ARKIVI:
6 Mars 2026

Përsiatje letrare: Nën qiellin e kaltër pranë ujërave që rrjedhin!

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Lumi Ibër në Koshtovë…

Nga: Safet Sadiku

“Ashtu si urat që lidhin brigje mbi lumenj të gjerë, edhe Demokracia Direkte do t’i lidhë shqiptarët mbi dallimet e tyre, si ujrat e lumenjve tanë nga Ibri, Vardari, Buna e Vjosa, e deri te rrjedha e Renit që ka shtratin e tij, që nuk e tundin edhe erërat e tërë botës.”

Ashtu si një urë që bashkon brigje të largëta, edhe ne duhet të lidhim mendjet dhe duart tona, nga Tropoja deri në Konispol, nga Ulqini deri në Medvegjë, nga mërgata deri në çdo fshat të Shqipërisë. Lumenjtë mund të jenë të gjerë, por ura ndërtohet nga guximi dhe vizioni. Lidhja e lumenjve kryesorë në hapësirat shqiptare; Ibri, Buna, Vjosa, Vardari etj., dhe komunikimi i tyre me lumin ndërkombëtar Ren(Rein), simbolizon urat e integrimit kombëtar, por edhe hapjen dhe afirmimin e kulturës shqiptare, ndaj botës… Ky koncept përfaqëson domosdoshmërinë që shqiptarët, pas mbarimit të tranzicionit politik, të ndërtojnë Demokracinë Direkte si formë pjesëmarrjeje të drejtpërdrejtë qytetare, duke kapërcyer ndarjet edhe kur “lumenjtë” janë të gjerë.

Shqiptarë, është koha të shohim te lumenjtë tanë jo vetëm ujë që rrjedh në shtratin e tyre historikë, por rrugët që na thërrasin. Ibri, Vardari, Buna, Vjosa dhe shumë lumenj të tjerë nuk janë thjesht emra vetëm të gjeografisë shqiptare… Ata janë damarë gjaku të tokës sonë. Ata kanë parë historinë tonë të lavdishme e të dhimbshme, kanë dëgjuar betejat dhe këngët! Ata kanë mbajtur gjallë lidhjen ndërmjet trojeve, edhe kur kufijtë na janë vendosur me dhunë. Ibri na kujton plagën dhe sfidën për të shëruar ndarjen. Buna na mëson se çdo rrjedhë ka një det ku bashkohet, ashtu si çdo shqiptar ka (dhe duhet të ketë) një atdhe ku ndjehet i plotë, i mbushur!… Vjosa, e egër dhe e lirë, na kujton se asnjë forcë nuk mund të ndalë jetën e një lumi dhe shpirtin e një kombi. Përtej maleve tona, Ren-i, lumi më i gjatë i Evropës Perëndimore, lidh brigje dhe popuj të ndryshëm, duke treguar se bashkëpunimi dhe hapja janë ura që nuk shemben. Ne duhet ta shohim këtë si shembull: lumenjtë nuk ndalen në kufij, dhe as integrimi ynë shqiptaro-shqiptar nuk mund të ndalet…

Diku, ku ura përkulet si një hark kohe mbi lumin e gjelbër, një njeri si kronist qëndron në heshtje, me sytë e kthyer drejt horizontit. Nuk është thjesht një udhëtar i rastit, por është një dëshmitar i rrjedhës, i asaj lëvizjeje të përhershme që lumi e di si askush tjetër: të marrë gjithçka në këtë proces dhe ta çojë përpara, pa kthim. Pas tij, ndërtesat rriten si shenja të epokës moderne, të ndërtuara mbi bregje që dikur kanë parë histori të tjera. Para tij, valët luajnë me dritën e diellit, duke e bërë ujin të duket si një pasqyrë e thyer në mijëra copa të argjendta. Ky çast nuk është i zhurmshëm, nuk është i mbushur me fjalë, por është plot kuptim. Ka diçka në heshtjen e tij që flet për rrugë të gjata, për kujtime që lidhen me çdo vend ku ka ndalur. Ka diçka në buzëqeshjen e lehtë që tregon se, pavarësisht se ku shkon, ai e mban me vete një copëz të çdo horizonti që ka parë. Ura mbi lumë është si një kujtesë se gjithmonë ekziston një kalim, një lidhje mes brigjeve, ashtu si mes njerëzve, mes vendeve, mes kohëve. Dhe ujërat që rrjedhin janë dëshmi se jeta, si lumi, nuk ndalet kurrë, edhe kur ne ndalemi për ta soditur. Nën qiellin e pastër të kësaj dite, çdo gjë duket më e qartë: se njeriu është udhëtar, se koha është lumë, dhe se e vetmja gjë që mund të marrim me vete nga çdo stacion, është kujtimi i çasteve kur kemi ndalur për të parë bukurinë e botës.

Ura mbi lumin e kujtesës

Nën një qiell të kthjellët, ku horizonti duket i pafund, qëndron një njeri mbi breg, me lumin që i kalon pranë si një rrëfim i pandalshëm i kohës. Pas tij, qëllimet po rriten drejt qiellit si dëshmi e epokës së re! Ndërsa para tij, uji rrjedh me qetësi, duke përqafuar dritën e diellit si një amanet të lashtë. Ura që shtrihet mbi lum nuk është vetëm hekur dhe beton! Natyrisht, ajo është simbol i asaj që duhet të jemi si komb: “një lidhje e fortë mes brigjeve të ndara”, një kalim i sigurt mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes vëllezërve e motrave që jetojnë në trojet tona dhe atyre që valëviten nëpër botë si degë të një trungu të përbashkët. Lumi, me rrjedhën e tij të pandalshme, është si historia jonë kombëtare, herë e qetë e herë e trazuar, por gjithmonë e gjallë. Ai mban në vete kujtimet e të parëve tanë, mundin, sakrificat dhe fitoret, dhe i çon ato përpara, drejt brezave që do të vijnë. Në këtë çast, ai qëndron mbi breg jo si një shikues i rastit, por si një dëshmitar i këtij unifikimi të mundshëm, i kësaj force që rrjedh brenda gjakut tonë. Sepse të jesh shqiptar nuk është vetëm të ndodhesh në një vend të caktuar në hartë… Por, është që njëkohësisht të ndjesh se, pavarësisht ku je, je i lidhur me një lum që buron nga e njëjta rrënjë. Ura dhe lumi flasin të dy bashkë: “Lidhu, mos u nda, kujto rrënjët e tua.” Dhe nën këtë qiell të kaltër, mes dritës dhe ujit, kuptohet e vërteta e madhe, se një komb bëhet i fortë jo vetëm nga tokat që ka, por nga urat që ndërton midis zemrave të bijve të vet.

Urat e lumenjve janë si urat e Kombit

Urat mbi lumenj kudo në vendet e përparuara janë si urat e Kombit! “Ashtu si urat që  lidhin brigje, edhe Kombi ndërton ura mes njerëzve të vet.” Dhe: “Urat që kalojnë lumenjtë janë si urat që bashkojnë kombin.” Ne duhet të lëvizim si uji i lumenjve, edhe më shpejt! Nga burimet e thella të maleve tona, lumenjtë zbresin drejt fushave dhe detit si damarë të gjallë të tokës shqiptare. Ibri, Vardari, Buna, Vjosa, etj., të cilat secili me historinë e vet, me këngët dhe legjendat që bartin, janë më shumë se ujë që rrjedh: janë kujtesë, janë lidhje, janë rrugë të heshtura që kanë mbajtur gjallë komunikimin midis krahinave, fiseve dhe zemrave shqiptare. Ibri, që di të thotë shumë për kufijtë e padrejtësisë, mbart në valët e tij thirrjen për bashkim. Buna, me rrjedhën e qetë e të gjerë, kujton se çdo derdhje në det është si çdo rrugë që na çon drejt një qëllimi të përbashkët. Vjosa, e egër dhe e lirë, është shembulli se jeta e një lumi nuk mund të burgoset pa humbur shpirtin e vet, ashtu si liria e një kombi. Dhe jo larg, përtej maleve dhe brigjeve tona, Ren-i (ose Rein), është lumi më i gjatë i Evropës Perëndimore, që shtrihet si një urë e madhe që lidh shtete, qytete dhe kultura të ndryshme, përfshirë edhe kulturën shqiptare… Në rrjedhën e tij, ne shohim modelin e komunikimit të hapur, të bashkëpunimit pa kufij, të urave që ndërtohen jo vetëm mbi ujë, por mbi mirëkuptim dhe besim.

Sot, kur shqiptarët ndodhen ende në udhëkryqin e tranzicionit, lumenjtë tanë dhe ura që i lidhin bëhen metafora të rrugës që duhet të ndjekim: nga ndarjet drejt bashkimit, nga fjalët e zbrazëta drejt veprimit, nga demokracia formale drejt Demokracisë Direkte. Sepse ashtu si një urë që bashkon brigje të largëta, edhe ne duhet të lidhim mendjet dhe vullnetet tona, pavarësisht gjërësisë së “lumit” që na ndan. Kalimi nuk do të jetë gjithmonë i lehtë. Ka lumenj të qetë si Buna dhe të rrëmbyeshëm si Vjosa, ka ujëra të thellë si Ibri dhe të gjerë si Ren-i. Por ura ndërtohet duke njohur rrjedhën, duke matur themelet, duke besuar se përtej është një tokë që pret të na mirëpresë si të barabartë. Lumenjtë na tregojnë se unifikimi dhe integrimi i brendshëm kombëtar nuk është luks, por nevojë. Dhe demokracia e vërtetë nuk është një ëndërr e largët, por ajo është ura që ne vetë duhet ta ngremë mbi ujin e përbashkët të shpresës sonë, bashkë me një zhvillim të mirëfilltë ekonomik!…

Lumi Vjosa

Lumi Buna

The Three Countries Bridge over the Rhine between France, Germany and Switzerland near Basel

Foto: Wal am Rein

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu