ARKIVI:
27 Korrik 2026

Atleti i Lumbardhit – Shembëlltyra e Shyqeri Sykës dhe e gjithë brezit të “arsimtarëve-hetues”

Shkrime relevante

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Rruga Bernicë – Muhoc, e rëndësishme për banorët e Malësisë së Bujanocit, tashmë e përfunduar

Rruga Breznicë–Muhoc tashmë e përfunduar! Sot përfunduan punimet në rrugën Breznicë–Muhoc, në...

Shpërndaj

Sak Muji, Zvicër 

Nëpër trotuaret e Lumbardhit të Pejës sot sheh një njeri elegant, të veshur sportiv, me syze të errëta, që vrapon lehtë – sikur ta kish lënë pas vetes një jetë krejt të pastër, të pashqetësuar, të pambajtur mend nga askush.
Por ata që e njohin historinë e Kosovës, e dinë mirë:
ky atlet i ditëve tona dikur ishte profesor i gjeografisë, një njeri që duhej t’i mësonte nxënësit malet, lumenjtë, tokën… por përfundoi duke i futur njerëzit në bodrume hetuesie, duke i radhitur nëpër korridore ferri dhe duke i goditur në kurriz me shpic të këpucës.
Shyqeri Syka – emër që në Pejë nuk duhet përmendur me zë të lartë, se e dinë të gjithë.
E dinë nxënësit e tij që s’u besonte as letrën e mungesave.
E dinë ish të burgosurit politik, të cilëve u binte në trup me disiplinën e UDB-së.
E dinë edhe muret e burgut hetues të Pejës e më pas të Dubravës – se ato mure nuk harrojnë.
Përballja ime me të – e gjallë, e vërtetë, e paharrueshme
Një ditë, krejt rastësisht, e takova Shyqeriun – jo profesorin e dikurshëm, jo drejtorin e tmerrshëm të burgut – por këtë qenush-in atletik, që lëviz i qetë mes gjelbërimit të qytetit.
E pyeta drejt e pa dorashka, siç e meritonte koha:
“Profesor, pse kalove nga shkolla në burg?
Pse nga ditari i profesorit kalove te dosjet e hetuesisë?“
Dhe ai m’u përgjigj me fytyrë të ngrirë:
“Më kanë caktuar nga lart…”
Nga lart?
Unë për një çast mendova se po thoshte ZOTI…
Por jo.
“Lart“ për profesorin tim ishte ministria e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, aparati ekzekutiv i represionit, fabrikë e frikës, vegla e Titos e Rankoviqit.
I thashë:
“Profesor Shyqeri, a ke kurajë të dalim bashkë para popullit, para tribunës, e t’u tregojmë të gjithëve çfarë ke bërë ti, e çfarë kam përjetuar unë?”
Shkelzen Maliqi
Ai iku.
Ashtu siç i ikte dikur të vërtetës në sytë e nxënësve.
Iku shpejt, si atlet, por jo prej lodhjes fizike –prej frikës që është e vetmja gjë që nuk i ka ndryshuar kurrë.
Sarkazma e një epoke të zezë
Ironia është e hidhur:
një njeri që dikur godiste shqiptarë me “autoritetin” e shtetit jugosllav, sot vrapon lirshëm pranë lumit që e deshëm aq shumë, ndërsa ata që i mbajti në bodrume mbajnë në trup dhimbjen e viteve ’81–’90.
E sot, me të njëjtat syze të errëta, mundohet të fshehë një të kaluar që Peja e di mirë, që Kosova e shkroi në dosjet e saj të dhimbjes.
Në vend të përfundimit
Ky vizatim bardh e zi (S.Muji ’25) nuk është portret i një njeriu –është portret i një fenomeni, i një sistemi, i një kategorie të errët të shoqërisë sonë: arsimtarë që u shndërruan në hetues, profesorë që u bënë përsekutorë, njerëz të dijes që u kthyen në vegla të dhunës.
Shyqeri Syka është vetëm një emblemë, një shembull, një kujtesë e asaj që ndodhi.
Dhe populli duhet ta dijë –jo për hakmarrje, por që historia të mos përsëritet kurrë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu