ARKIVI:
6 Mars 2026

Giornale di Udine (1927) / Kur kryetari i Federatës “Vatra” i shkruante kryeministrit shqiptar në lidhje me konfuzionin që po krijonte federata imagjinare “Bijt e Shqipërisë” në Lidhjen e Kombeve

Shkrime relevante

Si mund të kthehen shqiptarët në Toplicë?

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shqiptarët e dëbuar nga Toplica (1877–1878) – Historia...

Çmenduria e gardës puçiste kundër shtetit në aksion

Selatin Retkoceri, Llugagji, Lipjan Refuzimi i Albin Kurtit për t’iu përgjigjur ftesës...

Trump: Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin, kërkohet dorëzim i pakushtëzuar

Foto: YURI GRIPAS / POOL / EPA / NTB Presidenti amerikan Donald...

Kush kujt ia dogji Çergën

Fatmir Gashi, analist, Zvicër _____ Ajo që pamë këto ditë në lojërat e...

Kur pushteti përballet me pasqyrën e vet

Nga Isuf Bajraktari, Suedi Reflektim mbi dështimin për zgjedhjen e Presidentit...

Shpërndaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Tetor 2022

Giornale di Udine” ka botuar, të premten e 4 nëntorit 1927, në ballinë, një shkrim një lidhje me konfliktin asokohe të Federatës panshqiptare “Vatra” me federatën imagjinare “Bijt e Shqipërisë”, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Protestat e një shoqërie të paqartë shqiptare

Burimi : Giornale di Udine, e premte, 4 nëntor 1927, ballinë

Burimi : Giornale di Udine, e premte, 4 nëntor 1927, ballinë

Romë, 3 nëntor.

Kryetari i Federatës Shqiptare Vatra, e cila është shoqata e madhe e emigrantëve shqiptarë në Amerikë dhe që ushtron një ndikim të konsiderueshëm ekonomik dhe politik në Shqipëri, ia komunikoi Shkëlqesisë së Tij Kreut të Qeverisë, tekstin e telegramit të mëposhtëm drejtuar Lidhjes së Kombeve nga Vatra : 

 Disa muaj më parë një grup armiqsh të qeverisë shqiptare që jetonin në Boston krijuan një Federatë imagjinare shqiptare të quajtur “Bijt e Shqipërisë”, me idenë për të gjeneruar konfuzion me Federatën Shqiptare Vatra. Kjo Federatë e re imagjinare vazhdon të dërgojë herë pas here protesta në Lidhjen e Kombeve, të shkruara në një anglishte të dobët. Kjo ka ndodhur sërish këtë javë, me dërgimin tek Lidhja të një proteste kundër Paktit të Tiranës. Ju lutemi vini re se Federata Shqiptare Vatra, një institucion i vjetër dhe një zëdhënës serioz i shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, nuk ka asnjë lidhje me protesta të tilla; ajo në çfarëdo mënyre dëmton pavarësinë e saj.  Me respekt, firmos : AQILE TASI, Kryetar i Vatrës.

 *  Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/giornale-di-udine-1927-kur-kryetari-i-federates-vatra-i-shkruante-kryeministrit-shqiptar-ne-lidhje-me-konfuzionin-qe-po-krijonte-federata-imagjinare-bijt-e-shqiperise-ne-lidhjen-e-kombeve/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu