ARKIVI:
28 Prill 2026

Shqipërinë gjithëherën shteti e ka marrë në qafë, mosekzistenca e tij dhe kriminaliteti i përfaqësuesve të tij!

Shkrime relevante

“Përtej heshtjes”, përmbledhje poezishë nga Nafi Çegrani 

Nafi Çegrani      PËRTEJ HESHTJES ( Poezi ) Kushtuar atyre që ishin pjestarë...

Nuk është fare më çështje besimi , është çështje e demonstrimit të islamit politik në hapësirën publike

Basri Beka, Prishtinë Nuk është më çështje besimi. Është demonstrim force ideologjike...

Në prag të rrethit vicioz – Koha për përgjegjësi historike para se shteti të rrëshqasë drejt kolapsit institucional

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan Kriza e vazhdueshme politike në Kuvendin e Republikës...

LDK plotësoi kushtin – LVV ta mbajë fjalën!

Idriz Zeqiraj, Gjermani _____      Fitorja, pothuaj se, plebishitare, për të tretën...

Shpërndaj

Në vitet ’90 përveç se ishim shpresëplotë e të bindur se do ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa, kishim arsye e dëshirë po kaq të plotë se më në fund tokat shqiptare do të bashkoheshin në një shtet të vetëm natyral, siç i përket prej historie dhe gjaku.
Sot 34 vite më pas portet e aeroporti i Shqipërisë përcjellin shqiptarë gjithnjë në ikje, që tashmë numërohen prej qeverisë si “turistë”! Turistë që braktisin vatrat, prindërit, miqtë e largojnë fëmijët, të ardhmen e vendit.
Çmime të tmerrshme, pasiguri e jashtëzakonshme. Këdo që kam takuar këto ditë vetëm një fjalë thonë në fund: kismet! Nuk janë të sigurtë as për muajin në vazhdim jo më të ndërtojnë plane a strategji 5 vjeçare, 10 vjeçare a përtej. Nxitimi më i madh i të gjitha mikeve të mia: të dërgojmë fëmijët me studime jashtë vendit, të gjejmë ndonjë mundësi burse apo ç’të jetë. Nuk takohemi më për t’u çmallur e ndarë kujtimet tona, takohemi për të pyetur apo gjetur mundësi largimi të fëmijëve. Takime plot trishtim që ma thellojnë mjaft largësinë.
Asnjë lëvizje apo grupim politik që të sjellë sado pak shpresë, fare pak ndryshim të paktën. Përmenden vetëm 3 a 4 emrat e zakonshëm e pushteti i parave që ata kanë grumbulluar në vitet e qeverisjes së gjithsecilit dhe frikën që mbetet se mos ata të pikasin e të marrin shpirtin nëse dikush ngre paksa krye, guxon të dëshirojë ndryshim sado të vogël.
Edhe sa do të vazhdojë ende ky shkatërrim kombëtar, kjo frikë prej pasunarëve të rinj, kjo pasiguri akute e kjo hemorragji e tmerrshme e kombit?
Refleksione të një viti që shkoi e që vjen krejt i njëjtë.
Shqipërinë gjithëherën shteti e ka marrë më qafë, mosekzistenca e tij dhe kriminaliteti i përfaqësuesve të tij!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu