
Thirrje për riarmatim intelektual
Të nderuar bashkatdhetarë,
Tregohuni të sinqertë me vetveten: a nuk po ju dridhet shpirti duke parë se si Islami politik po tenton të pushtojë çdo hapësirë të jetës shoqërore? Si mund të qëndroni pasivë kur agjentët antishqiptarë po shkatërrojnë tullë pas tulle historinë tonë heroike dhe identitetin tonë kombëtar?
Të dashur bashkatdhetarë,
Që nga Nisma e Deçanit më 20 tetor 2023 dhe deklarata e famshme “Nga sot, ne nuk jemi më myslimanë”, pamë debate të zjarrta dhe përjetuam fyerje, kërcënime dhe sulme të panumërta! Megjithatë, ndodhi mrekullia dhe filloi shkëlqyeshëm ndërgjegjësimi i popullit: mijëra pagëzime që tronditën themelet e propagandës antishqiptare.
Por nuk mjafton me kaq! Armiku nuk është dorëzuar. Përkundrazi!
A po e shihni propagandën islamiste që pushton mediat me audiencë nacionale? A jeni dëshmitarë të varrosjes së ngadaltë të laicitetit në Kosovë dhe të grushtshtetit që po përgatitet për ta shndërruar në shtet sheriatik?
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë urgjente për forca të reja, për RIARMATIM INTELEKTUAL TOTAL!
Nëse jeni historian, flisni me zë të lartë për historinë tonë të lavdishme, mos lejoni që të rishkruhet nga agjendat e huaj!
Nëse jeni sociolog, tregoni me prova se si rrjetet dhe frekuentimet formojnë trajektoret individuale të të rinjve tanë drejt izolimit dhe radikalizmit!
Nëse jeni psikolog, publikoni artikuj shkencorë për rolin shkatërrues të frikës së mbjellë nga imamët në aftësitë e arsyetimit dhe vendimmarrjes së individëve!
Nëse jeni gazetar, kërkoni të vërtetën me ndershmëri.
Nëse jeni pedagog apo student, nxisni pyetje dhe debat të hapur.
Nëse jeni ish-mysliman, thuajeni publikisht dhe, pa i sulmuar besimtarët dhe pa shpifje, shkruani për tekstet absurde dhe mizore që gjenden në Kuran dhe në literaturën islame në përgjithësi.
Nuk mjafton të jemi patriotë në zemër; duhet të jemi ushtarë të fjalës së lirë në çdo platformë. Armiku ynë më i madh është pasiviteti, heshtja. Andaj, mos e nënvlerësoni peshën e fjalës suaj: çdo postim në rrjetet sociale ka ndikim në jetën reale.
Dhe në këtë luftë ideologjike të shekullit XXI, le të marrim shembull nga Ati i Kombit!
Ashtu si Gjergj Kastrioti, për 25 vjet me radhë, me një ushtri shumë më të vogël, i rezistoi perandorisë më të fuqishme të kohës duke përdorur lëvizshmëri ekstreme, goditje të befasishme, pritat në malet e pamposhtura shqiptare dhe bashkimin e princave në Lidhjen e Lezhës, duke iu shmangur përballjeve të drejtpërdrejta kur forcat ishin tepër të pabarabarta, edhe ne sot duhet të bëjmë guerilë intelektuale:
Goditni propagandën aty ku është më e dobët (tekstet islame dhe falsifikimi i historisë sonë).
Tërhiquni strategjikisht në “malet digjitale” të rrjeteve sociale (vëzhdoni propagandën në portalet islamiste për ta goditur në kohën e duhur dhe me forcën më të madhe).
Mbështetuni te populli (kurrë mos harroni se shumica dërrmuese e shqiptarëve na përkrahin, andaj, kurrë mos i shani besimtarët e sinqertë).
Zgjohuni! Shkruani, flisni, alarmoni popullin për rrezikun që po na kanoset.
Bashkohuni dhe mos u dorëzoni kurrë në këtë luftë ideologjike për mbijetesën tonë kombëtare në këtë mijëvjeçar!


