ARKIVI:
7 Mars 2026

Zoti si rend matematik i Universit

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Prof. Dr. Sabri Tahiri

Nëse Universi vështrohet me syrin e shkencës dhe të arsyes, ai nuk shfaqet si një kaos i rastësishëm, por si një strukturë e rregullt, e ndërtuar mbi ligje të pandryshueshme. Nga lëvizja e galaktikave deri te lidhja e atomeve, nga kodi gjenetik deri te ndërgjegjja njerëzore, gjithçka ndjek rregulla të sakta që mund të përshkruhen me gjuhën e matematikës.

Në këtë kuptim, Zoti mund të përfytyrohet dhe përkufizohet jo si një qenie antropomorfe (me “pamje njeriu”), por si: Union i të gjitha ligjeve (tautologjive) themelore sipas të cilave është krijuar Universi si realitet i qëndrueshëm që funksionon në mënyrë të përsosur. Këto ligje janë të kryesisht të natyrës fizike, kimike dhe biologjike e jo urdhra arbitrarë, por tautologji të ekzistencës dhe shprehet me formula matematikore. Në këtë kuptim fizika, kimia dhe biologjia nuk janë sisteme të ndara, por shprehje të ndryshme të të njëjtit rend universal. Formulat matematikore janë gjuha me të cilën ky rend shprehet. Në këtë kuptim, matematika është gjuha e Zotit, sepse ajo përshkruan strukturën e domosdoshme të botës.

Kur qeniet e gjalla, e veçanërisht njeriu, veprojnë kundër këtyre ligjeve, nuk përballen me ndëshkim moral nga një autoritet hyjnor, por me pasojat e pashmangshme të shkeljes dhe prishjes së ekuilibrit. Ndotja e mjedisit, shkatërrimi i ekosistemeve, ose krijimi i sistemeve shoqërore të padrejta nuk janë “mëkate” në kuptimin fetar, por devijime nga ligjet e funksionimit të qëndrueshëm të sistemeve natyrore dhe njerëzore.

Reagimi i natyrës dhe i shoqërisë ndaj këtyre devijimeve është një lloj bumerangu, që synon rikthimin e ekuilibrit. Në këtë kuadër, njeriu si krijesa më inteligjente të cilit i është deleguar të qeverisë me planetin Tokë ku ai jeton, nuk është zotërues i Tokës, por mirëmbajtësi i saj.

Si qenia e vetme që mund të kuptojë ligjet e natyrës, ai mban edhe përgjegjësinë më të madhe ndaj rrespektimit të tyre.

Inteligjenca nuk është privilegj, por barrë e përgjegjësi.

Aftësia e njeriut për të kuptuar ligjet dhe rendin e Universit sjell detyrimin për të jetuar në përputhje me të. Kështu, Zoti nuk qëndron jashtë universit për ta gjykuar atë, por është vetë struktura e tij e brendshme. Ai nuk ndëshkon dhe nuk shpërblen, ai funksionon. Dhe kushdo që vepron në harmoni me këtë rend përjeton stabilitet, ndërsa kushdo që e shkel atë përballet me pasojat e pashmangshme të realitetit.

Në këtë kuptim, të jetosh sipas “vullnetit të Zotit” do të thotë të jetosh në përputhje me ligjet themelore që e mbajnë Universin në ekuilibër.

Gjilan, 11. 01. 2026

  • Prof. Dr. Sabri Tahiri është profesor i pensionuar i matematikës nga Gjilani.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Shkrim shume i bukur dhe interesant.

    Edhe Einstein e ka pas trajtu kete problem ne nji leter te shkrume prej tij nji vit perpara vdekjes (ne vitin 1955).

    Asht ma se e vertete, qe natyra rregullohet simbas ligjve universale. Por na njerzit nuk mund te mbrrijme me spjegu ma shumë se kaq.
    Na me arsyne tonë nuk mrrijme me spjegu prejardhjen apo arsynë e ekzistences se natyres dhe të ligjve universale.
    Populli e thjeshton problemin me këte pytje: Kush ka lè perpara, pula apo veza (vöja)?
    Persa i perket “ndergjegjes” apo edhe të “vullnetit te lire” tonin, kjo mbetet edhe ma e panjohtun.

  2. Profesor,

    Me një rast m’i keni treguar disa formula matematike, që kur shndërrohen krijojnë struktura të përsosura, më të arrira se ato të kristaleve të borës.

    Zoti im personal ka disa vizione. Ai i fëmijërisë është qenie gjigante, monumentale, si Gjergj Kastrioti i Odise Paskalit, i lartë, krenar me përmasa kozmike.

    Më tej Zoti për mua shfaqet si “materie” hyjnore, në një kënd mbi gjithë universin e pafund, që sheh, ndien, dëgjon e kontrollon çdo gjë.

    Së voni vizioni im për Zotin është zhvillim shpirtëror i njeriut, përsosje, imagjinatë, fantazi e stërzhvilluar, finesë kulturore.

    Me shembuj “konkret” vizini hyjnor për Zotin është, bie fjala në sallën e koncertit të Vjenës,çdo 1 janar. Është në imagjinatën krijuese të poezisë më të bukur të shkencave natyrore qëthotë se Energjia është herësi i masës dhe shpejtësisë në katror, formula e Ajnshajnit. Është përsosja gjuhësore prapa çdofjale kuptimplote e cila ka në vetvte një dron lëvizës, që kur bashkohen krijojnë fjali hyjnore. Po u lexua me kujdes gjuha e Aristotelit ederi te GG Markesi, shihet menfimi njerëzor i shprehur me alfabetin, sintaksën dhe gramatikën e Zotit.

    Inteligjenca Artificiale ëdhtë në rrugë të vizionit për zotin, google translate, është një anë e diplomës, e shkollimit akademik të Zotit.

    Zoti universi i pafund dhe imagjinata janë e njëjtagjë…

    Profesor, më motivove të shkruaj pa u thelluar në lekturë, redakturë e strukturim akademik

    Është ky kontribut imi në shenjë tespekti për intelektualitin tuaj.

    Jam krenar që të kam mik dhe me ju sa herë bisedoj, një pjesë e heshtur dhe e pazhvilluar e dijes sime lëvrin. Vihet në lëvizje, siuji i amullti bibës që shëron njerëzit, ku një engjëll e prek ujin dhe uji lëviz. Edhe i pralizuari po u fut në atë ujë, shërohet

    Urime 2026-a. Shëndet dhe imagjinatë

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu