Bashkëkremtimi me hierarkun serb në Gjirokastër – një akt i turpshëm ndaj kombit dhe Kosovës

Shkrime relevante

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetën? (2) *Jetë...

Bashkëkremtimi me hierarkun serb në Gjirokastër – një akt i turpshëm ndaj kombit dhe Kosovës

Basri Beka, Prishtinë ____ Bashkëkremtimi me hierarkun serb në Gjirokastër – një akt...

Kush e mbajti Kosovën gjallë: ata që punuan, apo ata që sot tregojnë përralla?

Thorbjørn Jagland, duke ia dhënë në Oslo NOBEL-in për Paqe Nënë...

Intervista e Jusuf Buxhovit prekë në thelb të gjitha dobësitë që i kemi si shoqëri

Saim Tahiraj, Zvicër ____ Një intervistë shumë realiste, që prek në thelb të...

Agim Vuniqi: “Në emër të popullit serb” vs. Kushtetuta e Kosovës

Agim Vuniqi, Vashington ____ Sovraniteti dhe Populli: Siç reagoi edhe Kryetarja e Kuvendit,...

Shpërndaj

Bashkëkremtimi me hierarkun serb në Gjirokastër – një akt i turpshëm ndaj kombit dhe Kosovës
Jam thellësisht i ofenduar.
____
Më 6 shtator 2026, Mitropoliti i Gjirokastrës, Nathanael, priti dhe bashkëkremtoi Liturgjinë Hyjnore me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije II. E bëri këtë në katedralen e Gjirokastrës, në tokën shqiptare, para syve të besimtarëve shqiptarë.
Ky nuk është “bashkëpunim shpirtëror”. Ky është një akt i rëndë, i turpshëm dhe i papranueshëm.
Si mund të pretësh me nderime një hierark të Kishës Ortodokse Serbe – asaj kishe që historikisht ka ushqyer idenë e “Kosovës serbe”, që ka bekuar armatimet kundër shqiptarëve dhe që vazhdon të pretendojë mbi tokat dhe objektet e kultit në Dardani – dhe pastaj të shkëmbesh dhurata dhe fjalë të ëmbla për “marrëdhëniet midis dy kishave”?
Si mund të harrohen kaq lehtë mijëra shqiptarë të vrarë, të dhunuar e të dëbuar?
Si mund të harrohen ortodoksët shqiptarë të Kosovës?
Si mund të harrohet se kisha serbe ka mbajtur dhe pretendon ende kisha e manastire që u përkasin tokës shqiptare?
Kjo nuk është dashuri e krishterë. Kjo është indiferencë ndaj gjakut dhe ndaj kujtesës së kombit.
Kjo është një fytyrë e rëndë ndaj çdo shqiptari që e di se çfarë ka bërë Serbia.
Unë kërkoj që Kryepeshkopi Joan dhe Sinodi i Shenjtë të marrin qëndrim të qartë dhe të vendosur.
Kërkoj që ky akt të dënohet publikisht.
Kërkoj që kisha shqiptare të qëndrojë me popullin e vet dhe me Kosovën, jo me ata që ende ëndërrojnë “kthimin” në Kosovë.
Unë nuk e pranoj këtë bashkëkremtim.
Nuk e pranoj këtë heshtje.
Nuk e pranoj këtë turp.
Ky është krim moral ndaj atdheut dhe ndaj viktimave.
Dhe nuk do të mbetet pa zë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu