Hydajet Hyseni, i burgosur i dikurshëm politik dhe politikan aktual nga Prishtina
____
DY FJALË PËR DY–TRI SHPIFJE TË RADHËS INSAJDERI – 8 vite më parë KUJDES! (Alert!): SAJEZA VIRALE TË KIBERLUFTËS SPECIALE!
____
Kam qenë i vendosur të mos merrem fare me përgojimet, shpifjet dhe trillimet e portalistëve thashethemexhinj e dashakëqij. Ka thënë, me të drejtë, i urti se shpifja e dëmton më shumë atë që shpif sesa atë që shpifet.
Pa e ndryshuar qëndrimin tim të deritanishëm, e ndjej obligim t’i njoftoj lexuesit dashamirë e vullnetmirë për disa viruse përçarëse kiberpolitike, që botohen e ribotohen, shpërndahen e rishpërndahen dhe, përveç emrit tim, atakojnë edhe emrin e Bacë Adem Demaçit (në gjendje jo të lehtë shëndetësore dhe pikërisht në përvjetorin e 82-të të lindjes…?!) dhe emra të tjerë të respektuar, duke keqpërdorur, në mënyrë të ligë, madje edhe emrin e madh dhe veçanërisht të respektuar, të Heroit Metush Krasniqi dhe familjes Krasniqi.
Ja çfarë i vënë në gojë, portalistët, Heroit Metush Krasniqi: “Rrëfimi tronditës i Heroit Metush Krasniqi”.
“RRËFIMI” (I RREMË)
1 – Për Adem Demaçin “Me Adem Demaçin biseduam më 1963. Ai më foli për një organizatë marksiste-leniniste, ndërsa unë isha i interesuar për vazhdimësi të NDSH-së (Nacional Demokratikja Shqiptare). Ademi më tha se ajo është një organizatë fashiste! Unë e ndjeva veten keq dhe i thashë se nuk doja të punoja për komunizëm. Ato ditë më morën në hetuesi e më keqtrajtuan sa s’bëhet, duke më kërkuar t’i informoja për organizatën e NDSH-së! ‘Na thuaj me kë e ke formuar organizatën?’
– ‘Pse më torturoni? Pse nuk jua paska thënë i njëjti se me kë e kam formuar organizatën, derisa ditka për formimin e saj?’”
Burimi i informacionit – “Familjarët e Metush Krasniqit (?!!!)” dhe libri i të burgosurit politik Ramadan Haziri – “Imazhi i vëllait në sytë e motrës”, f. 144 (?!!!).
Ja disa fakte që flasin vetë: Adem Demaçi – Burgoset më 19 nëntor 1958. – Dënohet më 17 mars 1959.
– Lirohet më 19 nëntor 1961.
– Riburgoset më 1 shtator 1964…
Metush Krasniqi – Riburgoset (për herë të dytë) më 3 nëntor 1958.
– Dënohet më 7 mars 1959. – Lirohet më 1966… Pra, në vitin 1963 Metush Krasniqi ndodhej në burgun e Nishit, ndërsa Adem Demaçi, dy vite më parë i liruar nga burgu, po riorganizonte radhët e Lëvizjes.
Si mund të takoheshin Metush Krasniqi e Adem Demaçi më 1963, në kulmin e zullumit rankoviçist – njëri në burg, tjetri jashtë burgut; njëri në Serbi, tjetri në Kosovë – dhe të bisedonin për mospajtime ideologjike?!
Adem Demaçi me shokë e kishin pagëzuar organizatën e tyre “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”; Metush Krasniqi me shokë: “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”; Kadri Halimi me shokë: “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi me Shqipërinë”.
Në thelb, ata kishin një ideal, një program dhe një synim.
Pse kërkohet, dhe kujt i duhet ende, përçarja dhe konfrontimi i tyre? Edhe sikur, në ndonjë mrekulli, të gjenin mundësinë gjatë vitit 1963 të takoheshin, a do të mund të ishte e tillë biseda midis tyre?
Siç është e njohur, Metush Krasniqi dhe Adem Demaçi kanë pasur, bashkë me atdhetarë të tjerë, një bisedë të gjatë, disaditëshe, krejtësisht në frymë uniteti, marrëveshjeje e respekti shembullor reciprok, në shtëpinë e Metush Krasniqit, në fshatin Dajkoc.
Pse injorohet ky kuvendim unifikues e mobilizues dhe sajohet një bisedë e ideologjizuar përçarëse?
Fundja, kushdo që e ka njohur sado pak bacën Metush – natyrën dhe shpirtin e tij bashkues – nuk mund t’u besojë shpifjeve e trillimeve të tilla të denja vetëm për argatët e UDB-së.
A mund të fliste kështu Metush Krasniqi për Adem Demaçin dhe bashkëveprimtarët e pasuesit e tij?!
Kush e shfytyron dhe e keqpërdor kështu Metush Krasniqin dhe çfarë do t’u thoshte Metush Krasniqi tipave të tillë?!
A e respekton Metush Krasniqin – dhe korifenj si ai – ai që derdh për gojë, si gjarpër, helmin e ndarjes dhe përçarjes kombëtare?
A e respekton familjen atdhetare Krasniqi ai që, në kundërshtim edhe me kujtimet, konstatimet dhe vlerësimet e familjarëve, tenton ta shndërrojë edhe familjen e heroit atdhetar në burim shpifjesh, trillimesh, fabrikimesh, ndarjesh, përçarjesh, konfrontimesh e armiqësimesh…?!
“RRËFIMI” (I RREMË)
2 – Për Hydajet Hysenin “Pasi më rrihnin e më dërrmonin me tortura, udbashët më kthenin në qeli. Hydajeti, në vend se të tregonte pak ndjesë, u thoshte shokëve të tjerë: ‘Ja, e paskan paluar këtë nacionalistin me dajak’, dhe qeshte! Në këto momente e ndjeja veten më të dërrmuar se kurrë. Asgjë nuk më ka bërë në shpirt tortura e udbashëve sa më kanë bërë thumbat e Hydajetit pas maltretimeve e torturave që përjetoja. Mua, si nacionalist, më torturonin pa masë, ndërsa marksistët nuk i preknin me dorë.” (?!!!)
Burimi i informacionit – “Familjarët e Metush Krasniqit” (?!!!).
Ja ndonjë fakt që – besoj – flet vetë: me Heroin e heronjve, bacën Metush, në saje edhe të dajës tim, Sejdi Kryeziut, kam pasur edhe lidhje familjare edhe lidhje veprimtarie atdhetare, por në të njëjtin burg nuk kemi qenë kurrë.
Gjatë burgjeve të tyre të hershme kam qenë fëmijë; gjatë kohës së izolimit kam qenë ilegal…
Pas lirimit nga izolimi, gjatë vjeshtës së vitit 1981, me bacën Metush dhe dajën tim, dajën Sejdi, kemi qenë në lidhje të rregullt komunikimi e koordinimi, bashkëpunimi e bashkëveprimi, në përpjekje për të bashkuar prurjet e ndryshme të Lëvizjes sonë çlirimtare…
Nga fundi i vitit 1981 deri në vitin 1991, unë kam qenë në burgje të ndryshme të Serbisë, hiq ndonjë muaj të verës 1982, kur isha sjellë për gjykim në Burgun e Prishtinës. Gjatë viteve 1985–1986, kur baca Metush mbahej në burg e në spital në Prishtinë, ne – ashtu si shumë bashkëvuajtës e shokë të idealit – po kalonim vitin e pestë në burg-izolim, në “CZ” (Burgun Qendror) të Beogradit, prej aty edhe Deligrad të Nishit…
A mund ta marrë me mend njeriu normal një rrëfim si ai që i shpifet simbolit të bashkimit shqiptar, Metush Krasniqi?! I torturuari kthehet në qeli, kurse në qeli të burgosur shqiptarë, që jo vetëm nuk ndjejnë e nuk tregojnë bashkëdhembje e solidaritet, por edhe iu gëzohen dhe tallen me të torturuarin?!
A ka ndodhur kjo ndonjëherë – dhe a ka mundur të ndodhte ndonjë herë të vetme – diçka e tillë në burgjet politike shqiptare, edhe sikur i burgosuri të ishte nga Shumadia?!
Thjesht është e pamundur dhe e paimagjinueshme, diçka që nuk e përthith mendja e shëndoshë. Përkundrazi, e kanë pohuar edhe disidentë të njohur joshqiptarë – Mihajlov, Seleniç, Gjilas etj. – se të burgosurit politikë shqiptarë shquheshin për frymë uniteti dhe shpirt solidariteti dhe “ishin të vetmit që mund të konsideroheshin si të burgosur vërtet politikë”.
A mund t’i vihen në gojë qëndrestarit të pashoq Metush Krasniqi, tribunit që bashkonte Lëvizjen, brezat atdhetarë dhe krahët e ndryshëm politikë e ideologjikë, fetarë a krahinorë, konstatime ankimore të tipit:
“Mua si nacionalist më torturonin pa masë, ndërsa marksistët nuk i preknin me dorë”?! Atyre që e kanë njohur bacën Metush dhe bashkëvuajtësit e tij të idealit, a u ka ndodhur të dëgjojnë ndonjëherë rrëfime të tilla ankimore për torturat mbi ta dhe hatërmbetëse pse të tjerët paskan kaluar më lehtë?! A mund të ishte i tillë, dhe a mund të fliste kështu, Metush Krasniqi?!
“RRËFIMI” (I RREMË)
3 – Për “bashkëmoshatarët” e Demaçit dhe “shërbimin në APJ” (?!!!) Ja edhe një “rrëfim” i së njëjtës natyrë, nga i njëjti “kazan kuzhine”, i publikuar e ripublikuar nga Botapress, 11 tetor, me titull: “Dëshmitarët e gjallë e ftojnë Adem Demaçin në debat televiziv: ‘Me cilin serb u shoqërove në kohën e shërbimit në APJ më 1965?’” (?!!!) Botapress: “(…) Një grup bashkëmoshatarësh të Adem Demaçit (Sinan Jashari së bashku me dëshmitarët tjerë: J. S., I. K., Sh. K., Z. H., H. T., E. P., S. A.), të cilët e kanë kryer shërbimin ushtarak së bashku (?!!!) në vitin 1965 (?!!!) në kazermën e Armatës Jugosllave në Delnice (?!!!) të Kroacisë (?!!!), i kanë nisur një letër Adem Demaçit, prej të cilit kërkojnë një ballafaqim të hapur për këtë periudhë të shërbimit të ‘përbashkët’ (?!!!). Këta ‘dëshmitarë të gjallë’ shkruajnë se ‘po presin me padurim të ulen dhe të ballafaqohen me ju!’ (?!!!). …Ata pyesin: ‘A keni qenë anëtar i PKJ-së (?!!!) dhe mik i madh i Nikolla Shoshkiqit (?!!!)?’ Më poshtë po e botojmë të plotë (?!!!) letrën e grupit të ‘dëshmitarëve’…” Vini re!
A është një “grup bashkëmoshatarësh” (d.m.th. tetëdhjetëvjeçarësh?!) që i drejtohen Demaçit, apo redaksia?! Portali njofton: “Ne kemi botuar një lajm, që ne e besojmë për të vërtetë (?!!!) …”, pastaj thërret në përgjegjësi: “Fol, o baca Adem Demaçi, se nuk t’u ka marrë goja!” (?!!!) “Grupi i ‘dëshmitarëve të gjallë’ që ‘kanë kryer shërbimin ushtarak së bashku me Adem Demaçin në Delnice të Kroacisë më 1965’ ka vetëm një nënshkrues me emër e mbiemër (madje me mbiemrin Jashari (?!!!)), ndërsa të tjerët me iniciale, megjithëse redaksia thotë se i ka emrat e tyre. Këta ‘bashkëmoshatarë’ (tetëdhjetëvjeçarë) i drejtohen Demaçit (tetëdhjetë e sa vjeçar): “Fol, o baca Adem Demaçi, se nuk t’u ka marrë goja!” (?!!!) Po të kishim prokurori të vërtetë dhe Komision të vërtetë të pavarur për media, do të kishin folur e lëvizur ata.
Kur nuk ke çfarë duhet, përdor atë që ke: ja disa fakte që flasin vetë: – Me vendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, K.nr. 271/64, Adem Demaçi dënohet me 15 vjet burg të rëndë dhe mbahet në burg deri më 8 qershor 1974.
A mund të ishte Demaçi ushtar në Delnice dhe me Shoshkiqin e “bashkëmoshatarët” e tij?! – Në aktgjykimin P.nr. 239/75 të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë (shkurt 1976), si dhe në aktgjykimin e mëparshëm (K.nr. 271/64), theksohet fakti se Adem Demaçi nuk e ka kryer shërbimin ushtarak.
Në dosjen e Demaçit gjenden edhe dëshmi e konstatime të bashkëngjitura: si rrethanë ngarkese konsiderohej madje fakti që Demaçi i ri kishte refuzuar sugjerimet e komitetlinjve të atëhershëm për t’u bërë anëtar i LKJ-së…
Kurse “Grupi” dhe portali me “renome nacionaliste e atdhetare” i hakërrohen një tetëdhjetë e sa vjeçari: “Përgjigju dhe dil e ballafaqohu…” – për “shqetësimet” e një grupi bashkëushtarësh me një mbiemër të madh dhe me iniciale të Delnicës…
Pastaj vjen befasi tjetër, kur sheh njerëz me alamet emrash e pedigre atdhetare e intelektuale si bien “pëllummm” në bardakun e një shpifjeje bizare, ose nisin e hamenden e kalamenden e nuk i shtrojnë pyetje vetes dhe postierëve të marifeteve të njohura qysh nga koha e parabrioneve: Kush po e shfytyron e keqpërdor kaq poshtërsisht emrin e atdhetarit Metush Krasniqi, dhe çfarë do t’u thoshte tipave të tillë Metush Krasniqi, po të ishte?
A e respekton Metush Krasniqin me shokë ai që derdh për gojë helmin e ndarjes e përçarjes kombëtare, në udhëkryqin e rëndësishëm sa edhe të rrezikshëm historik ku ndodhemi?!
A e respekton familjen Krasniqi ai që, në kundërshtim edhe me kujtimet, konstatimet e vlerësimet e familjarëve, tenton ta shndërrojë atë në burim shpërrallimesh, shpifjesh, trillimesh, fabrikimesh, ndarjesh, përçarjesh, konfrontimesh e armiqësimesh…?! Thonë: para se të pish ujë në një krua, shihe burimin.

Hydajet Hyseni duke iu foliur me megafon demonstruesbe në vitin 1981, në qendër të Prishtinës.
Ai që e sheh burimin e ujit të kontaminuar dhe megjithatë ua shpërndan e ua servir atë – me dashje apo pa të – bëhet pjesë e sportit të pështirë: kush pështyn më larg, kush shan më ndyrë e kush shpif më shumë.
Unë nuk dua dhe nuk do të jem lojtar a hisedar i këtij sporti të pistë; prandaj nuk përdor emra personalë dhe as adresa personale. Do të dëshiroja që as unë, as kush tjetër, të mos detyrohet që, për çështje të tilla, t’i drejtohet drejtësisë.
Flas parimisht, me zemër e nga zemra, dhe ftoj njerëzit me sadopak njerëzillëk, dashamirësi e korrektësi të këndellen, të kenë mendjen, të shikojnë burimin dhe të mos pijnë ujë e të rrënohen në currilin viral kiberpolitik të shpifjeve, trillimeve e fabrikimeve përçarëse e çaprashitëse antishqiptare, por të shikojmë atë që bashkon, që forcon dhe shumëfishon energjitë e potencialet, para sfidave që na presin – siç do të porosiste atdhetari përbashkues Metush Krasniqi.



I nderuari Hydajet Hyseni!
E lexova ragimin e juaj, ndaj, në vend të komentit, po ua dergojë shkrimin e Sak Mujit dhe KOMENTET e dhëna ndaj atij shkrimi t’r publikuara në DRINI-us:
Debate
Jo përçarjes…, reagim ndaj një pllakate përçarëse dhe të pavërtetë rreth marrëdhënjeve të Metush Krasniqit e Hydajet Hysenit
Drini.us – 6 Tetor 20256
Nga: Sak Muji – “Smuji’25” JO PËRÇARJES! Reagim ndaj një pllakatë përçarëse…
Nga: Sak Muji – “Smuji’25”
JO PËRÇARJES! Reagim ndaj një pllakatë përçarëse dhe të pavërtetë mbi Metush Krasniqin e Hydajet Hysenin
Një shkrim i shpërndarë në formë pllakatë, kinse në emër të Bacës Metush Krasniqi, është një përpjekje e ulët për përçarje kombëtare dhe shpifje ndaj njërit prej bijve më të ndritur të Kosovës – Hydajet Hysenit. Kushdo që e ka stolisur e shpërndarë këtë material me qëllim për të hedhur baltë mbi figura të shenjta të kombit, nuk ia do të mirën as familjes së vet, as trojeve shqiptare, as brezave që po rriten në etje për të vërtetën.
E vërteta që unë e jetova vetë Unë, Sak Muji, kam qenë mbi gjashtë vite në izolim të ashtuquajtur “grupah pojaqsnih nadzora” me Hydajet Hysenin. Në gjithë atë kohë të gjatë, të rëndë, të dhimbshme, nuk kam dëgjuar kurrë prej tij asnjë fjalë fyese, as përgojim, as nënvleftësim ndaj ndokujt – veç respekt, mirënjohje e nderim. Ai përmendte me dashuri e respekt emrat e burrave që janë vetë themeli i shqiptarisë: Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Isa Demaj, Smajl Haradinaj, Kadri Kusari, Xhafer Shatri, Ramadan Pllana, Martin Çuni e shumë të tjerë. Hydajeti ishte poet, mendimtar, i urtë, tolerant e i drejtë. Një atdhetar i shpirtit e i fjalës, që i donte të gjithë bashkëvuajtësit pa dallim bindjesh a grupesh. Ai ishte një urë midis njerëzve – jo mur. Edhe pse vinte nga fryma marksiste e Shqipërisë së asaj kohe, Hydajeti nuk ishte kurrë pjesë e grupeve titiste, leniniste apo jugosllave. Ai s’kishte kurrë lidhje me rrogëtarët e UDB-së, që në emër të patriotizmit të rremë punonin për ndarjen e shqiptarëve. Hydajeti ishte kombëtar, jo ideolog. Ishte njeri i bashkimit, jo i përçarjes.
***
Kush e ushqen përçarjen edhe sot E keqja e djeshme nuk ka vdekur, veç është veshur me kostum të ri. Ata që dikur shërbenin për ndarjen e shqiptarëve, sot ringjallen me emra të rinj e fjalë të bukura, por me të njëjtin helm në gjuhë. Prapa këtyre përpjekjeve përçarëse fshihet klani marksist-leninist i shqiptarëve në ish-Jugosllavi, i udhëhequr dikur nga Abdullah Prapashtica, me bekimin e strukturave të Mahmut Bakallit – njerëz që morën rroga nga UDB-ja për të përçarë kombin tonë. Edhe sot, hijet e tyre nuk pushojnë. Ata janë bërë “djathtistë” me fjalë, por mbeten titistë në shpirt. Ata që dje shënjestronin “nacionalistët e rrezikshëm”, sot përpiqen të përlyejnë figurat e Metushit e Hydajetit – sepse ende u dhemb drita e tyre. Prandaj, nëse kërkoni burimin e kësaj pllakatë kundër dy kolosëve të kombit – shikoni aty, në hijen e atyre që për 50 vjet kanë jetuar duke e shitur shpirtin e shqiptarizmit për poste, frikë, e rrogë.
***
Hydajet Hyseni dhe Metush Krasniqi – bashkë në pavdekësi Ata nuk ishin armiq. Ata ishin dy rrugë që çonin në të njëjtin qëllim – Lirinë e Kombit. Njëri poet i shpirtit, tjetri flamur i veprimit. Të dy u përballën me UDB-në, me burgjet, me torturat. Të dy mbetën të pastër, sepse besuan në idealin e njëjtë: Shqipërinë dhe dinjitetin kombëtar. Sot, ata rrinë në kujtesën tonë si dy yje që ndriçojnë një qiell të përbashkët: Të vërtetën, unitetin, dhe dashurinë për këtë tokë shqiptare që ende e lagin lotët e të ndershmëve.
Epilog poetik – “METUSH KRASNIQI E HYDAJET HYSENI” Akrostik sarkastik Mos përtypni baltë, se shijen s’e keni, E njollosni gjakun e burrave të denjë. Turpi ju ndjek, si hije pa emër, Uji i shpifjes s’lan plagë të ndershme. Si gojë e rreme s’e mban as varri, Hidhet përçarja – por s’e do as zjarri! Ka shqiptarë me zemër, jo me pagesë, Rrugën e ndritur s’e shuani dot me shpresë. Ata që rrinin në rrogë të Bakallit, Sot flasin për Metushin, por shërbejnë te hallit. Në emër të flamurit përgjojnë e ndajnë, I poshtri prap del “kombëtar” në fjalë. Që tani e njohim – maskën, jo burrin, Ish-titistët – sot “djathtistë”, me turpin! E kush s’e njeh Hydajetin, as Metushin, Harron se gjaku s’ndalet me pushim. Ylber i kombit janë, jo ndarje, Deri në dhe flasin për bashkim, jo ndarje. Ata janë rrënjë e një lisi të vetëm, Jo dy degë që bien në erën e plehrave! E ju që shpifni, kujdes, se historia T’i ruan emrat në faqe turpia. Hyra e dritës nuk i duron hijet, Yshtë koha të kuptoni: shqiptaria s’ka “palë”! Sa herë përçani, aq herë humbni, E Metushi e Hydajeti ju përçojnë me shpirt. Ndër vargje e kujtesë, I bashkon i përjetshmi atdhe.
Fjala e fundit Shqiptarët duhet të mësojnë nga këta burra: Të bashkohen, jo të përçahen. Të kuptojnë se dashuria për atdheun nuk matet me fjalë të mëdha, por me veprën dhe nderin. As UDB-ja, as shpifjet, as klanet nuk i mposhtën dot Hydajetin e Metushin — nuk do t’i mposhtin as bijtë e tyre ideologjikë.
• Sak Muji (Sylë Mujaj) është pjesëtar i NDSH-së Kombëtare, dëshmitar i kohës dhe i bashkimit që vjen nga vuajtja, jo nga urrejtja.
K O M E N T E
6 KOMENTE
1. Sinan Kastrati 6 Tetor 2025 Në 3:02 pm
”Metush Krasniqi për Adem Demaçi”
https://dardaniapress.com/metush-krasniqi-per-adem-demacin/
Sak Muji, nuk di a eshte dhe sa eshte e vertete por baca Metush qe une nendoj nena lind njehere ne 100 vjet perveç H. Hysenit tregon edhe per Adem Demaçin.
Te lutem, kuptom drejte, por nese keto jane te verteta, çka ti thuhet kesaj?
Prandaj po e dergoj linkun ne Drini.us dhe le te lexohet e lexuesi, le te gjykoj.
Përgjigju
o Sak Muji 6 Tetor 2025 Në 6:51 pm
I nderuari Sinan Kastrati,
Të falënderoj sinqerisht për komentin tënd dhe për kujdesin që sillni në debatin e ndritur të mendjes dhe kujtesës sonë kombëtare. Linku që ndave dhe tema që përmend – Metush Krasniqi për Adem Demaçin – është e ngarkuar me peshë të madhe historike e shpirtërore, sepse prek dy figura që nuk janë vetëm emra, por simbolë të përjetësisë shqiptare.
Metush Krasniqi e Adem Demaçi janë dy shtylla që e mbajtën shpirtin e kombit të mos shembet.
Njëri si flakadan i organizimit, tjetri si dritë që ndriçonte përmes errësirës së burgjeve.
Ata ishin ndryshe në temperament, por bashkoheshin në ideal – në dashurinë për lirinë e Kosovës dhe në urrejtjen e përbashkët ndaj padrejtësisë.
Nëse ka rrëfime, dyshime apo dokumente të reja, ato janë pjesë e mozaikut të madh të historisë sonë.
Por unë besoj se asnjë fjalë, asnjë dëshmi nuk e zbeh madhështinë e asnjërit prej tyre, sepse sakrifica e vërtetë nuk matet me gojë, por me plagë.
Kush e ka përjetuar burgun, ndjekjen e përndjekjen, e di se aty s’ka vend për ambicie personale – aty flitet vetëm gjuha e shpirtit.
E prandaj e vlerësoj shumë që e ndave këtë link – jo për të gjykuar, por për të reflektuar.
Lexuesi le të lexojë, le të gjykojë, le të mendojë.
Kështu ndërtohet e vërteta, me respekt për figurat, me kujdes për fjalën dhe me dashuri për kombin.
Të falënderoj, Sinan, që kujtesën e kthen në dialog dhe jo në grindje, sepse populli që di të debatojë me dinjitet, është popull që di të mbijetojë me nder.
Me respekt e vëllazëri atdhetare,
Smuji’25
Përgjigju
2. Ismet M. Hasani, Suedi 6 Tetor 2025 Në 6:05 pm
I respektuari Sak Muji!
I respektuari Sinan Kastrati!
Lexova me kujdes shkrimin në DRINI dhe e lexova linkun e dërguar (nga Sinani).
Memdoj se secili shkrimtar, poet, piktor, që publikon shkrime, duhet të ketë, përveç arsimimit përkatës të posedojë vyrtyte të larta njerëzore, por mbi të gjitha të jetë i sinqert dhe të thotë e të shkruaj të vërtetën duke u mbështetur në fakte autentike (burimore). Një urti e vjetër latine thotë: “DAH MIHI FACTUM – DABO TIBI IUS” që në gjuhën tonë të ëmbël shqipe do të thotë: M’i jep faktet, ta ndajë drejtësinë! Ndërkaq një porosi profetike thotë: Fole të vërtetëm, edhe nëse është në dëmin tënd! Mos gënje, edhe nëse nga ajo gënjeshtër ke ndonjë dobi (fitim).
Nuk ka gjë tjetër më MADHËSHTORE për një njeri a popull i cili merret më të vërtetën dhe drejtësinë!
Respekt i veçantë edhe për Kryeredaktorin e Revistës DRINI.us, z. Bajram Gjergj Kabashi që publikon shkrime të mirëfillëta me të cilat na zgjojnë kërshërinë për lexim dhe komente.
Përgjigju
o Sak Muji 6 Tetor 2025 Në 7:00 pm
I nderuari z. Ismet M. Hasani,
Ju falënderoj me respekt për kohën dhe për qasjen tuaj të kujdesshme ndaj fjalës së shkruar. Më vjen mirë që lexuat shkrimin tim në DRINI dhe që ndatë mendimin tuaj me dashamirësi e me vetëdije intelektuale.
Në lidhje me vërejtjen tuaj: unë, Sak Muji, nuk shkruaj për të ndërtuar legjenda, por për të ruajtur kujtesën që kam përjetuar me sytë e mi. Kam qenë për më shumë se dhjetë vjet në rrjedhat e lëvizjes me Hydajet Hysenin (1981 – 1990), dhe për mua ai bashkë me Metush Krasniqin kanë qenë dy shtylla frymëzimi, dy idole të gjalla të kohës sime. Këta njerëz nuk i kam njohur nga gazeta apo thashetheme, por nga jeta, nga angazhimi, nga rreziku dhe nga përkushtimi që i kam parë me sytë e mi.
Prandaj kur shkruaj për ta, nuk e bëj si poet i frymëzuar nga legjenda, por si njeri që ka qenë dëshmitar i gjallë i asaj epoke. Fjalët e mia janë ndjenja, por edhe kujtesë e përvojës personale.
E vërteta, siç thatë bukur edhe ju, duhet thënë edhe kur djeg. Unë e them ashtu siç e kam përjetuar – me dhimbje, me respekt dhe me përgjegjësi.
Faleminderit që kujtoni urtinë latine “Da mihi factum, dabo tibi ius” – sepse pikërisht faktet e jetuara janë themeli mbi të cilin qëndron e gjithë vepra ime.
Nuk kërkoj që të gjithë të mendojnë si unë, por të gjithë të dëgjojnë atë zë të kohës që nuk gënjen dot – zërin e përndjekur, të burgosur, të mbijetuar.
Respekt të veçantë për ju, për mendimin tuaj të matur, dhe për kryeredaktorin Bajram Gjergj Kabashi që i hap rrugë debatit të ndershëm e fjalës së lirë.
Dialogje të tilla janë pasuri për kujtesën tonë kombëtare.
Me nderime dhe mirësi,
Sak Muji – Smuji’25
Përgjigju
o Sak Muji 6 Tetor 2025 Në 7:14 pm
I nderuari Sinan Kastrati,
Të falënderoj sinqerisht për komentin tënd dhe për kujdesin që sillni në debatin e ndritur të mendjes dhe kujtesës sonë kombëtare. Linku që ndave dhe tema që përmend – Metush Krasniqi për Adem Demaçin – është e ngarkuar me peshë të madhe historike e shpirtërore, sepse prek dy figura që nuk janë vetëm emra, por simbolë të përjetësisë shqiptare.
Metush Krasniqi e Adem Demaçi janë dy shtylla që e mbajtën shpirtin e kombit të mos shembet.
Njëri si flakadan i organizimit, tjetri si dritë që ndriçonte përmes errësirës së burgjeve.
Ata ishin ndryshe në temperament, por bashkoheshin në ideal – në dashurinë për lirinë e Kosovës dhe në urrejtjen e përbashkët ndaj padrejtësisë.
Nëse ka rrëfime, dyshime apo dokumente të reja, ato janë pjesë e mozaikut të madh të historisë sonë.
Por unë besoj se asnjë fjalë, asnjë dëshmi nuk e zbeh madhështinë e asnjërit prej tyre, sepse sakrifica e vërtetë nuk matet me gojë, por me plagë.
Kush e ka përjetuar burgun, ndjekjen e përndjekjen, e di se aty s’ka vend për ambicie personale – aty flitet vetëm gjuha e shpirtit.
E prandaj e vlerësoj shumë që e ndave këtë link – jo për të gjykuar, por për të reflektuar.
Lexuesi le të lexojë, le të gjykojë, le të mendojë.
Kështu ndërtohet e vërteta, me respekt për figurat, me kujdes për fjalën dhe me dashuri për kombin.
Të falënderoj, Sinan, që kujtesën e kthen në dialog dhe jo në grindje, sepse populli që di të debatojë me dinjitet, është popull që di të mbijetojë me nder.
Me respekt e vëllazëri atdhetare,
Smuji’25
Përgjigju
3. Nexhmije Mehmetaj 6 Tetor 2025 Në 9:45 pm
Shkrimi është një reagim i fuqishëm ndaj shpifjeve dhe përpjekjeve për të njollosur figurat e qëndresës shqiptare. Me ton të drejtpërdrejtë, por njëkohësisht të thellë në ndjenjë e përmbajtje, autori S.Muji ngre zërin jo vetëm për të mbrojtur dinjitetin e Hydajet Hysenit dhe Metush Krasniqit, por për të mbrojtur vetë kujtesën e pastër të lëvizjes kombëtare shqiptare.
Në tekst ndjehet zëri i një dëshmitari autentik, i një njeriu që nuk flet nga thashethemet apo artikujt e qëllimshëm, por nga përvoja e burgjeve, e prangave, e përbashkësisë në dhimbje e ideal. Rrëfimi i tij për bashkëjetesën me Hydajet Hysenin në izolim është dëshmi që s’mund ta zëvendësojë asnjë dokument – është dëshmi njerëzore, morale dhe historike. Ai e përshkruan Hydajetin si njeri të urtësisë dhe tolerancës, si figurë që i kapërceu ndarjet ideologjike për t’u bërë simbol i bashkimit kombëtar.
Në pjesën e dytë, autori shpalos një analizë të mprehtë politike dhe morale për mënyrën se si përçarja e dikurshme ideologjike përpiqet të ringjallet edhe sot me maska të reja. Ai e denoncon hapur këtë dukuri, duke e quajtur “helmin e gjuhës” që vazhdon të përhapet në emër të patriotizmit të rremë. Kjo e kthen tekstin nga një reagim i momentit në një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar, për ruajtjen e dinjitetit dhe të së vërtetës historike.
Në thelb, ky reagim është një akt respekti, një apel kundër përçarjes dhe një dëshmi se kujtesa e drejtë është mburoja më e fortë e kombit.
***
Respekt
I.M.H.