Prishtinë, më 22 shtator 2025
Aktori dhe regjisori shqiptar, Enver Petrovci ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i aktorit.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar.
Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në publikim.
Ngushëllime!
____
Amir Petrovci, i biri i Enver Petrovcit:
Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas.

Aktori Enver Petrovci me të birin…
***
Bajram Kabashi
Me 10 gusht 2025 Mërgata Shqiptare në Botë , që udhëhiqet nga Bahri Ramadani dhe Agim Aliçkaj Drejtor Ekzekutiv ne Ligen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Joseph DioGuardi, ishim në Prishtinë në një takim që zgjati nja tre orë.
Ne takim mori pjesë edhe Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptar.
Aty kishte ardh edhe aktori ynë i madh Enver Petrovci , megjithëse kishte qenë bukur ligësht me shëndet.
Pasi u krye takimi , me Lirim Gashin dhe vëllain e tij, Enverin e dërguam tek shtëpia e tij në Prishtinë, aty ku e kishte marrë Lirimi.
Sot Enver Petrovci paska vdekë.
Shpirti i tij u prehtë në paqen e përjetshme.
‘Ja foto e takimit, ku është edhe aktori Enver Petrovci…



I dashur… i dashur Petrovc. I dashur… Do te i kujtoj ato dite tona te perbashketa. Shpesh na ndodhte qe u takojshim ne gjus rruge per Prishtine. Une udhtojsha nga Zagrebi ne shpi e Ti nga Beogradi. Dhe filozofojshim deri ne Fushe Kosove. Por ate ndodhi kur u martu motra jote e krushqit erdhen dhe e muren e nana jote aq qante, vajtonte kur e muaren krushqit… ate kurre nuk e haroj. Dhoma ishte e mbushur e mama jote nuk u meshironte, vajtonte. E Ti i thojshe: Mos Nako, mos. E ajo nuk u ndalte me vajtim… Provove disa here me e qetsu. E ajo vajtonte pa mesherim. Dhe atehere Ti ja nise me qajt dhe u ule ne tepih. Dhe qajshe dhe ti pa meshirim. Dhe te gjithe mashkujt, burra qe ishin aty u ulen dhe qajten. Nje nder ndodhi qe kurre nuk i kam haru. Ishe nder ata te rralle qe asnjehere nuk paragjykojshin askend per asgje. As per stil te veshjes as per familje nga ku dikush ishte, ishe Ikona si dhe Bekim Fehmiu, Nexhmije Pagarusha, Liliana Cacolli, Shpresa Gashi… me cilit jam rit ne ate Prishtine e qe me dojshin asi cfare jam, pa e paragjyku ne asnje milimimikron as babin tim qe ishte ish i burgosur politik. Ishe ajo e bukura e Prishtines ku jam rit. Besoj, besoj se je ne perqafim me prinderit Tend dhe me Zotin e Madh te Dashnise.