Idetë kryesore të memorandumit “Dëbimi i Arnautëve”, të shkruar në vitin 1937 nga Vaso Çubrilloviç DossierHistori Nga Drini.us 26 Dhjetor 2025 Shkrime relevante Dossier Kuvendi i Kosovës nuk është tribunë e propagandës religjioze islamike, qysh mendon deputeti islamist-neoosmanli Osman Musliu! Drini.us - 27 Tetor 2026 0 Alberto Leka, Lëvizja e Deçanit, Prishtinë ____ Është turp që një tragjedi e... Lexo më shumë Dossier Sadri Ramabaja thotë se ka marrë fund epoka e Vuçiqit, fitoi nacionalizmi modern (video në YouTube) Drini.us - 27 Tetor 2026 0 https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwY2xjawVNU71leHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR6E-SlAgGodtg6WpBzrAKqIidMLfSLRwFJrdYNwZ9ECCaep3sWGa6s_RojGxg_aem_zZbSVAkwroQxt05M7v3hhw&v=DI5dPDPDUdY&feature=youtu.be Lexo më shumë Dossier Dhuna ndaj grave – rasti i Arlinda Zekajt, këmbanë alarmi për shoqërinë dhe shtetin tonë Drini.us - 27 Tetor 2026 0 Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Rastet e përsëritura të dhunës ndaj grave,... Lexo më shumë Kulturë “Bilbili i mallit”, roman që nuk t’i ndalë lotët gjatë gjithë leximit Drini.us - 27 Tetor 2026 0 Gani I. Mehmeti ROMAN QË NUK T’I NDALË LOTËT GJATË GJITHË LEXIMIT Zymer... Lexo më shumë Kulturë Pse, moj e mjera Dardani? Drini.us - 27 Tetor 2026 0 Mirushe H. Musa, Gjermani ____ PSE, MOJ E MJERA DARDANI? Pse, moj e mjera... Lexo më shumë Shpërndaj FacebookXPinterest Driton Tali, Londër ____ Vaso Çubrilloviçi dhe krimet ndaj shqiptarëve ____ “Arnautët është e pamundur të shtypen vetëm me kolonizim gradual. E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet është forca brutale e një pushteti shtetëror të organizuar, gjë në të cilën ne (serbët – sqarim imi) gjithmonë kemi qenë mbi ta. Mund të mbijetojë vetëm ajo tokë që është e banuar nga populli i vet.” Sipas Vaso Çubrilloviçit, kolonistëve duhej t’u shpërndahej armë dhe të nxitej konflikt i drejtpërdrejtë midis shqiptarëve në Kosovë. Duhej të përhapej frikë dhe pasiguri në popullin shqiptar: djegie të fshehta të fshatrave dhe lagjeve shqiptare në qytete; me kërcënime ose me para t’i detyronin shqiptarët të shpërnguleshin. Parashiheshin: – vendosja e gjobave të rënda mbi një popullatë tashmë të varfëruar, – prerja e pyjeve, – lëshimi i qenve, – detyrimi për punë të detyruar, – mbledhja e pamëshirshme e taksave, – konfiskimi i kullotave shtetërore dhe komunale. Këto janë, në pika të shkurtra, idetë kryesore të memorandumit “Dëbimi i Arnautëve”, të shkruar në vitin 1937 nga Vaso Çubrilloviçi, atëherë docent në Fakultetin Filozofik të Beogradit. Memorandumi iu paraqit Klubit Kulturor Serb, i cili në atë kohë drejtohej nga Sllobodan Jovanoviç (një nga intelektualët më të shquar serbë të shekullit 20 — Rektor i Universitetit të Beogradit dhe President i Akademisë Serbe) dhe Dragisha Vasiç (një nga intelektualet me te shqur të kohës – ideolog i lëvizjes çetnike). Vaso Çubrilloviqi ishte akademik, historian, dy herë ministër i RSFJ’së (Jugosllavisë së Titos), profesor univerzitar, fitues i Çmimit të Tetorit dhe Çmimit të 7 Korrikut, anëtar i organizatës revolucionare “Bosnja e Re”, e cila organizoi atentatin ndaj trashëgimtarit të fronit austro-hungarez – atentat në të cilin Çubrilloviçi ishte pjesëmarrës. Ky tekst edhe sot konsiderohet si një nga dokumentet themelore të ideologjisë së Serbisë së Madhe të shekullit XX–XXI. Në atë kohë, qeveria e Millan Stojadinoviçit nuk arriti ta zbatojë memorandumin për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe shkatërrimit të Mbretërisë së Jugosllavisë. Por pjesërisht u zbatua më vonë, në RSFJ’en e Titos, fillimisht nga Rankoviçi, e pastaj në mënyrë brutale nga Millosheviçi. Ndërsa sot, Vuçiçi është ende në tentativë – akoma nuk është bindur se kjo rrugë është e kotë dhe e dënuar nga historia. K O M E N T E SHKRUAJ NJË KOMENT Anulo përgjigjjen Komenti: Ju lutem, shkruaj komentin tuaj! Emri:* Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu Email:* Keni futur një adresë të pasaktë email! Ju lutem, shkruaj adresën tuaj e-mail këtu Uebfaqja: Ruaj emrin tim, postën elektronike dhe faqen e internetit në këtë shfletues për herën tjetër që komentoj. Artikulli përparaE vërteta shkencore përballë falsifikimeve serbe e turke rreth pushtimit osman të trojeve shqiptare (1)Artikulli tjetër28 dhjetori: votë nën presion dhe pushtet pa garë të barabartë