ARKIVI:
7 Mars 2026

Vrasës i gjykatësit Kalaja apo “hero i luftës anti- korrupsion” në drejtësi? 

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Prof. Pirro Prifti, Tiranë 

Shumë keqardhje për vrasjen e Gjyqtarit Kalaja dhe ngushëllime për familjen e tij . Sidoqoftë ka një por dhe disa pikpyetje se përse u vra gjyqtari, i cili nuk është gjyqtari i parë që është vrarë gjatë këtyre viteve të tranzicionit demokratik  tnë Shqipëri. 

Shkaku u kësaj vrasjeje  është vetë sistemi gjyqësor i lindur `prematur` i krijuar që pas viteve `92 me gjyqtarët e plepave  dhe prokurorë të ardhur nga hetuesia e PPSH, por edhe nga reforma e cunguar në drejtësi e realizuar nga PS me ndihmën e SHBA dhe pjesërisht të BE, të cilët nëpërmjet vettingut, përjashtuan me të drejtë gjyqtarë dhe prokurorë dhe i larguan nga sistemi i drejtësisë, por ata që u larguan nuk u hyri gjëmb në këmbë dhe u punësuan si pedagogë apo avokatë sikur nuk kishte ndodhur ndonjë hata, pra, reforma mbeti  e paplotë. Sidoqoftë diçka ka lëvizur dhe ka përmirësime, por në Shqipëri duhet patjetër ndonjë hata që pushteti i drejtësisë, pushteti egzekutiv, pushteti legjislativ, dhe pushteti i ashtuquajtur i katër -Mediat, të lëvizin me nxitim së pari për të justifikuar gabimet në mbrojtje të gjyqtarëve  dhe ky justifikim nga pushteti gjyqësor, nga egzekutivi i cili derdhi lot krokodili sepse edhe ai është përgjëgjës për mos rregullimin e saktë, ashtu si tek SPAK i mbrojtjes së trupës gjykuese, por ajo që tërheq vëmëndjen më shumë, janë mediat pro opozitës që heshtin kur kryetari i opozitës nongratta nuk ka ngushëlluar deri tani familjen e gjyqtarit, dhe më e rëndësishmja janë komentet negative ndaj vrasjes së gjyqtarit, pra në favor të vrasësit?!! Kjo në fillim të bën një përshtypje aspak të mirë sidomos kur bëhet fjalë për një vrasje, sepse në përgjithësi dënohet jo vetëm nga ligji por edhe nga opinioni publik vrasësi.   

Komentet sado negative flasin për diçka tjetër  në parim, dhe pikërisht për atë që reforma në drejtësi nuk ka realizuar- luftën ndaj korrupsionit dhe mitmarrjes nga gjyqtarët por edhe nga prokuroët, dhe dhënia e vendimeve gjyqësore në favor të atij që jep më shumë para gjyqtarit.  

Pa i hyrë në hise të ndjerit gjyqtar për të cilin përshtypjet kanë qënë nga më të mirat (sigurisht pas vdekjes), argumentet qëndrojnë tek problemi në parim: përse drejtësia shqiptare,  nuk është reformuar dhe nuk jep drejtësi por në shumë raste vonon drejtësinë dhe siç thuhet me nje fjalë të urtë `drejtësi e vonuar -drejtësi e mohuar`, por edhe vendimet gjyqësore janë shpësh kontradiktore nga një shkallë dhe në tjetrën si në rastin e vrasësit Shkambi gjë që shkaktoi këtë vrasje e cila si e tillë pavarësisht ndjesës nga familja e vrasësit duhet dënuar rreptësisht. 

Dihet që Reforma në Drejtësi nuk ka qënë e plotë në këto drejtime: 

I kanë lënë gjykatësit dhe prokurorët pa një sistem kontrolli ndaj tyre, ose e thënë më thjesht këta nuk kontrollohen nga askush pavarësisht se KLP dhe KLGJ varen nga Parlamenti i cili gjithashut përbëhet nga element partiakë dhe jo profesionistë; pra parlamenti i ri duhet të krijoje një system që kontrollon -kontrollorët pa dëmtuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, ndryshe do të ndodhë siç po ndodh- vetëgjyqësi nga padrejtësitë gjyqësore!   

 Së dyti  zgjatjet shumë vjeçare të gjyqeve për pronësinë kanë bërë që lindin këto konflikte vdekjeprurëse në Shqipëri. 

Dihet që PPSH e shkaktoi këtë rropulli  kur bëri kalimin nga diktatura në demokraci duke u përpjekur të shmangë gjakderdhjen momentale, por zgjidhjet e gabuara, vendosja e individëve partiakë të asaj kohe në drejtim të partive të reja, futja e ish spiunëve dhe bashkëpuntorëve të sigurimit së bashku me sigurimsat dha këtë rezultat që Shqipëria edhe sot e kësaj dite nuk po stabilizohet dhe nëse nuk do të ishte SHBA dhe BE, ne Shqipëri do të ndodhnin gjithmonë katrahura si ajo e `97, por kanë ndodhur katrahura të vogla si në 2007, 2011, e  plot konflikte politike të rënda. 

Meqënëse Ligji 7501 i bërë  që në vitin 1991 për tokën duke quajtur pronarët e vërtetë të tokave me emrin e padrejtë `ish-pronarë`, ka shkaktuar për pronën private kaq shumë ngatërresa, dudke quajtur vjedhësit e pronës private  si `pronarë të rinj`, ai duhet abroguar. Me kujtohet kur Camdesy drejtori i atëhershëm i Bankës Botërore i tha Berishës në 1993 që `mos hapni probleme të reja me pronën`, qeveria e tij bëri të kundërtën duke shkaktuar shumë probleme madje dhe vrasje dhe largime nga të familjeve nga pronat etj deri në ditët e sotme. Edhe ligji i ri për pronën ligji nr. 20/2020 Për përfundimin e proceseve kalimtare  pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, ka vështirësi për tu implementuar sepse shteti akoma nuk lejon pronat  që kanë pronarët ti ri-marrin, me pretekstin se duhet kalojë nëpërmjet gjyqeve ??!! 

Derisa të mos rregullohet ndarja e pronës në dobi të pronarëve të vërtetë që i kanë ato toka me tapi pas formimit të shtetit shqiptar, do të ketë për fat të keq konflikte, vetëgjyqësi, vrasje, emigracion. Deri më sot janë vrarë për çështje pronësie mbi 10,500 njerëz (https://patriotikmedia.al/2025/10/07/tragjedia-e-prones-ne-shqiperi-me-mijera-te-vrare-per-nje-cope-toke-qe-ska-drejtesi/). 

E parë në këtë vështrim për fat të keq vrasja e gjyqtarit është parë nga rrjetet sociale  në Shqipëri si një akt heroic (?!) sepse gjyqtarin e vrarë e kanë parë në kontekstin e një sistemi gjyqësor të korruptuar dhe jo si një akt individual vetegjyqësie. Prandaj shteti shqiptar të tre pushtetet duhet ti japin fund kësaj zallamahie të pronës  private ku të mos ketë më ish pronarë por pronarë legjitime, dhe as pronarë të rinj, por të shihet nëse ka shkelje të vërteta ligjore dhe ata që  janë denuar apo larguar të mbajnë përgjegjësi e të dënohen sipas ligjeve në mënyrë që të shmangen gjak derdhjet e panevojshme.  

Shpresojmë që qeverisja e sotme nëpërmjet Pushtetit legjislativ të plotësojë mangësite ligjore dhe të largojë njerëzit që kanë shkelur ligjin dhe jo vetëm ti largojë por ata duhet të mbajnë përgjegjësi. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu