“Seoba Srba” (Shpërngulja e Serbëve), një shpifje historike serbomadhe e vërtetuar nga studjuesit e vërtetë të historisë…

Nikollë Loka, Tiranë
Attilio Vacaro, Per una lettura dell’Albania medievale e delle guerre antiturche nei Balcani- Attilio Vaccaro, Për një lexim të Shqipërisë mesjetare dhe të luftërave antiturke në Ballka
Abstrakt
Ky studim përmban një përmbledhje të disa ngjarjeve të Mesjetës shqiptare dhe të luftërave kundër osmanëve në botën ballkanike, në dritën e burimeve historiko-letrare dhe të mendimit historiografik më të fundit që është zhvilluar në lidhje me to.
Fjalë kyçe: Mesjeta shqiptare. Mesjeta ballkanike.
Ky punim paraqitet si një parathënie e një projekti botues, i cili i përgjigjet vullnetit për të ofruar një kontribut shkencor më të thelluar mbi historinë e Mesjetës shqiptare¹, mbi qëndresën antiturke në botën ballkanike dhe mbi temat që mendimi historiografik bashkëkohor ka zhvilluar në lidhje me to. Në këtë Workshop të Dytë të Departamentit të Historisë të Universitetit të Kalabrisë synohet, për rrjedhojë, të propozohet një qasje metodologjike e përcaktuar sipas disa skemave të dobishme për këdo që dëshiron t’i afrohet periudhës historike në fjalë dhe ta kuptojë atë në të gjithë elementët e saj kompleksë karakterizues, duke marrë parasysh edhe veprimtarinë antiturke të zhvilluar në Ballkan në disa fronte, me forma dhe mënyra të ndryshme.
Deri te beteja e Fushë-Kosovës (1389)
Nuk ka dyshim se lufta antiturke e luftëtarëve shqiptarë, nën komandën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut (1405–1468), e rriti famën e Shqipërisë në kontekstin evropian, pasi ajo, së bashku me sundimtarë dhe fisnikë ballkanikë, mbrojti nga islamizmi turk jo vetëm lirinë dhe ekzistencën e vet, por mbarë qytetërimin perëndimor.
Shtetet e kërcënuara nga i njëjti rrezik e drejtuan vëmendjen e tyre nga “vendi i shqiponjave” dhe vendosën me të marrëdhënie diplomatike. Kështu u zhvilluan shkëmbime të shpeshta midis Shqipërisë dhe shteteve italiane si Venecia, Napoli, Papati, Dukati i Milanos, Republika e Raguzës, Mbretëria e Hungarisë, Dukati i Burgonjës dhe të tjerë. Këto marrëdhënie çuan në një sërë traktatesh paqeje, si ai i lidhur midis Skënderbeut dhe Venedikut (1446), midis heroit shqiptar dhe Alfonsit të Aragonës (Traktati i Gaetës, 1451), etj.²
Por le të kthehemi disa hapa pas për të kuptuar në çfarë konteksti historik u formësua lufta shkatërrimtare contra turcos dhe zgjerimi mysliman në Ballkan.
Le të fillojmë duke theksuar se gjatë shekullit XIV sundimi i sovranëve napolitanë nuk mbeti i qëndrueshëm në Shqipëri dhe u dobësua gradualisht edhe aleanca me princat shqiptarë. Nga kjo situatë e pasigurt përfitoi cari serb Stefan Dushani (1331–1335), i dinastisë Nemanja, i cili pushtoi Ballkanin, duke përcaktuar fundin e pushtetit anzhuin në Shqipëri, por pa arritur të krijojë një sundim të qëndrueshëm mbi të.³
Pas vdekjes së tij, u shfaq një rivalitet i përgjakshëm midis fisnikëve shqiptarë. Në mesin e shekullit XIV, dy familje përplaseshin për zotërimin e territorit shqiptar: ajo e Topiajve, princër të Durrësit, dhe ajo e Balshajve, princër të Zetës.⁴
Por pak më vonë, sulmet osmane do t’u shkaktonin humbje të rënda si grekëve, ashtu edhe sllavëve. Sofja ra në vitin 1385, Nishi në 1386, ndërsa Selaniku në prill të vitit 1387.⁵
Turqit shumë shpejt u gjendën në një pozitë të favorshme për të pushtuar tërë Serbinë. Kështu, Qara Timurtash Pasha, duke lëvizur nëpër një territor të gjerë, kaloi lumin Vardar dhe hyri në Bosnje. Të trembur nga këto pushtime të papritura, princat vendas u bashkuan nën udhëheqjen e serbit Llazar Hrebeljanoviq (1329–1389), zot i krahinës së Rudnikut dhe Uzhiçes, dhe në vitin 1387 e sulmuan papritur dhe e detyruan të tërhiqej Qara Timurtashin në Ploçnik, mbi lumin Vardar.⁶
Në këtë koalicion kishte marrë pjesë fshehtas me forcat e veta edhe Gjergj II Balsha, zot i Shqipërisë, i frikësuar se mos humbiste zotërimet e tij. Fitorja e Ploçnikut hapi rrugën për një aleancë më të gjerë kundër turqve dhe për një hakmarrje nga ana e Gjergj II për disfatën e Savrës.⁷ Lidhur me ngjarjet e Savrës, kujtojmë se në vitin 1385, nën Muratin I (1362–1389), ushtria osmane, e përbërë nga dyzet mijë ushtarë nën komandën e Timurtashit, hyri në Shqipëri përmes Maqedonisë dhe pushtoi Kosturin dhe Beratin.
Turqit ishin thirrur nga Karlo Topia, princ i Arbënisë, Krujës dhe Durrësit – dinastia e të cilit ushtronte pushtetin mbi këto qendra dhe territoret e tyre – që të sulmonin Balshën II dhe t’ia rikthenin atij principatën e humbur.⁸ Në Savër, pranë qytetit të Elbasanit, nën udhëheqjen e Balshës II, ushtria shqiptare, më e pakët në numër, u mund plotësisht dhe udhëheqësi i saj u vra. Bashkëshortja e tij, Komita, nga familja e Muzakajve, zotër të Myzeqesë dhe të Beratit, arriti një marrëveshje me turqit; ajo mori qytetin e Vlorës, ku vdiq në vitin 1396.
Duke u njohur si vasalë të sulltanit jo vetëm Topiajt, por edhe vetë Balshajt, Arianitët, Gropajt dhe të tjerë¹¹, ata nuk e humbën kurrë nga sytë mënyrën se si të çliroheshin sa më shpejt nga vasaliteti turk, edhe pse fitorja e sipërpërmendur u kishte hapur gjerësisht rrugën osmanëve në trojet shqiptare. Por, pasi u largua veziri, kapedanët e Myzeqesë rimorën Beratin dhe Kosturin (fig. 1–10).¹²
Ndërkohë, në vitin 1388, boshnjakët, të aleatuar me fqinjin e tyre Llazar, nën udhëheqjen e Vllatko Vukoviqit, komandant ushtarak në shërbim të mbretit Tvrtko, i zmbrapsën turqit që kishin pushtuar skajin jugor të Bosnjës.¹³
Fama e këtij suksesi të fundit dhe e fitores së Ploçnikut i bindi gjithnjë e më shumë edhe zotër të tjerë ballkanikë të organizonin një kryengritje më të përgjithshme me një koalicion të madh antiturk. Shqiptarët, bullgarët dhe vllehët refuzuan t’i bënin homazh sulltanit, duke denoncuar traktatet. Përgjigjja e Muratit nuk vonoi dhe ai kaloi në përballjen me ta një e nga një. Kështu, veziri i madh Ali Pasha pushtoi tokat bullgare dhe cari Ivan (Gjon) Shishman (1371–1395), i cili kishte refuzuar homazhin ndaj sulltanit, u detyrua të braktiste kryeqytetin për t’u strehuar në kështjellën e Nikopolit, mbi Danub.
Turqit pushtuan atëherë Trnovon dhe Shumenin, duke e detyruar sovranin bullgar të dorëzohej, të paguante haraç dhe t’u dorëzonte atyre kështjellën e Durostoriumit (Silistrës). Atij iu lejua, pasi u përul në gjunjë duke kërkuar falje nga Murati, të mbetej në Bullgari si mbret vasal. Shumë shpejt edhe princat e tjerë bullgarë të Vidinit dhe të Dobruxhës u ngutën të kryenin aktin e vasalitetit ndaj sulltanit.¹⁴
Ndërkohë, sulmi në Anadoll i emirit të Karamanit kundër Muratit e detyroi këtë të fundit të pezullonte përkohësisht fushatën ushtarake në Ballkan. Pasi u shua kryengritja e emirit – kundër të cilit u përdorën për herë të parë topa dhe mushketa, si edhe kontingjente bullgare të dhëna nga vasalët, ndoshta sepse ushtria turkomane e sulltanit ngurronte të luftonte kundër turkomaneve të tjerë¹⁵ – Murati I, tashmë zot i një pjese të madhe të Azisë së Vogël, u rikthye në Ballkan.

Përvetësimi i Betejës së Kosovës nga serbët, përmendorja e falsifikuar e kësaj beteje afër Prishtinës
Në Betejën vendimtare të Kosovës (15 qershor 1389), në perëndim të Prishtinës, “Kosovo Polje” (Fusha e Mëllenjave), turqit dolën fitimtarë ndaj të krishterëve, kryesisht falë Bajazitit (1389–1402), birit të Muratit, i cili e siguroi fitoren pasi i ati u vra, me gjasë nga Millosh KoPiliçi, dhëndër i LLazarit. Në atë moment, kalimi i pushtetit te Bajaziti ndodhi pa tronditje për Perandorinë Osmane: një perandori që, falë kësaj fitoreje, u konsolidua fuqishëm në Ballkan. Beteja historike e Kosovës, nga njëra anë, shënoi momentin më të rëndësishëm në pushtimin osman të gadishullit ballkanik; nga ana tjetër, u bë ngjarja qendrore e historisë mesjetare serbe. Trimëritë e serbëve në luftime hynë në legjendë dhe në ndërgjegjen popullore si vepra heronjsh (Miti i Kosovës). Por pas betejës, termi “shqiptar” u bë për ta – shpejt dhe padrejtësisht – sinonim i myslimanit, ndonëse kontingjente shqiptare kishin marrë pjesë aktive në këtë përballje historike, duke mbrojtur edhe ato botën e krishterë ortodokse nga Islami. Jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët, miti i Kosovës ka marrë, pavarësisht kujtesës së shkurtër historike të të parëve, një vlerë të jashtëzakonshme historike.
Nuk dihen me siguri shifrat e luftëtarëve. Nga të dyja palët pati humbje të mëdha; vetë sulltani, siç u tha, u vra, dhe fat më i mirë nuk e gjeti as princi Lazar, i cili u burgos dhe u ekzekutua bashkë me fisnikët e tij. Të parin e pasoi i biri Bajaziti, ndërsa të dytin djali i tij më i vogël, Stefan Lazareviqi (1389–1427), i cili, sipas këshillave të mbretëreshës nënë, vejushës Milica, pranoi më pas të bëhej vasal i sulltanit, madje luftoi disa herë në krah të tij. Kaq dihet me siguri për betejën e Fushës së Mëllenjave.
Në ushtrinë e Muratit u bashkuan vasalë të krishterë nën komandën e Kostandinit, princ bullgar i Velbuzhdit, dhe të serbit Marko Kraljeviq, armik i Lazarit, si edhe kontingjente të emirëve të Azisë së Vogël. Në anën tjetër u bashkuan trupat e mbretit Stjepan Tvrtko I të Bosnjës (1338–1391) me princin Lazar dhe vojvodën Mirça I i Vjetri (Mircea cel Bătrân, 1386–1418), për të cilin do të flitet më poshtë, si edhe grupe të armatosura vllehësh, shqiptarësh, polakësh dhe hungarezësh.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në përleshje dokumentohet në “Kujtesë e shkurtër e pasardhësve të shpisë sonë të Muzakajve” të Gjon Muzakës,bashkëkohës i Skënderbeut. Kjo Memorie paraqet shumë ngjashmëri me Historia e Barletit, gjë që të bën të mendosh për një varësi të plotë nga kjo e fundit. Me anë të saj mund të rindërtojmë prejardhjen e njërës prej familjeve më të rëndësishme të “vendit të shqiponjave”, pikërisht atë të Muzakajve, e cila mori pjesë aktive në luftërat kundër turqve.
Në lidhje me betejën e Kosovës, në në Kujtesën e shkurtër lexojmë se: “Llazari, despot i Serbisë, dhe Marku, mbret i Bullgarisë, dhe Teodori Muzaka, i dyti i lindur i shtëpisë sonë, dhe zotër të tjerë të Arbërisë, të bashkuar së bashku erdhën në betejë; dhe të krishterët u thyen, dhe vdiq i sipërpërmenduri Teodor, i cili kishte me vete një bandë të madhe shqiptarësh; dhe u zu rob i përmenduri Lazari i Serbisë dhe më pas u vra. Për këtë arsye filluan luftërat e vazhdueshme të turqve në Arbëri, në të cilat vdiqën shumë zotër dhe fisnikë; dhe, duke munguar trimëria e të sipërpërmendurve, u dobësuan edhe shtetet dhe u humb qyteti i Krujës, në kohën e Bajazitit të parë me këtë emër, e më pas Vlora, megjithëse gjithmonë ne mbroheshim; por forca e turkut gjithmonë rritej, ndërsa e jona pakësohej. Zoti Andrea, gjyshi im, u zhvesh nga zotërimet në atë sulm të Bajazitit nga një pjesë e Devollit dhe e Myzeqesë, të cilat megjithatë i rimori. Pjesën tjetër të shtetit nuk e humbi kurrë; dhe zoti Gjin, babai im dhe gjyshi juaj, zotëroi atë shtet atëror, dhe edhe ai e humbi Myzeqenë, por edhe atë e rimori”.
E dyshimtë, përkundrazi, do të ishte prania e Gjergj II Balshës në përleshje. Sipas disa historianëve shqiptarë, ai mori pjesë me një ushtri të konsiderueshme; sipas të tjerëve, rezulton se atë ditë ai ndodhej në Ulqin, në bregdetin malazez. Për “feudalët” shqiptarë që kishin luftuar kundër turqve, kushtet e vasalitetit ishin jashtëzakonisht të rënda. Nuk ishte kështu për ata që nuk kishin tradhtuar, si Lekë Dukagjini, i cili do t’i jepte emrin Kanunit të Maleve (ose Kanuni i Dukagjinit), pra kodifikimit të zakoneve që rregullonin jetën shqiptare të asaj kohe. Nga ana tjetër, duhet kujtuar se si Dukagjinët ashtu edhe Topiajt e Durrësit i kishin ftuar disa herë osmanët të sulmonin Balshajt. Por këto tradhti, të parë nga historianët shqiptarë bashkëkohorë si veprimet më të turpshme kundër atdheut të tyre, ishin sjellje të zakonshme ndërmjet zotërve feudalë të Mesjetës, të cilët shpesh përdornin ushtri të huaja për të eliminuar armiqtë e tyre, në kundërshtim me interesat e përgjithshme të vendit të tyre.

I mbështetur në sukseset e arritura, sulltan Bajaziti vuri zjarr e hekur në Shqipëri nga viti 1394 deri më 1396; por pas largimit të tij, nën shtysën e zotërve vendorë, shqiptarët e rimorën lirinë e tyre. Në trevat e Shkodrës dhe të Lezhës sundonin Dukagjinët; në Danjë qeveriste Koja Zakarija; në Shqipërinë e Mesme zotëronin Gjon Kastrioti dhe Topiajt; në Jug Aranitët ushtronin sundimin në territoret e Vlorës dhe të Kaninës; Muzakajt sundonin Myzeqenë; Shpatët dhe Zenebishët Epirin; Gropajt zotëronin një pjesë të vogël të territorit të Ohrit; ndërsa Republika e Venedikut ushtronte kontroll mbi Tivarit, Ulqinin, Shkodrën, Lezhën dhe Durrësin.
Në vitin 1396, Gjergji II kishte ndërmarrë një luftë kundër Dukagjinëve. Venediku përfitoi nga kjo përplasje për ta detyruar atë t’i dorëzonte Shkodrën, Drishtin, Danjën dhe kështjellën e Sapës. Disa vite më pas vdiq Balsha (1403).
Të kota rezultuan përpjekjet e fundit për mbrojtjen e principatës së dinastisë nga pasardhësi i Gjergjit, përkatësisht Balsha III. Pas vdekjes së këtij të fundit, zotërimet u copëtuan dhe u ndanë në fillim të vitit 1421 ndërmjet venedikasve, turqve, serbëve dhe boshnjakëve.
Ribashkimi i Shqipërisë nën Balshajt dhe Shpatët, siç u pa, zgjati shumë pak. Mungesa e një koordinimi midis forcave që i ishin kundërvënë ofensivës së huaj dhe përçarjet e brendshme i bënë të pavlefshme fitoret e arritura, me pasoja të ndjeshme ekonomike; kushte këto ideale për pushtimin e gjithë Shqipërisë nga osmanët.
Me këto shënime të shkurtra historike, me plot të drejtë mund të flasim për një rezistencë heroike të popullit shqiptar kundër turkut; një vlerë padyshim pozitive, e përforcuar edhe nga fakti se në fillim të shekullit XV Shqipëria e Veriut ishte kryesisht katolike, me plot 18 dioqeza latine dhe disa dioqeza të ritit greko-bizantin në bashkim me Papën. Familjet e mëdha shqiptare ishin bërë katolike për arsye politike, në kundërshtim me sundimin bizantin dhe serb, si edhe nga frika e fuqizimit në rritje të pushtetit mysliman dhe në përputhje me Evropën e krishterë. Prej tyre kemi përmendur: Topiajt e Krujës, katolikë që nga viti 1208; Muzakajt (që nga viti 1318) në krahinën e Myzeqesë; Zenebishët e Gjirokastrës së bashku me Masarajt e Himarës; Shpatët e Nartës (që nga viti 1354); Balshajt e Shkodrës (që nga viti 1369); Dukagjinët (që nga viti 1400); Kastriotët (që nga viti 1407) dhe Altisferët e Danjës (që nga viti 1414).
Pjesëmarrja e shqiptarëve në luftë dokumentohet në “Kujtesë e shkurtër e pasardhësve të shpisë sonë të Muzakajve” të Gjon Muzakës, bashkëkohës i Skënderbeut. Kjo Kujtesë paraqet shumë ngjashmëri me Historinë e Barletit, gjë që të bën të mendosh për një varësi të plotë nga kjo e fundit. Me anë të saj mund të rindërtojmë prejardhjen e njërës prej familjeve më të rëndësishme të “vendit të shqiponjave”, pikërisht atë të Muzakajve, e cila mori pjesë aktive në luftërat kundër turqve.
Në lidhje me betejën e Kosovës, në Kujtesën e shkurtër lexojmë se: “Llazari, despot i Serbisë, dhe Marku, mbret i Bullgarisë, dhe Teodori Muzaka, i dyti i lindur i shtëpisë sonë, dhe zotër të tjerë të Arbërisë, të bashkuar së bashku erdhën në betejë; dhe të krishterët u thyen, dhe vdiq i sipërpërmenduri Teodor, i cili kishte me vete një njësi të madhe shqiptarësh; dhe u zu rob i përmenduri Llazari i Serbisë dhe më pas u vra. Për këtë arsye filluan luftërat e vazhdueshme të turqve në Arbëri, në të cilat vdiqën shumë zotër dhe fisnikë; dhe, duke munguar trimëria e të sipërpërmendurve, u dobësuan edhe shtetet dhe u humb qyteti i Krujës, në kohën e Bajazitit të parë me këtë emër, e më pas Vlora, megjithëse gjithmonë ne mbroheshim; por forca e turkut gjithmonë rritej, ndërsa e jona pakësohej.
Zoti Andrea, gjyshi im, u zhvesh nga zotërimet në atë sulm të Bajazitit nga një pjesë e Devollit dhe e Myzeqesë, të cilat megjithatë i rimori. Pjesën tjetër të shtetit nuk e humbi kurrë; dhe zoti Gjin, babai im dhe gjyshi juaj, zotëroi atë shtet atëror, dhe pse ai e humbi Myzeqenë, por edhe atë e rimori”.
E dyshimtë, përkundrazi, do të ishte prania e Gjergj II Balshës në përleshje. Sipas disa historianëve shqiptarë, ai mori pjesë me një ushtri të konsiderueshme; sipas të tjerëve, rezulton se atë ditë ai ndodhej në Ulqin, në bregdetin malazez.

Lekë Dukagjini
Për “feudalët” shqiptarë që kishin luftuar kundër turqve, kushtet e vasalitetit ishin jashtëzakonisht të rënda. Nuk ishte kështu për ata që nuk kishin tradhtuar, si Lekë Dukagjini, i cili do t’i jepte emrin Kanunit të Maleve (ose Kanuni i Dukagjinit), pra kodifikimit të zakoneve që rregullonin jetën shqiptare të asaj kohe. Nga ana tjetër, duhet kujtuar se si Dukagjinët ashtu edhe Topiajt e Durrësit i kishin ftuar disa herë osmanët të sulmonin Balshajt. Por këto tradhti, të parë nga historianët shqiptarë bashkëkohorë si veprimet më të turpshme kundër atdheut të tyre, ishin sjellje të zakonshme ndërmjet zotërve feudalë të Mesjetës, të cilët shpesh përdornin ushtri të huaja për të eliminuar armiqtë e tyre, në kundërshtim me interesat e përgjithshme të vendit të tyre.
I mbështetur në sukseset e arritura, sulltan Bajaziti vuri zjarr e hekur në Shqipëri nga viti 1394 deri më 1396; por pas largimit të tij, nën shtysën e zotërve vendorë, shqiptarët e rimorën lirinë e tyre. Në trevat e Shkodrës dhe të Lezhës sundonin Dukagjinët; në Danjë qeveriste Koja Zakarija; në Shqipërinë e Mesme zotëronin Gjon Kastrioti dhe Topiajt; në Jug Aranitët ushtronin sundimin në territoret e Vlorës dhe të Kaninës; Muzakajt sundonin Myzeqenë; Shpatët dhe Zenebishët Epirin; Gropajt zotëronin një pjesë të vogël të territorit të Ohrit; ndërsa Republika e Venedikut ushtronte kontroll mbi Tivarin, Ulqinin, Shkodrën, Lezhën dhe Durrësin.
Në vitin 1396, Gjergji II kishte ndërmarrë një luftë kundër Dukagjinëve. Venediku përfitoi nga kjo përplasje për ta detyruar atë t’i dorëzonte Shkodrën, Drishtin, Danjën dhe kështjellën e Sapës. Disa vite më pas vdiq Balsha (1403).
Të kota rezultuan përpjekjet e fundit për mbrojtjen e principatës së dinastisë nga pasardhësi i Gjergjit, përkatësisht Balsha III. Pas vdekjes së këtij të fundit, zotërimet u copëtuan dhe u ndanë në fillim të vitit 1421 ndërmjet venedikasve, turqve, serbëve dhe boshnjakëve.

Shpërnguljet e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit…
Ribashkimi i Shqipërisë nën Balshajt dhe Shpatët, siç u pa, zgjati shumë pak. Mungesa e një koordinimi midis forcave që i ishin kundërvënë ofensivës së huaj dhe përçarjet e brendshme i bënë të pavlefshme fitoret e arritura, me pasoja të ndjeshme ekonomike; kushte këto ideale për pushtimin e gjithë Shqipërisë nga osmanët.
Me këto shënime të shkurtra historike, me plot të drejtë mund të flasim për një rezistencë heroike të popullit shqiptar kundër turkut; një vlerë padyshim pozitive, e përforcuar edhe nga fakti se në fillim të shekullit XV Shqipëria e Veriut ishte kryesisht katolike, me plot 18 dioqeza latine dhe disa dioqeza të ritit greko-bizantin në bashkim me Papën.
Familjet e mëdha shqiptare ishin bërë katolike për arsye politike, në kundërshtim me sundimin bizantin dhe serb, si edhe nga frika e fuqizimit në rritje të pushtetit mysliman dhe në përputhje me Evropën e krishterë. Prej tyre kemi përmendur: Topiajt e Krujës, katolikë që nga viti 1208; Muzakajt (që nga viti 1318) në krahinën e Myzeqesë; Zenebishët e Gjirokastrës së bashku me Masarajt e Himarës; Shpatët e Nartës (që nga viti 1354); Balshajt e Shkodrës (që nga viti 1369); Dukagjinët (që nga viti 1400); Kastriotët (që nga viti 1407) dhe Altisferët e Danjës (që nga viti 1414).
Vazhdon…


