Sipas BE-së, në Serbi nuk pati ceremoni shtetërore varrimi!

Shkrime relevante

Maskat de Flamingo

Blerim Nika, Zvicër I ashtuquajturi “Revolucioni de Flamingo” është orkestrim i forcave...

Përplasja diplomatike me atasheun ushtarak të Serbisë

Gjenerali Serb Bozhidar Jankoviq, që ka bërë shumë masakra në Kosovë...

Deçani në zemër të mërgatës – libër, diplomaci dhe krenari kombëtare në Cyrih e St. Gallen

Islam Sadiki - St. Gallen ____ Promovimi i librit “Krimet serbe në Kosovë...

Klithma e një biri të Arbërisë për atdheun e tij

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Shqipëri, varrin tënd nuk do ta hapin! Klithma...

Muharrem Salihi: “Sot votova në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë, në vendlindjen time, për zgjedhjet parlamentare në Serbi”

Muharrem Salihu, Tupallë, Medvegjë ____ Te dashur miq, Sot votova në shkollën fillore “Zenel...

Shpërndaj

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Paula Pinho, tha se në Serbi nuk pati ceremoni shtetërore varrimi për Ratko Mlladiqin.
Por Ratko Mlladiqi u varros me nderime ushtarake.
Në ceremoni morën pjesë:
* djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq – Danilo Vuçiq;
* ministri i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq;
* ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq;
* ministri pa portofol, Nenad Popoviq;
* ministri i Kulturës, Nikolla Selakoviq;
* ministri për Investime Publike, Darko Glishiq;
* ministrja e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski.
Pra, sipas BE-së, këta nuk përfaqësonin shtetin serb.
Ndoshta ishin aty si pjesëtarë të ndonjë klubi të zjarrfikësve.
Mirëpo zonja Pinho, Mlladiqi u varros me nderime ushtarake:
E kujt është Ushtria e Serbisë?
E shtetit serb apo e një shoqate peshkatarësh?
Është ushtri private, apo e shtetit?
Kur një ushtri i bën nderime ushtarake një gjenerali të dënuar me burg të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte, nuk mund të bindësh njeri, se ceremonia nuk ka lidhje me shtetin.
Për ta konsideruar ceremoninë shtetërore, BE-ja ndoshta priste të merrnin pjesë edhe shoqatat e shahistëve dhe shitësit e specave!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu