ARKIVI:
7 Mars 2026

Burgosja dhe eliminimi i Ukshin Hotit, plan i UDB-ashëve të LDK-së

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Në burgosjen e Ukshin Hotit kanë pasur gisht udbashët e Ldk-së.
Ukshin Hotin thjesht e kanë pasur halë në sy disa alfa bisha të Ldk-së në strukturat më të larta të hierarkisë, sepse ua ka prishë planin për menaxhimin e pa skajshëm të robërisë me lekët e popullit.
E edhe më saktësisht ua ka prishë atyre kumbarinë me serbët e Millosheviqit dhe planin për kinse rezistencë paqësore apo pasive.
Në fakt rezistenca pasive s’ka qenë asgjë tjetër përpos qetësi e turpshme siperfaqësore nën ombrellën e aparthajdit serb dhe amortizim i mllefit gjithëpopullor, respektivisht i zellit për çlirim përmes rezistencës aktive.
Përpos kësaj Ldk e ka penguar çdo tentim për kuptimin e së vërtetës për burgosjen e Ukshin Hotit.
Ldk në fakt, e ka anatemuar jo vetëm fatin e tij të panjohur pas lirimit nga burgu i Dubraves, por edhe komplet personin e tij.
Për mua personalisht është shumë e qartë pse disa udhëheqës të Ldk-së isovite kanë uluruar si ulkonjat nëpër fushata elektorale për kinse domosdoshmërinë e zbardhjes së vrasjeve politke, ndërkaq pas ardhjes në pushtet i kanë anatemuar plotësisht ato.
Sepse i kanë pasur duart e zhytura në gjakun e pafajshëm shqiptar deri në bërryla.
Sepse ka ekzistuar një marrëveshje interne ndërmjet gjakatarëve të Ldk-së dhe atyre të Pdk-së, për mos zbardhjen e vrasjeve politike, respektivisht për zhdukjen definitive të gjurmëve të krimit të përbashkët.
Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë sidomos prej ndërmjetësuesve amerikan në dialog, që t’i bëjnë presion Aleksandër Vuçiqit për ta zbardhur fatin e Ukshin Hotit
Sepse ai si Ministër i Informatave në Qeverinë e Millosheviqit është më se miri i informuar për fatin e tij tragjik.
E edhe më saktësisht, askush s’mund t’i sqaron në mënyrë më të përpiktë dhe kompetente, rrethanat e burgosjes dhe zhdukjes së Ukshin Hotit pas lirimit nga burgu i Dubraves se sa Krimineli i luftës dhe paqes Aleksandar Vuçiq.
Sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta kuptojmë të gjithë së bashku dhe një herë e përgjithmonë, se çka ka ndodhur në të vërtetë me të Madhin Ukshin Hoti.
Këtë Qeveria e Kosovës ia ka borxh jo vetëm familjes së Ukshin Hotit, por edhe mbarë popullit të Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë.
Po e ritheksoj edhe një herë :
Pa zbardhjen e të gjitha krimeve politike në Kosovë, kurrë s’do ta mësojmë të vërtetën e plotë dhe gjithmonë do të kemi hapësirë të pafundme për spekulime.
Ndërkaq spekulimet jo vetëm që nuk shërojnë dhe mbyllin plagë të hapura trupore e shpirtërore, por ua shtojnë atyre dhimbjet, si kripa kur hidhet mbi to.
Në anën tjetër sa më e madhe që është hapësira për spekulime, aq më e madhe është edhe mundësia për dyshime dhe fajësime të gabuara, respektivisht për manipulimin dhe falsifikimin e së vërtetës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu