ARKIVI:
27 Korrik 2026

Qeverisja në detyrë që po humb kompasin perëndimor

Shkrime relevante

A ishte në ujdi me politikën shtetërore të Serbisë deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Nga Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Shpërndaj

nga Isuf Bajraktari

Kosova ndodhet në një moment të brishtë politik e diplomatik. Prej nëntë muajsh, vendi drejtohet nga një qeverisje “në detyrë”, e cila, në vend të stabilitetit institucional, ka prodhuar paqartësi strategjike dhe tension me aleatët kryesorë. Sjellja e ministrave dhe drejtuesve qeveritarë shpesh i ngjan aktivizmit partiak, jo përgjegjësisë shtetërore.
Pragmatizmi amerikan  themeli i sigurisë dhe shtetformimit të Kosovës  kërkon partneritet të besueshëm dhe koordinim të vazhdueshëm. Kështu u ndërtua aleanca që e shpëtoi Kosovën, falë vizionit të matur të Presidentit Rugova dhe orientimit të tij euroatlantik. Diplomacia e tij e qetë dhe e parashikueshme e futi Kosovën në agjendën perëndimore.
Sot, kjo vijë është thyer. Qeverisja aktuale në detyrë shfaq qasje të ashpra, të paqëndrueshme dhe shpesh konfliktuale ndaj Washingtonit. SHBA-ja, që tradicionalisht e ka udhëhequr orientimin tonë strategjik, sot po dërgon sinjale të qarta ftohjeje. Në diplomaci, heshtja amerikane është paralajmërimi më serioz.
Shqetësim i madh mbetet edhe përmbysja demografike që po e godet vendin: Dikur kishim qeverinë në ekzil dhe popullin në vendlindje; sot kemi qeverinë në vendlindje, ndërsa popullin sidomos rininë 18–30 vjeçare  të shpërndarë në Perëndim. Kjo arrati e heshtur tregon humbjen e shpresës dhe mungesën e një vizioni të qartë qeverisës.
Kosova nuk mund ta lejojë veten të devijojë nga boshti perëndimor në një periudhë kur siguria rajonale është më e brishtë se kurrë. Rikthimi i koordinimit me aleatët, rishikimi i kursit diplomatik dhe vendosja e seriozitetit institucional janë detyrime urgjente.
E ardhmja e shtetit nuk ndërtohet me improvizim. Mbrohet me maturi, partneritet dhe qartësi strategjike. Kompasin e kemi pasur gjithmonë në Perëndim; rreziku i sotëm është ta humbim pikërisht atë.                     Kosova ndodhet në një moment të brishtë politik e diplomatik. Prej nëntë muajsh, vendi drejtohet nga një qeverisje “në detyrë”, e cila, në vend të stabilitetit institucional, ka prodhuar paqartësi strategjike dhe tension me aleatët kryesorë. Sjellja e ministrave dhe drejtuesve qeveritarë shpesh i ngjan aktivizmit partiak, jo përgjegjësisë shtetërore.

Pragmatizmi amerikan  themeli i sigurisë dhe shtetformimit të Kosovës,  kërkon partneritet të besueshëm dhe koordinim të vazhdueshëm. Kështu u ndërtua aleanca që e shpëtoi Kosovën, falë vizionit të matur të Presidentit Rugova dhe orientimit të tij euroatlantik. Diplomacia e tij e qetë dhe e parashikueshme e futi Kosovën në agjendën perëndimore.
Sot, kjo vijë është thyer. Qeverisja aktuale në detyrë shfaq qasje të ashpra, të paqëndrueshme dhe shpesh konfliktuale ndaj Washingtonit. SHBA-ja, që tradicionalisht e ka udhëhequr orientimin tonë strategjik, sot po dërgon sinjale të qarta ftohjeje. Në diplomaci, heshtja amerikane është paralajmërimi më serioz.
Shqetësim i madh mbetet edhe përmbysja demografike që po e godet vendin: Dikur kishim qeverinë në ekzil dhe popullin në vendlindje; sot kemi qeverinë në vendlindje, ndërsa popullin – sidomos rininë 18–30 vjeçare  të shpërndarë në Perëndim. Kjo arrati e heshtur tregon humbjen e shpresës dhe mungesën e një vizioni të qartë qeverisës.
Kosova nuk mund ta lejojë veten të devijojë nga boshti perëndimor në një periudhë kur siguria rajonale është më e brishtë se kurrë. Rikthimi i koordinimit me aleatët, rishikimi i kursit diplomatik dhe vendosja e seriozitetit institucional janë detyrime urgjente.
E ardhmja e shtetit nuk ndërtohet me improvizim. Mbrohet me maturi, partneritet dhe qartësi strategjike. Kompasin e kemi pasur gjithmonë në Perëndim; rreziku i sotëm është ta humbim pikërisht atë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Jusuf!

    Nuk e kam me ta bâ qejfin, por shrimi yt më la përshtypje. Të gjitha i ke me vend—
    Një vërejtje e vogël: Jeni vonuar me shkrimin, sepse dje, më 20 nëntor 2025, Presidentja e Kosovës, ka shpallë ZGJEDHJET E LIRA më 28 dhjetor 2025, m’u në kohën kur DIASPORA duhet të shkoi në Kosovë për VOTIME e t’i bashkangjitet popullit në Kosovë!?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu