuk i pengon, as nuk i ndalon ata të integrohen. Çfarë të drejta kanë shqiptarët në Maqedoni, e çfarë kërkojnë serbet për 9 katunde e gjysmë qyteti? Në tre katunde shumica janë shqiptarë!
Këtu po luhet lojë e madhe, Ibrahim: Bosnja është para shpërbërjes, Kosova para pushtimit. Vuçiqi e ka thënë hapur se “presim ditën e mirë”. Unë mendoj se për sulmin në Bajë Perëndimi ka pasur dijeni. (Baja e Mitrovicës quhet shqip, jo Banjska, jo Djakovica, por Gjakova).
Kosova po mbron interesat nacionale, ndërsa Serbia ato imperialiste. Perëndimi të vetat. Serbia nuk e lejon integrimin.
Ajo politikë nacionaliste po luftohet nga rinia në Serbi. Ti e quaje pacifizmin e Rugovës tradhti, po bëhesh ajo që sulmoje dje dhe qe penduar që nuk e ke vrarë Rugovën ndërsa sot sulmin terrorist e konsideron si nevojë çlirimi, pse “policia speciale e Kurtoviqit” i paska terrorizuar në prani të KFOR-it, apo Ibrahim?!
Ku e gjete atë ligj, që shteti ka të drejtë të çregjistrojë qytetarët nga vendbanimi? Do të thotë, sipas kësaj logjike, ata që kanë vila në Spanjë apo Greqi, nëse nuk shkojnë për një vit, shteti i ua merr?!
Si përfundim: kritika ndaj politikës është e drejtë, por jo krahasime fashiste. Ti po godet viktimën. Por që nga rrëzimi i çatisë në Novi Sad, unë lexoj çdo ditë shtypin serb.
Aty shpesh citohen disa ‘udbashë’ shqiptarë, dhe meqë je një personalitet (jo për të të mitizuar, por sepse ke investuar jetën aty), do të ishte trishtuese që mendimi yt të lexohej në gazetat shoviniste serbe dhe t’u tregohej diplomatëve si fakt, sikur shqiptarët po i terrorizojnë serbët.
Merre mend se sa i konvenon Vuçiqit mendimi yt se Kurti është më i keq me serbet sesa Millosheviqi me shqiptarët?
Kontributi yt nuk mund të zhbëhet më, por për ato mendime, një ditë do të pendohesh vetë…
Dhe, fitore e madhe e Serbisë është mbi një milion shqiptarë të mbetur në Perëndim. Ne, këtu ku jemi, nesër asimilohemi të gjithë, si Trumpi!



Debat shume interesant. Kur e lexoj Lisin mendoj qe ka te drejte. Kur e lexoj pergjigjjen e Ibrahimit ma mbush mendjen dhe mendoj qe ai ka te drejte. Ta them te verteten jam i dyzuar per sa i perket vleresimit se cili ka me shume te drejte. Qe te dytë me pelqejne, me nje perjashtim. Lisi nuk me pelqen sepse pa asnje aresye (mendoj une ) i del ne mbrojtje Albinit kurse mospelqimi me Ibrahimin lidhet me mendimin e tij per dr. Rugoven.
Tek I. Kelmendi me pelqen guximi i tij. Jane te rralle personat qe e kane guximin ta thonë te verteten, pavaresisht pasojave qe do te kene. Ibrahimi nuk eshte patriot folklorik por eshte nje patriot modern. Ne kemi nevojë per patriotë te tillë.
Te zotriu Kelmendi, si duket jane perzi fenomenet dhe dhimbje shpirtore qe
e paska. Asgje e panjohur si Fenomen nga kur eksiton njerzimi. Me shume njerez qe kan perjetu tragjedi private kesi lloji. Vllaun e z. Kelmendit e kane vra ne kohe paqeje ne Kosove, ne menyre ma brutale. Dhe nuk eshte zbardh kurre kush e ka vra dhe pse. Sikurse qe nuk jane zbardh vrasje te shumta te luftarve te UCK-se, nga vet shqipetaret, ne te dy shtete, dhe gjat Luftes dhe pas Luftes. Ish presidenti Thaci e lka dekoru heroin kombetar Qerim Kelmendi, Post Mortem. Por… te ngjajshme e paska bere dhe kryetari jugosllav Josip Broz Tito. I ka mbyt dy njerez gati me te spikatur, e partizan. Ivo Lola Ribar dhe Andrija Hebrang senior. Dhe i ka dekoru dhe shpall hero te Luftes partizane. Por ate qe ka bo ne Blajburg eshte tragjedi trishtuese. Kush din per kete tragjedi e ka njoft Titon i cili, nota bene, eshte ne Liste si nje nder 10 vrases me te mdhej te Historise te Re Botrore. Te i kthehemi zotriut Kelmendi. Ate dhimbje shpirtrore eshte veshtire te e perballon kushdo. Si dhe shume njerez tjere ne Histori te njerzimit. Dhe ai Fenomeni i transferimit te dhimbjes dhe kallximit me gisht te njeriu tjeter eshte Fenomen i njohor ne Psikologji njerzore. Z. Kelmendi e ka transferu kete dhimbje ne Albin Kurtin. Dhe si shtese i dhimset z. Kelemendi minoriteti serb ne veri te Kosoves, qe asnje nga tyre nuk kane para-ardhisin ne Kosove para vitit 1912. I ka perzi Fenomenet z Kelmendi. Besoj.. disi besoj se nuk vjen ne asi gjendje z. Kelmendi qe do te e justifikon dhe teroristet serb ne veri te Kosoves e ne krye me Radoičić, dore te zgjatur te Aleksandar Vučić . Besoj se nuk i ndodh kesi nje perzirje te Fenomeneve, e ne esence tragjike. Dhe me radhe kerkimi i personit “fajtor” te z. Kelmendi, e ne kete rast Albin Kurtit. Nga i cili serbet frigohen me shume se nga cilido shqipetari. E me radhe frigohen shume ma shume Albin Kurtit se sa zotriut Ibrahim Kelmendi. E Thacit nuk i frigohen. E kan pas shok Thacin.