ARKIVI:
6 Mars 2026

Glauk Konjufca, meriton të jetë Kryeministër !

Shkrime relevante

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Shpërndaj

Gani Mehmeti 

Se si shkuan punët për formimin e Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë, kjo u pa dhe po shihet. 

Mirëpo, përkundër kryeneqësisë të të gjitha partive, ato duhet të mendojnë më larg për shtetin e Kosovës, duke lënë mënjanë kryeneqësitë dhe inatet e tyre të deritanishme.  

Deri sa për Albin Kurtin me kohë qenë përcaktuar partitë opozitare për mosvotimin e Albin Kurtit për kryeministër, çka kanë me Glaukun që e kundërshtojnë?! 

Para zgjedhjeve kanë qenë më të butë me Konjufcën, sa edhe patën deklaruar se do ta votonin edhe për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur si njeri unifikues, apo si më unifikuesi i të gjithë të tjerëve në të gjitha partitë e Kosovës.  

Tash, përse e kundërshtojnë Glaukun për kryeministër, kur vetë, nisur edhe nga kryetarët e partive opozitare e patën apostrofuar emrin e Glaukuit se është unifikues dhe nuk di të ketë ofenduar dikë me emër.  

Kundërshtimet e tij politike kanë qenë joofensduese, ka qenë përbashkues  dhe ofrues edhe si kryetar i Kuvendit të Kosovës, prandaj, nuk e shoh të arsyeshme kundërshtimin nga partitë opozitare për të. Disi më duket vetëm pse munden të mos e votojnë – nuk e votojnë. 

Nëse nisemi dhe analizojmë, atëherë, përfshirë të gjtiha partitë e tjera bashkë, cili njeri, cili deputet mund të jetë më shumë se Glauku përbashkues apo apo unifikues?   

Me këtë, pa numëruar meritat e Glaukut dhe aktivitetet e tij politike, ai meriton të jetë kryeministër më shumë se secili, jo vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe nga partitë e tjera.  

Të mos mendjonë PDK, LDK, AAK , të mos flasim për NISMA-n, se është më i meruituar dikush nga Gklauk Konjufca.  

Glaujku besoj se ka edhe aftësinë, është proamerikan e proeuriopian. Glauku nuk dorëzohet as në kundërshtime dhe është i qëndruehsëm në dialogun me Serbinë, i cili do e mundi Vuçiqin në bisedime.  

Sipas situatës e do të jetë bashkëpunues në nivel edhe me ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë – Serbi. 

Për mua, nuk është ndonjë tjetër që meriton më shumë se Glauk Konufca për kryeministër sot, prandaj ftoj deputetët të mendojnë për shtetin e jo për interesa personale e partiake.  

Nuk është mirë të luhet me shetin, se tepër u bë. 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Konjufca e meriton te jete kryeminister, Albini gjithashtu, Albulena e meriton te jete kryeparlamentare, Dimali gjithashtu, Adrijana Matoshi gjithashtu, e mbi te gjitha akademiku Agim Bahtiri . A thua per ty eshte ndonje deputet i VV qe nuk meriton poste.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu