Në shkurt të vitit 1956, thekson Nexhmije Mehmetaj, forcat serbe në “Aksionin për Mbledhjen e Armëve”, kërkonin nga shqiptarët armët që nuk i kishin

Shkrime relevante

Përkujtime për Blerim Stavilecin, gazetarin e Rilindjes që vdiq me 30 gusht 2026

Gjergj - Bajram Kabashi ____ M 30 gusht 2026 vdiq Blerim Stavileci, i...

Notë proteste për trekëndshin e Bermudës

Shkruen e knon: Lirim Patrioti ____ Lirim Gashi, Prishtinë ____ NJË NOTË PROTESTUESE PËR TREKËNDËSHIN...

Siguria e qytetarëve është prioritet dhe përgjegjësi e përbashkët

Prishtinë / Drenas Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet lokale, më 3...

Kur identiteti sulmohet, popujt kthehen te rrënjët

Basri Beka Prishtinë ____ Imuniteti shqiptar përballë politizimit të fesë. Në Kosovë, debatet mbi...

Parathënie për një letër që duhet lexuar me qetësi

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Jo për shkak se kush e...

Shpërndaj

Në foto janë Josip Broz Tito dhe Aleksander Rankoviqi

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 

Babai im ka qenë një nga ata burra që përjetoi drejtpërdrejt një nga periudhat më të errëta të historisë sonë – të ashtuquajturin “Aksion për Mbledhjen e Armëve” të viteve 1955–1956, gjatë regjimit të Josip Broz Tito dhe politikave represive të Aleksandar Rankoviqit. Ai më ka rrëfyer me dhimbje ngjarje që nuk harrohen lehtë, kujtime që nuk i përkasin vetëm atij, por një populli të tërë.

Në shkurt të vitit 1956, në një dimër të egër, forcat serbe kishin mbledhur burrat e disa fshatrave. “Na çuan buzë lumit Drenica,” më thoshte ai, “na shtrinë përmbys në borë, me duar të lidhura me tela, dhe na detyruan t’i fusnim duart në ujë derisa ato na u ngrinë, për të dorëzuar armët që nuk i kishim.” Kjo nuk ishte vetëm dhunë fizike, por një përpjekje e qëllimshme për të thyer dinjitetin njerëzor, për të poshtëruar dhe për të nënshtruar, .

Këto rrëfime më kanë ndjekur gjatë gjithë jetës. Ato nuk janë thjesht kujtime familjare, por pjesë e një historie kolektive që nuk duhet të harrohet. Dhuna e ushtruar në atë kohë kishte për qëllim të mbillte frikë dhe të shuante çdo ndjenjë rezistence, por në të vërtetë ajo forcoi edhe më shumë qëndrueshmërinë dhe identitetin tonë.

Prandaj, sot më shumë se kurrë, ndiej se është detyrë morale dhe kombëtare që këto ngjarje të mos mbeten vetëm në kujtesën e atyre që i përjetuan. Do të ishte me rëndësi të veçantë që historianët në Kosovë të organizohen dhe të bashkërendojnë punën e tyre në forma më të strukturuara, për të hulumtuar, dokumentuar dhe ndriçuar me të vërtetë këto periudha të errëta të historisë sonë.

Rinia shqiptare duhet të mësojë për këto ngjarje jo për të bartur barrën e urrejtjes, por për të kuptuar çmimin e lirisë. Vetëm duke njohur sakrificat dhe vuajtjet e të parëve tanë, mund të kuptojmë se si kemi arritur të mbijetojmë, të qëndrojmë dhe të vijmë deri te liria që gëzojmë sot.

Kujtesa është përgjegjësi. Dhe duke rrëfyer historinë e babait tim, unë ndiej se po jap një dëshmi të vogël, por të domosdoshme, që e vërteta të jetojë dhe të mos harrohet kurrë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu