ARKIVI:
18 Qershor 2026

“UDB” na i shuan dritat dhe kryejeniçeri mban fjalim e i jep mend Europës

Shkrime relevante

Mjegull mbi Tiranë, mjegull mbi Prishtinë

(Kjo poezi satirike pasqyron zhgënjimin qytetar ndaj etjes për pushtet dhe...

Janë Shqiptarët për ty Shqipëri

Nikolin Sh. Lëmezhi, Shkodër

Një “PO” e madhe për gazin amerikan – Një investim në të ardhmen e Kosovës

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan Kosova gjendet përballë një vendimi që tejkalon politikën...

Kur politika flet, por shkenca mungon: Si mbeti Kosova pa mendimin e saj energjetik

Agim Vuniqi, Vashington ____ Nga historia e zhvillimit industrial të Kosovës del një...

A po hyn Shqipëria në një fazë të mosbindjes totale qytetare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në traditën e demonstrimeve qytetëruese, apo...

Shpërndaj

Ndoc Bushgjoka, shkrimtar, Tropojë-Tiranë
U D B
Nga fundi i viteve ’80, papritmas moti i acartë ndërroi dhe filloi të bjerë shi. Kodrave dhe maleve kishte mjegull, që e konservonte ngricën, ndaj shiu aty bëhej akull. Sa më shumë që binte shi aq më shumë rëndonte akulli mbi lisat, pishat, shtyllat e telat që trasmetonin elektricitetin.
Telat këputeshin si spango e shprishur, e dikur shtyllat u përkulën sikur ishin prej plasteline. Ishte një pamje apokaliptike. Forcat e natyrës nuk kanë kufi.
Shkodra, qyteti, mbeti pa energji elektrike.
Por shkodranët si shkodranët. Edhe tragjeditë i presin buzëgas e i ngjesin ka i bisht.
Aty në Piacë, në atë nadje dimni u takoan dy miq të vjetër që po shkonin në punë.
– Si ka njehë zotnia juej.
– Mirë. Si keni njehë zotni?
– Paj, mirë po thona. S’kena ç’a me ba. Na erdh hakut UDB-ja.
– Pse mor! Ç’a ka UDB-ja me ty?
– Me ty e me mue.
– Kurrgja s’po kuptoj.
– Si mor s’po kupton? Po a jena qysh pardje pa ujë, pa drita pa bukë? Kjo asht UDB-ja që po na lot Zotin.
– Hahahahaha. Hajt ndjesha mirë për ty.
“Periimus jam omnes dum quisque sibi se tantum natum existan” – pat thanë Marin Barleti.
Në njëzetekatër orët e fundit, mbi tridhjetë herë kanë ikë dritat. Fiku e ndizi. Gati siç thoshin ata parodistët e Vlorës “FIK E SHUAJ !”
Dhe kryejeniçeri mban fjalim e i jep mend Europës.
Malum, kështu është kur popujt e verbër në mjerim i shkelin jeniçerët rrugaçë e antinjerëzorë me ushakë të gjaktë e putanërinë e limerit.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu