Vdes Enver Petrovci, ikona e teatrit dhe filmit 

Shkrime relevante

Shteti i Dardanisë e vrau Arlinda Zekajn nga Vitomirica

Flori Bruqi, nga vendi i ngjarjës (Vitomiricë,26.10.2026) Me një letër drejtuar prokurores...

Ndryshimi politik në Serbi: Shpresë për një Ballkan të qetë apo vetëm ndërrim pushteti?

Arif Ejupi, Gjenevë Pa njohjen e së kaluarës, pa drejtësi për viktimat...

Dom Prekë Nreshvashaj, meshtari që u bë shpresë dhe shpëtim për mijëra shqiptarë anti-komunistë

Nga Frank Shkreli ____ Ai nuk ishte vetëm një meshtar katolik, por edhe...

Monografi e Anton Lulgjurajt, kushtuar Malësisë

Nail Draga, Ulqin MONOGRAFI  E VEÇANTË KUSHTUAR  MALËSISË Anton Lulgjuraj, MALËSIA-studime e hulumtime,...

Gjesti fisnik i Kelmend Ahmetajt nga Vuthajt – Donacion për pikën kufitare Vermosh–Guci

Një gjest domethënës i Kelmend Ahmetajt nga Vuthajt ka tërhequr vëmendjen...

Shpërndaj

Prishtinë, më 22 shtator 2025

Aktori dhe regjisori shqiptar, Enver Petrovci ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i aktorit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar.

Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në publikim.

Ngushëllime!

____

Amir Petrovci, i biri i Enver Petrovcit: 

Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas.

Kan være et bilde av 2 personer og tekst som sier 'MAIN JURY'

Aktori Enver Petrovci me të birin…

***

Bajram Kabashi

Me 10 gusht 2025 Mërgata Shqiptare në Botë , që udhëhiqet nga Bahri Ramadani dhe Agim Aliçkaj Drejtor Ekzekutiv ne Ligen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Joseph DioGuardi, ishim në Prishtinë në një takim që zgjati nja tre orë.
Ne takim mori pjesë edhe Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptar.
Aty kishte ardh edhe aktori ynë i madh Enver Petrovci , megjithëse kishte qenë bukur ligësht me shëndet.
Pasi u krye takimi , me Lirim Gashin dhe vëllain e tij, Enverin e dërguam tek shtëpia e tij në Prishtinë, aty ku e kishte marrë Lirimi.
Sot Enver Petrovci paska vdekë.
Shpirti i tij u prehtë në paqen e përjetshme.
‘
Ja foto e takimit, ku është edhe aktori Enver Petrovci…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I dashur… i dashur Petrovc. I dashur… Do te i kujtoj ato dite tona te perbashketa. Shpesh na ndodhte qe u takojshim ne gjus rruge per Prishtine. Une udhtojsha nga Zagrebi ne shpi e Ti nga Beogradi. Dhe filozofojshim deri ne Fushe Kosove. Por ate ndodhi kur u martu motra jote e krushqit erdhen dhe e muren e nana jote aq qante, vajtonte kur e muaren krushqit… ate kurre nuk e haroj. Dhoma ishte e mbushur e mama jote nuk u meshironte, vajtonte. E Ti i thojshe: Mos Nako, mos. E ajo nuk u ndalte me vajtim… Provove disa here me e qetsu. E ajo vajtonte pa mesherim. Dhe atehere Ti ja nise me qajt dhe u ule ne tepih. Dhe qajshe dhe ti pa meshirim. Dhe te gjithe mashkujt, burra qe ishin aty u ulen dhe qajten. Nje nder ndodhi qe kurre nuk i kam haru. Ishe nder ata te rralle qe asnjehere nuk paragjykojshin askend per asgje. As per stil te veshjes as per familje nga ku dikush ishte, ishe Ikona si dhe Bekim Fehmiu, Nexhmije Pagarusha, Liliana Cacolli, Shpresa Gashi… me cilit jam rit ne ate Prishtine e qe me dojshin asi cfare jam, pa e paragjyku ne asnje milimimikron as babin tim qe ishte ish i burgosur politik. Ishe ajo e bukura e Prishtines ku jam rit. Besoj, besoj se je ne perqafim me prinderit Tend dhe me Zotin e Madh te Dashnise.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu