Bisedoi: Hajriz Mamaj
Nga Psikologia Klinike drejt Parlamentit të Kosovës
Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë, zgjedhje nga të cilat qytetarët shpresojnë të dalë një parlament stabil, funksional dhe në shërbim real të popullit. Në këtë garë politike, krahas figurave të njohura, po shfaqen edhe emra të rinj, profesionistë të fushave të ndryshme, që synojnë të sjellin një frymë ndryshe në politikë.
Një prej këtyre emrave është Dafina Broqi, psikologe klinike, anëtare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë dhe kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete nga Peja. Me znj. Broqi biseduam rreth rrugëtimit të saj profesional, motivimit për t’u përfshirë në politikë dhe prioriteteve që ajo synon t’i çojë në Kuvendin e Kosovës.
Pyetje: Znj. Broqi, çfarë ju shtyu që nga profesioni i psikologes klinike të angazhoheni në politikë?
Dafina Broqi:
Orientimi im politik nuk ka ardhur rastësisht. Ai buron nga ngjarjet historike dhe përjetimet që kanë ndikuar drejtpërdrejt në formimin tim si njeri dhe profesioniste. Rrëfimet e prindërve për përpjekjet për liri, si dhe përjetimi i luftës së fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më kanë bindur se kontributi për vendin nuk mjafton vetëm në profesion,...