ARKIVI:
7 Mars 2026

Vizita e Kurtit në Sarajevë përballë nacionalizmit agresiv serb, shpërfaq kompleksitetin e gjeopolitikës serbe!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Hashim Thaçi me Esad Pash Toptanin në prapavijë

Sadri Ramabaja, Prishtinë

Reagimi i ashpër i liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik ndërkohë kundër vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosoëbs, Albin Kurtit, në Sarajevë, krahasuar me letrën e tij plot miradi ndaj Hashim Thaçit shpërfaq kompleksitetin e gjeopolitikës serbe.
Ky kompleksitet ka burimin në raportet shqiptaro-serbe të ndërtuara fill pas aneksimit të Kosoëvs [tetor 1912] dhe përpjekjeve për të instaluar në Tiranë kolaboratorët proserb. Le të kujtojmë se si Beogradi mes Ismail Qemailit dhe Esat Toptanit, përcaktohej pro Toptanit; mes Fanolit dhe Ahmet Zogut, pozicionohej pro Zogut, duke e ndihmuar këtë të fundit të instalohej në pushtet në dhejtor të vitit 1924.
Qëndrimi i Milorad Dodikut në raport mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit na rikthen tek burimi i këtij kompleksi të Serbisë.
Atëheër ur Serbia nuk arrinte dot ta zhbënte pavaërsinë e asaj bërthame të shtetit shqiptar, ajo angazhohej që në krye të tij të vinte njeërzit e vet.
Këtë strategji asj ndoqi edhe në rastin e Kosovës. Kur nuk po arrinte dot ta ndalte uraganin e UÇK-së, as duke toleruar e improvizuar zgjedhjet e 22 marsit 1998 [!], ajo do të impenjonte thellë brenda UÇK-së përmes shërbimeve sektrete frënge, duke katapultuar njerëzit e saj në krye të UÇK-së!
Ndërkohë, kur këto intervenime të kësaj natyre i ka të pamundura, Serbia thellon kursin e luftës hibride, duke paralajmruar edhe përplasje më serioze të rivaliteteve gjeopolitike.
[Në të majtë, një kopje e letrës së Milorad Dodikut e vitit 2019, përmes cilës ftohej Hashim Thaçi, atëherë president i Kosovës, në Samitin e SEECP në Sarajevë. Dodik atëbotë theksonte faktin se Bosnja dhe Hercegovina mirëpriste pjesëmarrjen e Thaçit dhe theksonte “rolin e tij shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare”.
Kjo qasje e përzemërt në vitin 2019 është në kontrast të plotë me armiqësinë e fundit të Dodik-ut ndaj kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti.]
Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljko Komshiq, priti në kabinetin e tij kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin
Analisti Mushkolaj me Radojqiq në prapavijë…
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Letra e Milorad Dodik dërguar Hashim Thaçit më 2019 dhe fotoja e përbashkët e tyre…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu