Nga: Xhafer Leci
___
Mal’i Kish’s, Kish kjo cilës dy herë i është prishur-rrënuar themeli dhe,tani më nuk dihet se ka egzistuar ndonjëherë!
Këtu prapa shpinës time,në Gmicë të Kamenicës, nja 500 metra mbi shkollën e Gmicës, ka egzistuar kjo kishë katolike.
Kush di sa është e vjetër, sipas të parëve tanë, në këto troje, para 400 vjet është vendosur Kolë Krasniqi, me dy djemtë e Tij, Makën dhe Kurtin…
Në këtë rast due të ndalëm tek kisha, për të cilën sot edhe ata cilët kanë kaluar të 90-tat, si Asllani i Rexhepit Ibishit-Leci, nuk dinë as gjë për këtë Kishë.
Me që unë kisha dëgjuar për këtë Kishë nga Baba im, Osman Leci, (1908-1999), cili vetëm e dinte se ka egzitur një kishë katolike, as gjë më shumë.
Me një rast para nja 15 vite, e kam pas pyetur arsimtarin, Ahmet Leci, tash i ndjerë, ndjesë pastë, çka dinë ai për këtë Kishë?
Ahmeti, si mësues i ri, fillestar at’herë, mendonte se: shkolla e Gmicës është ndërtuar me gurtë e themelit të kësaj kishe, në vitin 1957. Por, mësuesi 90 vjeçar Salih Berisha , iniciator për ndërtimin e kësaj shkolle, njëherësh edhe proces mbajtës, thotë: gurtë për ndertimin e shkollës nuk janë marrë nga themeli i Kishës, por pak mbi “Konin e Sahasit”krej afër shkollës dhe kishës.
Me kusherinin tim nga gjaku, Mat Matoshi Nazif Imer Matoshi, gjatë një bisede më thotë: “Si duket ajo kishë daton nga koha romake shekulli 12-të dhe, të parët tonë të besimit katolikë, Kolë Krasniqi të ardhur në fillim të shekullit 16-të këtu, kanë bërë lutjet e tyre fetare në këtë kishë katolike,sigurisht rrethë kishë ka pasur shtëpi banimi, at’herë gurtë e themelit të atyre shtëpive mund të jenë përdorur për ndërtimin e shkollës. Pra del se mësuesi Ahmeti i Rexhepi Ibishit Leci, ka pasur të drejtë, sepse ato shtëpi, duhet të kenë qenë pronë e kishës…
Ndërsa sivjet, me që Nevzadi i Delisë së Halitit Ramës- Leci , kusheri im i afërt, kanë jetuar me shtëpi nja 1 kilometër, afër kësaj kishe, çka din ai për këtë Kishë?
Nevzadi:-“Kisha e Malit, ka qenë në tokën tonë. Gurët e themelit të kësaj kishe ja kamë dhënë-falas, pa pare Ramadanit të Malës Behës, Matoshi, cili me bager thellë nga toka i ka nxjerrë gurtë dhe, ka ndërtuar një odë, në vitin 1990.”
Unë: – A ka më ndonjë shenjë që ka egzistuar ndonjëherë kjo kishë?
Nevzadi:-” Jo, asnjë shenjë nuk ka më, kanë qenë disa enë në formë të vegshave,qypa-qypa gërnaqa, por nga Bageri duke i nxjerrë gurtë tërësisht janë shkatërruar.”
Kurse, Prof. Dr.med. Salih Krasniqi në një koment të Tij thotë: ” Për plotësim të shkrimit të Xhafer Lecit kisha me shtue. Në oborr të shtëpisë së Mehmet Krasniqit kan qenë dy qypa të mëdhai ku njëri është shkatërue kurse njerin e ka marrë djali i Ibrahim Krasniqit – Braha. Poashtu afër 400 m nën shtëpi është kodra e Gjokës. Respekt.”
Unë: -” Pse e keni bërë këtë gabim kaq të madh?…”
Nevzadi:- ” Atëherë nuk kam menduar fare, tashti e kuptoj çfarë gabimi kam bërë…”
Shënime nga kujtimet e mia.
Fshati Gmicë kurrë nuk ka pasur Xhami të veten.Ata cilët kan dashur të luten për Zotin, kanë shkuar në xhamitë e Tygjecit, Svircës dhe Zhujës.
Në Gmicë ka pasur një mejtepë, cili pas vitit 1945, ka shërbyer si shkollë, derisa është ndërtuar shkolla e re më 1957.
Ndërsa,shkolla cila edhe sot egziton, është ndërtuar në vitin 1980, nga ndërmarrja ndërtimore, ” Trajko Periq” nga Kamenica.
Në Gmicë ka pasur edhe një kishë, cila njihet si “Kisha e Shpatit” në mahallën e Matoshëve cilët kanë jetuar rrëzë kufirit me Jabllanicën e Serbisë.
Gurët e themelit të asaj kishe të vogël i mbaj mend edhe unë si fëmijë,para 60 vitesh.
Ndërsa, në mahallën e Matoshëve të Latifoviqe, ka qenë edhe një krue- burim, cili është i njohur si “Kroni i Bogdanit”…
Kam dëgjuar se ky emër rrjedh nga At Pjetër Bogdani, por nuk ka dëshmi të mjaftueshme.
Jam shumë i interesuar, të gjithë ata cilët dinë diçka, rreth këtyre gjërave për të cilat i shkrova këta rreshta.
Të na ndihmojnë që s’bashku të bëjmë sadopak zbardhjen e historisë së fshatit tonë…
Gmica në vitin 1980 ka numëruar 124 shtëpi me nja 760 banorë. Aktualisht ka vetëm edhe dy shtëpi. Për shkaqe ekonomike dhe infrastrukturës janë shpërngulur të gjithë fshatarët…
Kush e di sot në qytetet e Kosovës, mund të jenë mbi 1 mijë shtëpi.
Një përshëndetje vëllazërore të gjithëve!
Gjilan,15.09.2021


