ARKIVI:
6 Mars 2026

Është koha të jemi të bashkuar, si asnjëherë më parë!

Shkrime relevante

Majlinda Grajçevci: Si mund të kthehen shqiptarët në Toplicë?

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shqiptarët e dëbuar nga Toplica (1877–1878) – Historia...

Çmenduria e gardës puçiste kundër shtetit në aksion

Selatin Retkoceri, Llugagji, Lipjan Refuzimi i Albin Kurtit për t’iu përgjigjur ftesës...

Trump: Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin, kërkohet dorëzim i pakushtëzuar

Foto: YURI GRIPAS / POOL / EPA / NTB Presidenti amerikan Donald...

Kush kujt ia dogji Çergën

Fatmir Gashi, analist, Zvicër _____ Ajo që pamë këto ditë në lojërat e...

Kur pushteti përballet me pasqyrën e vet

Nga Isuf Bajraktari, Suedi Reflektim mbi dështimin për zgjedhjen e Presidentit...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Formimi i qeverisë së ardhshme, për mendimin tim s’do të varet fare nga kalkulimet matematikore të numërave ashtu siq po shpreson paneli publik, por, ekskluzivisht nga shkalla e gatishmërisë politike dhe padyshim vullneti fisnik e patriotik i politikanëve, për të marrë përgjegjësi e për t’u përballur me sfidat dhe proceset që po ndodhin jasht “kaçikut” dhe kapaciteteve tona…

2. S’ këndejmi, nuk mendoj se subjektet tona politike në këte fazë emancipimi politik duhet të hezitojnë e të taktizojné aq shumë me djallëzitë që mund té na sjellin ngërqe e vonesa absurde rreth konstituimit të Qeverisë. Që më pastaj, pa asnjë dyshim do reflektonin në proceset dhe zhvillimet dinamike në katër rrafshe; ato lokale (vonesa banale në krijjmin e institucioneve); ato rajonale (problemi me Serbinë); ato kontinentale (dilemat e BE- rreth (dez)integrimit; dhe ato globale (ku Donald Trump, si “sherif i ri i qyetit” po e trondit gjithë botën).

3. Ngase, kjo “lojë” djallëzore, e logjikës “makiaveliste” që po stimulohet me afsh e përkushtim edhe nga “kuzhinat” armiqësore, përmes luftës hibride brenda dhe jasht vendit, do të mund të na shkaktoj dëme të pariparueshme si në sferën interesave shtetërore ashtu edhe ato kombëtare. Tekefundit, që të gjithë kemi përgjegjësi morale, intelektuale, mediatike e politike që të qëndrojmë stoik, unik dhe të vendosur, në këto momente historike për shtetin dhe sidomos kombin!

P.S. Le t’i harrojmë inatet dhe smirën, të paktën në këto kohëra…bre!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu