Fillimisht Klinën, pastaj mbarë Kosovën!

Shkrime relevante

Mos e përdorni UÇK-ën dhe mërgatën për justifikimin e agjendave fetare!

Alberto Leka, Prishtinë ____ MOS E PËRDORNI UÇK-NË DHE DIASPORËN PËR TË JUSTIFIKUAR...

Fillon çmontimi i regjimit të Vuçiqit

Bahri Cani, Gjermani _____ Nuk e di sa po i përcillni, por në...

Peja nuk është fajtore nëse Prokuroria e saj ka kërkuar paraburgimin e një burri të dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij 13-vjeçare

Lirim Gashi, Prishtinë _____ PEJA, KROMOZOMET E KRIMIT DHE BIOLOGJIA E PANDËSHKUESHMËRISË ____ Duket sikur...

Mulla Fatmir Latifi i Shipolit të Mitrovicës dhe urrejtja ndaj Kanunit të Lekë Dukagjinit

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE MULLA...

Shpërndaj

Florim Zeqa

LDK pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale nga shkuarja ne amshim e presidentit Rugova, me rënje të vazhdueshme edhe në nivelin lokal, me humbjen e njëpasnjëshme të bastioneve në komunat e Kosovës, dhe prapë disave ju pëlqen të thonë se i kemi punët mirë!

Mos u trembni nga këshillat dhe sugjerimet e një rugovisti të përbetuar

Unë si ish veprimtarë i orëve të para dhe pjesë e strukturave drejtuese të Forumit Rinor Dega në Klinë (nënkryetar) nuk mund dhe nuk do të jemë i kënaqur derisa ta shohë LDK-në vendin që e meriton.

Sikurse në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal po vazhdon katandisja e vlerave demokratike në LDK.

Nuk ka të ndalur katandisja në Klinën time, qe nga vrasja tinzare e Ismet Rracit! Nga ajo kohë e deri në zgjedhjet e fundit lokale, Dega e LDK-së në Klinë asnjëherë nuk e ka shijuar kënaqësinë e fitores!

Mirëpo, edhe përkundër humbjeve serike, yryshniket e pushtetit në krye të këtij subjekti politik si humbës të zgjedhjeve iu vardisen në vijimësi partive rivale në pushtet!

Për ironi të faktit, disa naivë politik po më akuzojnë, kinse unë e paskam dëmtuar LDK-në me shkrime kritike!

Këshillat, sugjerimet dhe kritikat me vend dhe në kohën e duhur janë të shëndetshme për një subjekt politik në rënje e sipër!

Andaj, shkaktarët e rënjes së LDK-së janë drejtuesit e paaftë dhe të papërkushtuar ndaj LDK-së e jo shkrimet e mia dhe kujtdo tjetër që e don me shpirtë LDK-në!

Sikur të ishin përfillur me kohë këshillat dhe porositë e mia përmes shkrimeve, LDK që moti do të ishte kthyer në partinë e parë në nivel vendi, në Klinë në veçanti!

Gjatë këtyre ditëve një simpatizant i LDK-së më kritikoj për mos konsistencë të qëndrimeve ndaj LDK-së!

Duke filluar nga drejtuesit e partisë, militantëve dhe simpatizantëve ju pëlqejnë vetëm lëvdatat pavarësisht suksesit apo dështimit të partisë në zgjedhje!

Kjo është praktikë e aplikuar në të gjitha subjektet politike, jo vetëm në LDK!

Lideri është “kryezoti”, elektorati skllëvër në shërbim të tij!

Simpatizantët e flaktë janë shpirti i dështakëve partiakë, të cilët edhe kur i humbin zgjedhjet dalin e buzëqeshin sikur të ishin fitimtar, kurse militantët i duartrokasin dhe brohorisin “rroftë lideri”!

Kështu liderët po rrojnë të lumtur sepse po i gëzojnë të gjitha privilegjet, po e shijojnë luksin në shtetin e varfër me paratë e buxhetit të shtetit!

Pavarësisht a ju pëlqejnë apo jo shkrimet e mia, unë do të vazhdoj të mbetem konsistent me shkrimet e mia, duke e thënë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, i pavarur dhe i pa ndikuar nga konjukturat partiake.

Sikurse që nuk kam asgjë personale me liderin e partisë, nuk kam as me kryetarin e Degës së LDK-së në Klinë, djalin e bashkëveprimtarit tim të viteve të ’90-ta, kryetarit historik Ismet Rraci!

Kur jemi në këtë segment, sikur kryetari aktual i Degës së LDK-së në Klinë, z. Alban Rraci t’i kishte përfillur këshillat dhe sugjerimet e mia të para dy viteve, tani në zgjedhjet e fundit lokale, jo vetëm që LDK do të kishte dalë partia e parë në qytezën e Klinës, mbase edhe pa balotazh do t’i fitonte zgjedhjet në përballje me partitë e tjera, dikur minore në Klinën e Ismet Rracit.

Në fund të këtij shkrimi autorial, me modesti dhe pa ambicie personale dëshiroj ta jepë një zotim publik para qytetarëve të Klinës dhe mbarë Kosovës, se nga tani e deri në zgjedhjet e ardhshme komunale, LDK-në do ta ngrisja në piedestal, fillimisht në Klinë, e më pas në mbarë Kosovën.

Me sinqeritet dhe dashuri për vendin.

Me 15 Nëntor 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu