ARKIVI:
14 Mars 2026

Antiamerikanizmi , sot për sot: arma më e rrezikshme e Serbisë kundër Kosovës!

Shkrime relevante

Ju flet Sekretari i Parë i Partisë Socialiste

Lis Bukuroca, Gjermani Shokë dhe shoqe, popull heroik i Shqipërisë! Ju flet Sekretari i...

Ja çfarë dimë për vëllezërit terroristë dhe nënën e tyre: “Mundësia reale që sulmi të jetë urdhëruar”

Kriminologët hetojnë aty ku tre vëllezërit u arrestuan të mërkurën. Foto:...

Shpërndaj

Forcat e këmbësorisë së NATO-s , duke hyrë në Kosovë kah Hani i Elezit, në qershor të vitit 1999 pasi më shumë se dy muaj e kishin bombarduar nga qielli Serbinë. Roli i SHBA-ve për lirinë e Kosovës ishte dhe mbetët i jashtëzakonshëm.

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Gjatë javëve të fundit, në mediat tona sociale dhe në televizionet nacionale është vërejtur një rritje e diskutimeve rreth temës së antiamerikanizmit.

Megjithatë, kjo frymë më shumë duket artificiale sesa reale. Ata që e nxisin këtë debat kanë interesat dhe arsyet e tyre, ndërsa të tjerët që e mbrojnë Amerikën e bëjnë këtë shpesh nga motive të ndryshme.

Të dyja palët, duke pretenduar se mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëtare të Kosovës, shpesh bien në grackën e përplasjes së panevojshme, apo si thotë një thënie popullore: “e kruan vetullën, e nxjerr syrin”?!

Shikuar nga pikëpamja sociologjike, çdo dukuri e re politike e shoqërore duhet analizuar me kujdes, për të kuptuar si “diagnozën” ashtu edhe “terapinë” e duhur.

Antiamerikanizmi, si temë, është i rrezikshëm sepse debati rreth tij – qoftë edhe i nxitur nga qarqe antishqiptare – është i panevojshëm, i pakuptimtë dhe në kundërshtim të plotë me interesat tona shtetërore dhe ato kombëtare.

2. S’ë këndejmi nuk guxojmë të mbështetemi vetëm në euforinë e nacionalizmit irracional, për ta aktualizuar këtë stigmë e stereotipi të padobishme e madje edhe tejet të rrezikshme për interesat e lartëcekura. Sepse, thjesht kjo stigmë rrezikon të na përplasë me vlerat perëndimore.

Përpjekjet e shtetit për të afirmuar vlerat tona të nëpërkëmbura nuk duhet të na largojnë nga minoritetet, veçanërisht nga serbët e Kosovës, të cilët siç e dimë përherë janë të manipuluar nga regjimi i Serbisë.

Problemi ynë nuk janë serbët vendas, por Serbia, e cila po përpiqet të mbjellë farën e antiamerikanizmit në Kosovë.

Prandaj, nacionalizmi kosovar duhet të “spastrohet” nga ambiciet irracionale. Ai nuk duhet të bëhet pjesë e programeve shtetërore, sepse mund të prodhojë një gjeneratë antiamerikane e antiperëndimore, ashtu siç do dëshironte edhe “babai” i kombit serb Dobrica Cosiq! Nacionalizmi mund të përdoret përkohësisht nga partitë për konsum e interesa te brendshme politike, por jo të institucionalizohet si politikë shtetërore. Kjo qasje do të ishte fatale për Kosovën.

3. Situata në veri të Kosovës është testi më i qartë i këtij diskursi. Serbia është e interesuar që përmes politikës, diplomacisë, mediave dhe mekanizmave të tjerë ta imponojë tek ne dhe sidomos ne bote narrativen antiamerikane.

Kosova nuk duhet të bjerë në këtë kurth. Përkundrazi, duhet të kërkojmë standarde dhe përvoja të dëshmuara evroamerikane. Për nacionalistët irracionalë kjo mund të duket si “humbje”, por në fakt është tani per tani alternativa e vetme e qëndrueshme. Në të kundërtën, siç kemi parë, parlament ynë po edhe e gjithë jeta sociale e meditative rrezikon të kthehet në një arenë zhurmuesish irracionalë që nuk kanë vizion për shtetin, por vetëm për ruajtjen e privilegjeve të tyre dhe gërryerjen e shtetësisë se Kosovës.

Në këtë kohë të vështirë, kur ekziston rreziku të na ngjitet etiketa e antiamerikanizmit, një synim e jam shume i bindur edhe një Projekt i shumëdëshiruar nga Serbia, është jetike të dëshmojmë lojalitetin tonë ndaj vlerave dhe standardeve euro perëndimore

Dhe kjo nuk bëhet me kakofoni politike, e vajtime e akuza të ndërsjella nga aula e Kuvendit, e as në medie sociale, e as përmes shoqërisë civile, por vetëm me një; ushtri té fortë dhe diplomaci inteligjente, pra, një lobim te orkestruar mirë me Shqipërinë dhe aleatët tanë…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Jesus!!! Kakofonia eshte ky tekst me tere naritiv qe permban shkrimi i ketij zotriut. Lobim me Shqiperine?! Ne krye te se ciles eshte narkomani proserb- anti Kosoves. Qe e zgjedh ne Kuvend person ineksistues te Inteligjences Artificiale. Ne ate Shqiperi ku vrrasesi brutal i Ministris te mbrojtjes te Kosoves ishte njeriu i paguar dhe fliste gjuhen shqipe me theks te Shqiperise!!! Dorzojani Hashim Thacin Shqiperise. Se me ata, ky vrrasesi, e rognerist eshte njeri i tyne qe i vriste djemet te UCK-se, ne koordinim me SHIK te Shqiperise.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu