Me Albinin Kryeministër pas vitit 2008, Kosova do të ishte anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s

Shkrime relevante

Si Jetish Bajrami, ashtu edhe i biri, Mustafa Bajrami…!

Msc Belisar Jezerci, historian ____ Ashtu si i ati Jetish Bajrami, edhe i...

Moszgjidhja e njërit prej nënkryetarëve nuk e bllokon apo e mban të papërfunduar konstituimin e Kuvendit

Agim Vuniqi, Vashington ____ Edhe pse neni 67 i Kushtetutës përcakton se Kryesia...

A mendoni jashtë “të vërtetave partiake” dhe klanore ti zonja Eliza Hoxha dhe z.Ismail Tasholli!?

Msc Belisar Jezerci, historian ____ Zonja Eliza Hoxha dhe z.Ismail Tasholli! "Ju dëshmuat haptas,...

Tezat themelore të rishikimit të strategjisë shqiptare në transformimin e marrëdhënieve transatlantike

Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Hyrje: Drejt një doktrine të re strategjike shqiptare...

Kërkuar fakte, ja ku janë ato! Nga rekrutimi për ISIS te spiunazhi për BIA-n e Serbisë

Lyuan - Asllan Dibrani, Gjermani Disa zëra që kundërshtuan shkrimin tim kërkuan...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Pohoj me përgjegjësi të plotë :
Sikur Albin Kurti të kishte qenë Kryeministri i parë Republikës pas shpalljes dhe pranimit të pavarësisë, Kosova sot do të ishte anëtare e plotë e Unionit Evropian dhe NATO-s, ndërkaq Serbia do të sillej si çigër rreth mullarit të saj.
Sepse korrupsioni do të ishte në nivelin më të ulët në Ballkan, krimi i organizuar dhe menaxhuar nga kulmi i politikës i panjohur, Gjyqësori do të ishte i pavarur, vrasjet politke plotësisht të sqaruara dhe zbardhura, regjionalizimi dhe copëtimi nuk do të kishte ndodhur në baza etnike, diplomacia do ta kishte kryer punën e saj si duhet duke e detyruar Serbinë për t’i kryer obligimet ndaj Kosovës, Lista Serbe nuk do të ekzistonte fare, privatizimi dhe tenderimi nuk do të ishte mafioz, oligarkët do të paguanin tatim të plotë dhe nuk do të loznin me çmime, ndërkaq demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni do të ishin terme të panjohura në fjalorin tonë politik.
Si rrjedhojë në Kosovë do të kishte investime të panumërta, punësim pothuajse të plotë, eksport me të madh se import, arsim të nivelit të lartë profesional dhe shëndetësi për të cilën do të na kishte lakmi mbarë rajoni.
Në anën tjetër policia e Kosovës do të ishte shumë më profesionale, ndërkaq ushtria shumë më e fuqishme.
Përveç kësaj mediat nuk do të ishin mercenare por profesionale, ndërkaq udbashet e punësuar nëpër institucionet kyçe të shtetit do t’i shikonin shefat e tyre serb nga ekranet televizive të dhomave të burgut.
E që besa kurrën e kurrës s’do të plaçkiteshin thesari i shtetit, buxheti, rezervat, fondet për zhvillim, donacionet, taksat dhe doganat.
Një zhvillim dhe përparim i tillë i hovshëm i Kosovës do ta detyronte Serbinë për t’iu përgjeruar si lypsare Qeverisë së Kosovës për të mos i vënë asaj pengesa gjatë rrugëtimit integrues politik dhe diplomatik për në Unionin Evropian edhe më çmimin e njohjes, kërkimfaljes dhe dëmshpërblimit.
Krejt për fund Gjykata Speciale do të ishte po ashtu term i panjohur në fjalorin tonë politik, ndërkaq Dick Marti dhe Bruno Vekariç do ta shkërdhenin mamin e vet ose Carla Del Ponten.
E madje jam shumë i sigurt që Frédérica Mogherini do ta bënte shurrën dhe kaken në gojë të Vuçiqit.
E di që njërit apo tjetrit do t’i dukem si një tifoz naiv dhe i verbër i Albinit, por ata dhe ato që më njohin përmes postimeve, shkrimeve dhe analizave të mia e dinë shumë mirë që nuk jam romantik utopist dhe iluzionist përkundrazi jam realist deri në shokim të lexuesve të mi, sepse besoj në efektin kthjellues dhe sqarues të shok-terapisë.
E di që pas leximit të këtij shkrimi do t’i kallet kapaku i rradakes Ibrahim Kelmendit ama “ko ga šiša, nek ide od muke u šumi da piša.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu