
“Shqiptarët në vetëvrasje kulturore: Një komb që po shuhet në heshtje”
Kemi arritur në një pikë ku njeriu shqiptar nuk njihet më për atë që ishte. Krenaria e dikurshme për komb, gjuhë, kulturë dhe gjak është zëvendësuar me një nënshtrim të verbër, një zhytje të turpshme në identitete të huaja, të imponuara nga një moral i huaj dhe një Zot që u serviret si monopol oriental.
Jemi në agoni, jo vetëm kombëtare, por edhe shpirtërore.
Një shoqëri që nuk flet më gjuhën e vet, por belbëzon një përzierje të mjerë fjalësh si “Elhamdulilah”, “Kofsha turk”, “S’jam shqiptar, jam mysliman”, “Allahu akbar”, “Merhaba”, dhe mallkime të mbështjella me lutje të verbra që po e zhveshin këtë popull nga shpirtërorja e tij e vjetër.
Në shtëpitë shqiptare, fjalët e dashurisë për atdheun zëvendësohen nga “haram” dhe “makruh”. Një brez i ri që nuk njeh më Kastriotin, as Naim Frashërin, as rilindasit, por flet më shumë për Osamanin dhe thirrjet nga minaret sesa për himnin kombëtar.
Prindërit që dërgojnë fëmijët 5-vjeçarë në haxh si ushtarë të një ushtrie të huaj, nuk e dinë më se ku është muzeu kombëtar, kush janë heronjtë e kombit tonë, apo çfarë do të thotë të jesh shqiptar me dinjitet. Janë të bindur se kjo është fitore, kur në fakt është humbje e identitetit më të çmuar që kemi pasur ndonjëherë.
Një mysliman pa kombësi, një shqiptar pa gjuhë — një kontradiktë tragjike që po na vret nga brenda.
Jemi bërë një kope dele të urta, të dëgjueshme, të pa dëmshme, që përulen para çdo pushtuesi të ri — qoftë arab, turk, apo evropian — vetëm për pak para, një leje qëndrimi, një jetë më të lehtë. Jemi kthyer në argatë të dreqit, punëtorë të kanaleve, të rrugëve dhe të WC-ve në botën e huaj, ndërsa vendin tonë e hanë hajnat dhe hipokritët.
Na mungojnë burrat që nuk lëshonin pragun pa mbrojtur flamurin, nënat që qanin për dinjitetin e shtëpisë dhe ata që luftuan për lirinë me gjak e sakrifica.
Në vend të tyre, kemi vetëm të “të urtë”, të bindur, të heshtur dhe të pa dëmshëm për pushtetin. Një shoqëri që nuk e di më se kush është, nga vjen dhe ku shkon.
Për çfarë të luftojmë më? Për një brez që nuk di më të flasë shqip pa përzier “vallahi”, “inshallah”, “mashallah”? Për prindër që e quajnë shkollën “haram” dhe dijen “rrezik”, ndërsa dërgimin e fëmijës në xhami e konsiderojnë fitore? Kjo është vetëvrasje kombëtare me duart tona!
Një popull që nuk kontrollon gjuhën, nuk kontrollon mendjen, nuk kontrollon fatin.
Një popull që turpërohet nga emri i vet, gjuha e vet dhe historia e vet, nuk meriton as lirinë që dikur e fitoi me gjak.

Është koha të zgjohemi. Të mos lejojmë më që gjuha jonë të zbehet, identiteti të shkatërrohet dhe historia të harrohet.
Boll më me heshtje, boll më me argatllëk shpirtëror!
Kthjelluni, shqiptarë!
_____
Luan – Asllan Dibrani;
Eshtë një ish i burgosur politik, shkrimtar, aktivist dhe zëri i paepur i së vërtetës nga mërgata shqiptare në Gjermani.
Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani.
___
Shih videon:


