ARKIVI:
7 Mars 2026

Ymer Berisha nga Gjurgjeviku i Klinës, nga sallat e Sorbonës në malet e Kosovës

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Nga sallat e Sorbonës në malet e Kosovës
Ai ishte mbase kosovari më i shkolluar i kohës së tij. Kishte studiuar në Firence për histori dhe gjeografi, më pas në Akademinë Ushtarake në Romë, dhe gjithashtu për filologji në Sorbonë, në Paris.
Fliste anglisht, italisht dhe frëngjisht. Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë, në gjithë historinë e tij, nuk ka pasur ndonjëherë një mësues më të kualifikuar.
Ishte ndër të paktët që u përpoq të krijonte një lëvizje kombëtare shqiptare përtej binomit komunizëm-fashizëm. Si idealist i madh që ishte, kur u shua kryengritja e Shaban Polluzhës, refuzoi të arratisej. Doli maleve për të vazhduar rezistencën antikomuniste dhe për gati dy vite udhëhoqi përpjekjet për t’i dhënë asaj tiparet e një lëvizjeje të organizuar nacional-demokratike.
Krejt rrethanat ishin kundër tij, por ai kurrë nuk u dorëzua përballë fatalitetit të tyre. U vra më 11 korrik të vitit 1946, në një pritë të organizuar në malet e Hereçit të Gjakovës, nga vetë shqiptarët, për të cilët ai kishte ndërtuar një vizion demokratik.
Çfarë tragjedie! Çfarë njolle turpi në historinë e Kosovës!
Ky ishte Ymer Berisha, nga Gjurgjeviku i Klinës.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Fjalia: “U vra më 11 korrik të vitit 1946, në një pritë të organizuar në malet e Hereçit të Gjakovës, nga vetë shqiptarët, për të cilët ai kishte ndërtuar një vizion demokratik.”
    *
    Ç’të them tjetër, përveçse i bashkangjitëm KOMENTIT të z. Albertit

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu