ARKIVI:
7 Mars 2026

Vetviktimizimi – Një kritikë e narrativës së islamit politik, islamistët e quajnë sulltan Muratin I “martir”, ndërsa Gjergj Kastriotin “tradhëtar”

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Neoosmani Olsi Jazexhi pranë përmendores së shpifur serbe për Betejën e Kosovës, në Gazimestan të Prishtinës, duke i ngritur “tre gishtërinj” të simbolikës serbe…!

Nikollë Loka, historian, Tiranë

Shqiptarët historikisht kanë ndërtuar bashkëjetesën e tyre jo mbi fenë, por mbi gjakun, fisin dhe nderin.

Brenda të njëjtave familje e vëllazëri kanë bashkëjetuar myslimanë dhe të krishterë, pa e parë kurrë fenë si vijë ndarëse identitare. Kanuni, si shprehje e etikës tradicionale shqiptare, i jepte përparësi absolute lidhjes së gjakut, ndërsa fenë as nuk e konsideronte kriter shoqëror. Kjo harmoni shumë-shekullore nuk ishte rastësi, por produkt i themeleve të forta kulturore. Në këtë kontekst, shfaqja e Islamit politik përbën një risi ideologjike që bie ndesh me traditën shqiptare të bashkëjetesës. Në emër të lirisë së shprehjes, kjo ideologji ka relativizuar simbolet kombëtare dhe ka deformuar historinë, duke nxitur reagimin e natyrshëm të shoqërisë.

Kritika ndaj këtyre fenomeneve po etiketohet padrejtësisht si “islamofobi”, duke shmangur debatin thelbësor. Pikërisht në këtë sfond duhet lexuar edhe diskursi i Azem Kovaçit, i cili kërkon analizë dhe kritikë të ftohtë.

Përfaqësuesit e islamit politik e mohojnë traditën shqiptare që vetë pretendojne se e mbrojnë.

Shqiptarët kanë jetuar në harmoni sepse fisi, gjaku dhe nderi kanë qenë mbi fenë. Kjo bie drejtpërdrejt ndesh me diskursin e Kovaçit.

Kanuni nuk e njeh fenë si kriter për përkatësi. Brenda të njëjtit fis ka pasur myslimanë e katolikë. Lufta, nderi dhe besa nuk janë ndarë kurrë sipas fesë. Islami politik është fenomen modern, i importuar, që e thyen këtë ekuilibër duke e futur fenë si kriter identitar përjashtues. Kovaçi, ndryshe nga sa pretendon, nuk po mbron traditën shqiptare, por po e zhbën atë. Gjuha e urrejtjes që ai ua faturon të tjerëve Ironia më e madhe: Ai flet për “islamofobi”, por vetë përdor një gjuhë ekstreme dhe dehumanizuese: “celula kancerogjene” “jashtëqitje antishqiptare”, “do tua kalonin Mlladiçit”, “marioneta antishqiptare”

Kjo nuk është debat, kjo është nxitje urrejtjeje. Dhe është e rrezikshme sepse: delegjitimon kundërshtarin si “armik biologjik” justifikon izolimin, ndëshkimin, madje dhunën. Kjo është pikërisht logjika e ekstremizmit, jo e bashkëjetesës.

Bënë viktimizimi selektiv dhe falsifikojnë historinë

Kovaçi përsërit tezën: “Për 5 shekuj myslimanët ishin shumicë dhe nuk diskriminuan të krishterët.” Kjo është një gjysmë-e-vërtetë e rrezikshme: Shqiptarët nuk diskriminuan sepse nuk e kishin fenë kriter identitar, jo sepse ishin myslimanë. Diskriminimi osman ekzistonte si sistem (haraçi, devshirmeja), por nuk u përqafua kurrë nga etika shqiptare fisnore. Islami politik sot po bën të kundërtën: po kërkon privilegj moral dhe politik për një fe.

Idhtarët e islamit politik dhunojnë simbolet kombëtare dhe nxisin reagim të natyrshëm shqiptar

Reagimi që vjen kundër islamit politik  është veprim mbojtës, sepse islamistët e politizuar e quajnë pushtimit osman “çlirim”, e konsiderojnë sulltan Muratin I, vrasësin e shqiptarëve  “martir”, e quajnë Gjergj Kastriotin “tradhëtar”, e konsiderojnë flamurin kombetar “një leckë”. Këto qëndrime shkelin dinjitetin kombëtar dhe përdhosin sakrificat kombëtare. Reagimi ndaj tyre është reaksion mbrojtës i shoqërisë, jo islamofobi.

Përfundimi: Kush po e cenon realisht harmoninë?

Nëse e analizojmë ftohtë: Tradita shqiptare vendos prioritetin e lidhjeve të gjakut mbi fenë;

Kanuni shqiptar është i baraslarguar nga fetë; historia shqiptare ka sjellë bashkjetesë dhe harmoni.

I pari i BIK_ut të Kosovës me Ali Eshbar-in, të parin e Diyanetit të Turqisë, tek varri i supozuar i Sulltan Muratit në Mazgit të Prishtinës…!

Islami politik: e politizon fenë; e përdor si armë identitare; e quan kritikën “urrejtje”; delegjitimon kundërshtarin si armik kombëtar. Pra në emër të islamit politik idhtarët e tij kërkojnë të imponojnë axhenda fetare përçarëse, ndërkohë që populli ynë shumëfetar duhet të orientohet nga bashkëpunimi dhe harmonia, duke ruajtur si të shenjtë historinë tonë kombëtare, gjuhën dhe traditat tona, si dhe duke nderuar heronjtë tanë që sakrifikuan për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Duhet theksuar qe shqiptaret e islamizuar te cilet kishin fituar ofiqe nga Perandoria Osmane si bejlere etj. ishin persekutoret kryesor te shqiptareve katolikë. Po i permend vetem dy, Hydaverdi Pashen qe ishte nga familja Begolli nga Peja dhe nje tjeter qe ishte i familjes se Gjinolleve (emri nuk po me kujtohet).

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu