Mik, njeri çdo dite ke zgjedhjen…
edhe sot ne ditën dy
DITA NJË
Pika zero
dita një
një dëshirë mbarsie
nis një jetë të re
Edhe sot
në ditën një
përvidhen n’retinë
valë tundimesh mëkatare
Edhe sot
dy flatra shqipeje
sërish blatuar
droj
edhe gjarpri
n’vizion t’mollës së ndaluar
portave t’saj
n’kapërcyell t’pikës zero
prapë ka kaluar
N’vitin e kushedisatë
urimeve
fjalë goje
dita një
mbetet
po ajo hata
Njeri
mos harro
jo vetëm pikës zero
por çdo ditë
ke zgjedhjen
sërish
e sërish
ShB,
nga libri „Brishtësi që s‘jipet“


