ARKIVI:
7 Mars 2026

Historia e Fan Nolit dhe Esat Pashës nuk është thjesht një kapitull i mbyllur, eshtë pasqyrë për sot

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

NGA NOLI DERI TE SOT KUR MBROHET OSE SHITET ATDHEU
Në vitin 1919/1920, dy shqiptarë udhëtuan në Paris për të ndikuar në fatin e vendit të tyre në Konferencën e Paqes. Të dy përfaqësuan dy vizione të kundërta, një Shqipëri te shqiptarëve dhe një Shqipëri si mjet pazari për interesa personale. Ata ishin Fan S. Noli dhe Esat Pashë Toptani.
Fan Noli, prift, intelektual dhe patriot, udhëtoi drejt Parisit me nje mision të qartë, te mbrojë tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe të parandalojë ndarjen e mëtejshme te saj midis fqinjëve. Në Konferencën e Paqes, Noli foli me argumente diplomatike dhe me dinjitet, edhe pse Shqipëria ishte e pafuqishme dhe pa perfaqësim zyrtar shtetëror. Ai ishte ndër të paktët që ngriti zërin kundër copëtimit të mëtejshëm të trojeve shqiptare, përfshirë Kosovën dhe Çamërinë.
Ndërkohë, Esat Pashë Toptani kishte shkuar në Paris jo për të mbrojtur interesin shqiptar, por për të shitur territore vetem për te mbrojtur pushtetin e tij. Ai kishte lidhje të dokumentuara me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilëve u kishte premtuar pjesë të Shqipërisë, përfshirë Shkodrën dhe Kosovën. Tërė këte në këmbim të mbështetjes për tu shpallur “Mbret i Shqipërisë”. Esat Pasha është simboli i politikës shqiptare që shkon jashtë vendit për të tradhtuar brenda. Ai ofroi territore si mall këmbimi, një logjikë që e ndoqen më vonë edhe të tjerë, deri te skenarët modernë të ndarjes së Kosovës. Esat Pasha u vra në Paris nga Avni Rrustemi, një patriot, mësues dhe veprimtar politik. Me aktin e tij, Avni Rrustemi nuk vrau vetëm një individ, por ndërpreu një rrjet politik që kërcënonte ekzistencën e kombit dhe me kétë akt ai ndryshoj rrjedhën e historisë.
Reflektim për sot dhe pyetja, a jemi sërish „në Paris“?
Një shekull më vonë, retorikat për ndarjen e Kosovës, shkembimin e territoreve dhe “korrigjimin e kufijve” jane kthyer në skenë. Politikanë të caktuar në Kosovë – në emër të “paqes” apo “marrëveshjeve historike” kanë treguar gatishmëri për të dhënë pjesë të veriut, duke e shitur këtë ne opinion si domosdoshmeri kohe. Por historia na mëson, kur politika e ul kufirin në tavolinë, dikush tjetër përfiton. Ashtu si në Parisin e vitit 1919/1920 ku Shqipëria u përfaqësua nga dy zëra: njëri me nder, tjetri me pazare, edhe sot ndodhemi në një moment ku ruajtja e integritetit të Kosovës nuk është vetëm çështje territoriale, por domosdoshmėri kombëtare dhe barrë jo vetëm e klasës politike, por edhe e intelektualéve, mediave dhe fundja e tė gjithë shqiptarëve.
Kosova u çlirua me gjak, prandaj nuk është tokë që te jepet si kompromis historik. Kosova éshtë një plagë shekullore që më në fund u mbyll në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë. Të flasësh sot për ndarje është të shkelësh mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi vizionin e atyre që si Noli luftuan për një Shqipëri e Kosovë të bashkuar shpirtërisht. Historia e Fan Nolit dhe Esat Pashës nuk është thjesht një kapitull i mbyllur, eshtë pasqyrë për sot. Kombi ka nevojë për vizione si të Nolit, jo për kalkulime si të Esat Pashës. Sot nuk është më Paris 1919/1920 por rreziku i ndarjes së Kosovës është real. E nëse s’kemi kujdes, historia nuk do t’na falë, jo për gabimet e armiqve, por per heshtjen tonë.
Qershor 2025
Fan Stilian Noli
Esat Pashë Toptani

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nuk asht e vertete qe “Në vitin 1919/1920, dy shqiptarë udhëtuan në Paris për të ndikuar në fatin e vendit të tyre në Konferencën e Paqes. ….”.
    Nuk e kuptoj nga rrjedh kjo injorance e Historise se Shqipnise. Ne kete Konference kan udhetuar DISA SHQIPTAR, te cilet nuk permenden kerkund. Keto shqiptar ATEDHETAR i luftoi komunizmi, ndersa Nolin e mbeshteti komunizmi, sepse ai ishte BOSHEVIK vegel e Rusise Bolshevike.

    Imzot Luigj Bumçi drejtuar Konferencës së Paqes në Paris: Populli shqiptar, me vullnetin e tij, nuk do ta lëshojë kurrë Vlorën
    https://www.kultplus.com/lajme/imzot-luigj-bumci-drejtuar-konferences-se-paqes-ne-paris-populli-shqiptar-me-vullnetin-e-tij-nuk-do-ta-leshoje-kurre-vloren/

    Fjalimi mbajtur nga imzot Luigj Bumçi në Konferencën e Paqes në Paris – 1919
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2021/01/24/fjalimi-mbajtur-nga-imzot-luigj-bumci-ne-konferencen-e-paqes-ne-paris-1919/

    Si e mbrojten ceshtjen shqiptare Kleriket Katolik ne Konferencen e Paqes ne Paris
    https://www.panorama.com.al/si-e-mbrojten-ceshtjen-shqiptare-kleriket-katolike-ne-konferencen-e-paqes/

    “Fjala” mendjemprehtë e at Gjergj Fishtes mbajtur në Konferencen e Paqes në Paris
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2016/08/14/fjala-mendjemprehte-e-at-gjergj-fishtes-mbajtur-ne-konferencen-e-paqes-ne-paris/

    Prandej Zoja Shqipe Bytyqi duhet te studjohet thedhe Historia e Shqipnise para se te bahet nji shkrim rreth kesaj teme dhe te mos lexosh vetem cka kan shkru dhe falsifiku komunistat ne Shqipni.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu