ARKIVI:
28 Korrik 2026

Barazia e cunguar: Shqiptarët në shtetin unitar të Maqedonisë së Veriut!

Shkrime relevante

Moment historik, SHBA vulos sovranitetin e Kosovës dhe i dërgon mesazh të prerë Ballkanit

Ligji i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare 2026 autorizon një rekord prej...

Shmangia e krizës në LDK, për mes analizës të sinqertë

“Shkarkimi i mundshëm i kryetar Lumirit, e dërgon vendin në zgjedhje...

Protestat e Shqipërisë dhe agjentët

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ PROTESTAT DHE AGJENTËT ___ Fatkeqësisht, në Shqipëri, - por edhe në...

28 Korrik 1922 – kur Amerika i zgjati dorën Shqipërisë, një miqësi që i ka qëndruar besnike historisë 

Presidenti atëhershëm i SHBA-ve Woodrow Wilson Nga Frank Shkreli ___ Në historinë e kombeve...

Kur ringjallja e historisë shpallet “provokim” nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR RINGJALLJA E HISTORISË SHPALLET "PROVOKIM"...

Shpërndaj

Një shtet unitar bazohet mbi parimin e një kushtetute që definon popullin shtetformues dhe strukturën e tij juridike. Për aq sa kushtetuta është akti më i lartë, ajo përcakton jo vetëm rregullat e lojës politike, por edhe identitetin e shtetit. Këtu qëndron edhe problemi thelbësor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: ata janë qytetarë të barabartë në shoqëri, por jo shtetformues në sistem.
Në preambulë njihet vetëm populli maqedonas si shtetformues, ndërsa shqiptarët dhe të tjerët përmenden si “qytetarë që jetojnë brenda kufijve dhe janë pjesë e popullit shqiptar, turk, serb, rom, boshnjak, vlleh dhe të tjerë”. Ky formulim është i pabarabartë, sepse krijon një hierarki etniko-juridike: maqedonasit si themelues të shtetit, shqiptarët dhe të tjerët si pjesëmarrës të dorës së dytë.
Marrëveshja e Ohrit (2001) siguroi disa të drejta gjuhësore, përfaqësim proporcional dhe decentralizim, por nuk i dha zgjidhje problemit qenësor të barazisë kushtetuese. Barazia e garantuar mbeti funksionale dhe politike,duke fituar disa të drejta individuale, por, jo themelore, të drejta kolektive kushtetuese.Shqiptarët fituan legjitimitet të pjesshëm, por nuk aritën të ndërtojnë sistem mbi konsensusin e dy popujve kryesorë e as themel të përbashkët shtetëror.
Një shtet multietnik nuk mund të jetë stabil nëse nuk e njeh realitetin e tij etnik. Barazia e vërtetë kërkon që shqiptarët të njihen si popull shtetformues, gjuha shqipe të ketë status të pakontestueshëm zyrtar, dhe preambula të reflektojë identitetin e dy popujve kryesorë. Vetëm kështu shteti do të fitojë legjitimitet të plotë.
Nëse shqiptarët nuk trajtohen si bashkëthemelues të shtetit, atëherë barazia e tyre nuk është themelore, por funksionale dhe si e tillë do të mbetet gjithmonë e kushtëzuar dhe e pjesshme, e varur nga balancat politike.
Marrëveshja e Ohrit ishte instrument politik, jo juridiko-kushtetues,ua hapi dritaret, por nuk ua dha çelësin e shtëpisë shqiptarëve, ndaj problemi mbeti i pazgjidhur. Ata jetojnë në një barazi të përditshme, por jo në një barazi kushtetuese. Dhe derisa kushtetuta të mos i njohë si shtetformues, barazia do të mbetet një fjalë e papërfunduar e shteti një projekt i delegjitimuar duke u identifikuar vetëm me popullin maqedonas.
Sot, Maqedonia njihet si shtet asimetrik, me dy standarde brenda saj,ku barazia varet nga marrëveshjet politike dhe jo nga një bazë e përbashkët kushtetuese.
Andaj, shqiptarët jetojnë një realitet të dyfishtë: janë të barabartë në shoqëri, por jo edhe në sistem, edhe përkundër marrëveshjeve politike,negociatave të dhimbshme pas shumë krizave e konflikteve.
Barazia nuk mund të mbetet një iluzion politik, por themel i shtetit nëse nuk do që të kontenstohet saherë që i fryn dikush zjarrit nga brenda apo jashtë kufijve të saj.
12.9.2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu