ARKIVI:
7 Mars 2026

Viva Verdi

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Xhuzepe Verdi (1813 – 27 janar 1901)

Me 14 mars 1847 ne teatrin Pergola te Firences u shfaq opera e Xhuzepe Verdit ” Makbethi “.
Akti i fundit hapet me koralen ” Patria OPPRESSA.”
Verdi ne letren qe i shkruante vjehrrit Antonio Barezzi i thosh se po ju dergoi ” Makbethin ” qe e çmoi mbi gjithe punen time.
Ne kete kohe anembane Italise shkruhej parulla VIVA VERDI, qe ishte nje oshtime e shpirtit te popullit italian kunder roberise e ideal per LIRI.
E gjithë jeta dhe vepra gjeniale e Verdit ishte e lidhur me aspiratën e popullit të tij për liri e bashkim.
Një muaj pas vdekjes se kompozitorit gjenial dhe njeriut të lirisë, mbi treqind mijë italianë u mblodhën për përcjelljen e eshtrave në “Rest home for musicians” të cilën e kishte krijuar vetë Verdi.
Kori prej 820 këngëtarësh i drejtuar nga Arturo Toskanini, ekzekutonte “Va, pensiero -n” e famshme nga Nabuko.
Sepse muzika e verdit ishte akorduar me aspiratën e gjithë popullit italian, duke u bërë kolona zanore e Risorgjimentos së famshme. Pas shekujsh robërie, copëtimesh, pushtime, dhe të rizgjuar nga Revolucioni Freng, kudo vlonte dashuria për liri e bashkim. E pikërisht vepra e Verdit u bë himn i lëvizjes për liri.
Në vitin 1848 kur revolucioni filloi të vlonte, Verdi deklaronte se “tani duhet muzika e topit”.
Një vit më vonë Ai dha operan “Beteja e Legnanos” ku koralja e fundit e saj oshtinte :
“Italia do të ngrihet përsëri e veshur me lavdi, e lirë si dikur, kur ishte një mbretëreshë!”
Por nuk duhet folur shumë. Eshtë vepra e pashoqe e Verdit që, jeton, s’plaket kurrë.
Siç shkruante bashkëpunëtori e libretisti Arrigo Boito, “Verdi ishte njeri dhe një artist i jashtëzakonshëm! Një gjeni! Një gjeni, i muzikës dhe teatrit!”

Shkroi: Ndoc Bushgjoka, Tropojë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu