ARKIVI:
7 Mars 2026

Ai që e sulmon Albin Kurtin, i sulmon pesëdhjetë për qind të votuesve

Shkrime relevante

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
___
SULMET NDAJ KURTIT JANË SULME NDAJ VOTËS SË 50% TË QYTETARËVE SHQIPTARË
___
Për të shkruar këtë shkrim më inspiroi një kritikë e fuqishme e atdhetarit Idriz Zeçiri, i cili mbron votën e qytetarëve dhe sovranitetin e Kosovës.
Qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe pa frikë janë frymëzim për çdo shqiptar që e do vendin e tij.
O opozitarë të mjerë, Kryeministri Kurti përfaqëson mbi 50% të votës shqiptare.
Kush sulmon atë, po sfidon drejtpërdrejt vullnetin e shumicës së popullit.
Opozita duhet t’i nënshtrohet jo vetëm gjykimit të votës, por edhe hetimeve të prokurorisë, për shkak të aleancave të dyshuara të dëmshme me Beogradin dhe Listën politike të kontrolluar nga Vuçiçi.
Si është e mundur që opozita të rreshtohet përkrah Listës Serbe kundër një qeverie të zgjedhur me afro 50% të votës shqiptare?
Këta janë bërë bashkë në një front që synon kompromise të rrezikshme në dëm të Kosovës, duke shërbyer interesave të Beogradit.
Veprimet e tyre i japin avantazhe politike Vuçiçit dhe qarqeve të tij.
Disa prej figurave të këtij grupimi vazhdojnë udhëtimet drejt Beogradit për konsultime, duke krijuar dyshime se po marrin udhëzime që nuk i shërbejnë interesit të Kosovës.
Qëllimi i opozitës është të shkelë votën e shumicës, duke tentuar të zhbëjë vullnetin e 50% të elektoratit shqiptar dhe të rikthejë marrëveshjet e vjetra, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha Kosovës.
Narrativa e opozitës dështuan.
Kritikat e opozitës dhe pretendimet e tyre mbi “dështimet” e qeverisë, duke shpallur krizë në marrëdhëniet Kosovë–SHBA, ranë poshtë.
Vizitat e fundit në SHBA të Presidentes, Kryeministrit dhe Ministres së Jashtme i rrëzuan këto pretendime, duke realizuar takime të rëndësishme me zyrtarë amerikanë, deri tek Presidenti Donald Trump.
A keni dëgjuar ndonjëherë që një opozitë të gëzohet për sanksione ndaj vendit të vet?
Kjo është sjellje e papranueshme, duke pritur që qeveria të goditet nga ndëshkimet ndërkombëtare.
Përgjegjësia nuk bie vetëm mbi opozitën
Figurat e dikurshme të opozitës, që udhëhiqnin dialogun, mashtruan publikun dhe hapën rrugën për projekte ndarjeje dhe kompromise të rrezikshme për Kosovën.
Disa media, analistë dhe figura të caktuara kanë krijuar “tragjedi të rreme” për të sulmuar qeverinë dhe për të ndikuar opinionin publik në mënyrë të padrejtë.
Kuptojeni, votues: rrenat dhe propaganda e opozitës se Kurti “na prishi me Amerikën” janë të pasakta dhe të fabrikuara.
Vizita e mirëpritur në SHBA i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e opozitës, duke realizuar takime në nivele të larta me zyrtarë amerikanë.
Për këto shpifje, propagandë dhe pretendime të rreme, opozita duhet t’i kërkojë falje institucioneve dhe popullit për goditjet e pabaza.
Mesazhi përfundimtar është i qartë se SHBA-të mbeten aleate e fortë e Kosovës, pavarësisht zhurmës dhe propagandës së krijuar nga opozita.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Fjalia e juaj, po citojë:

    “A keni dëgjuar ndonjëherë që një opozitë të gëzohet për sanksione ndaj vendit të vet?”

    Në rastin konkret, opozita e KA PRÉ DEGËN Ë TË CILËN VET ËSHTË E ULUR!
    *
    Po e them edhe një fjali:
    Gëzohu për arritjet tua, por mos u gëzo për fatkeqësinë e tjetrit!

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Bajram Gjergj Kabashin

  2. O Halil burri, perse more genjen kaq shumë. Po krejt Kosova e din qe “ai qe e sulmon Albin Sharlatanin” nuk sulmon 50% e votes se qytetareve. Albini me VV fitoi 42% te votes se qytetareve e jo 50%.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu