
____
Në një shoqëri që synon demokracinë dhe integrimin evropian, avokati duhet të jetë mbrojtës i ligjit, jo instrument presioni ideologjik. Kur një përfaqësues i profesionit juridik e braktis neutralitetin dhe e shfrytëzon pozitën e tij për të kërcënuar mendimin e lirë dhe debatin publik, atëherë kemi të bëjmë jo më me çështje personale, por me problem serioz shoqëror dhe institucional.
“Liria e mendimit dhe debatit publik nuk frikësohet nga presioni ideologjik, as nga procedurat ligjore të instrumentalizuara.”
Rasti i Asdren Bytyqit përfaqëson pikërisht këtë rrëshqitje të rrezikshme: një dalje e hapur e një avokati jashtë kornizës profesionale, ku kërcënimi me padi penale shndërrohet në mjet presioni politik ndaj intelektualëve dhe zërave kritikë që trajtojnë tema kombëtare, identitare dhe rreziqet e ideologjive të huaja në shoqërinë shqiptare.
Ky reagim nuk ka për qëllim sulmin personal ndaj askujt, por mbrojtjen e një parimi themelor: liria e mendimit dhe e shprehjes nuk mund të kriminalizohet, as të frikësohet përmes procedurave juridike të përdorura jashtë qëllimit të tyre ligjor. Nëse sot heshtet përballë këtyre rasteve, nesër çdo qytetar kritik mund të bëhet objekt presioni.
Andaj, Shqiptarët nuk frikësohen prej padive të tilla.
Nuk janë frikësuar as dje nga pushtuesit, e as sot nga kërcënimet e maskuara, që fshihen pas si procedura ligjore dhe ligjeve.
Së fundmi, avokati Asdren Bytyqi, duke dalë haptazi jashtë rolit profesional të avokatit, ka zgjedhur të përdorë institucionet e drejtësisë, jo për mbrojtjen e ligjit, por si instrument presioni politik dhe ideologjik kundër intelektualëve shqiptarë që mendojnë ndryshe.

Kërcënimi me kallëzim penal ndaj Msc Belisar Jezerci si, gjoja “provokator i Serbisë në Kosovë”, siç e shpjegon padinë që mendon ta bëjë ndaj tij ky far avokati, nuk është akt juridik i mirëfilltë, por tentativë për frikësim dhe heshtje të një zëri kritik ndaj islamit politik dhe ndikimeve të huaja ideologjike në shoqërinë shqiptare.
Ai duhet të sjell prova të kapshme që historiani Belisar Jezerci, është “provokator i Serbisë në Kosovë”!
Kjo përbën shkelje morale të profesionit të avokatit dhe deformim të rolit të drejtësisë në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe evropian.
Duhet thënë qartë:
Avokati Asdren Bytyqi nuk po vepron si jurist neutral, por si aktivist ideologjik, i rreshtuar hapur në mbrojtje të një narrative që përpiqet ta paraqesë islamin politik si të paprekshëm nga kritika publike, që nuk duhet shqetësuar prej askujt derisa t’i arrij qëllimet e veta antishqiptare, pasi Islami Politik nuk është fare religjion, por agjendë për kombzhbërje.
Kjo nuk është më çështje individuale.
Kjo është çështje kombëtare dhe shoqërore.
Kur një avokat:
- sulmon publikisht intelektualë shqiptarë
- relativizon rrezikun e radikalizmit fetar
- dhe etiketon kritikën kombëtare si “përçarje”
ai ka humbur neutralitetin profesional dhe ka hyrë në fushëbetejë politike. Ky avokat duhet të përgjigjet me saktësi se në cilat fakte e bazon akuzen e tij se historiani Belisar Jezerci qenka “provokator i Serbisë në Kosovë”.
Lëvizja për Rikthim në Katolicizëm nuk është organizatë urrejtjeje, por lëvizje kulturore dhe kombëtare, që artikulon një të vërtetë historike:
shqiptarët janë komb evropian, me identitet të shumëfishtë fetar, por me bosht kombëtar të panegociueshëm.
Andaj, askush nuk ka të drejtë:
- të kriminalizojë debatin historik
- të heshtë kritikën ndaj ideologjive të huaja
- apo të shantazhojë mendimin e lirë përmes padive politike
Më shqetësuese është fakti se disa individë, të fshehur pas petkut të juristit, heshtin përballë praktikave regresive që cenojnë:
- emancipimin e gruas shqiptare
- arsimin laik
- dhe orientimin evropian të shoqërisë
Heshtja përballë këtyre dukurive nuk është tolerancë, por bashkëfajësi morale.
Shqiptarët nuk kanë luftuar shekuj për liri religjioze, pasi atë “ua kanë garantuar” Perandoria Osmane që Islamin e ka pasur si kryeqëllim të pushtimit, sikurse Serbia për pothuaj një shekull për qëllimet e saj gjeostrategjike, deri kah mesi i qershorit 1999, në mënyrë që sot:
- të tremben kritikët e islamizimit me padi të pa bazuara në fakte
- të etiketohen kritikuesit e islamizimit si “ekstremistë”, vetëm pse mbrojnë identitetin kulturor e kombëtar
- apo të nënshtrohen ndaj ideologjive që na largojnë nga përkatësia kombëtare shqiptare dhe Europa
Nëse dikush ka arsye të frikësohet nga transparenca, hapja e këtij debati të munguar deri tash si dhe nga ndriçimi publik i historisë së islamizimit dhe asimilimit antishqiptar me religjion, ajo nuk është palë kombëtare, por pikërisht janë ata që përfaqësojnë agjenda të identifikimit religjioz të huaj, qëllime ideologjike të importuara.
Unë, Luan – Asllan Dibrani, në emrin tim, deklaroj qartë dhe zëshëm, se:
Kombi shqiptar, kultura shqiptare dhe liria e mendimit nuk janë objekt shantazhi juridik.
Për identitetin kombëtar shqiptar, nuk mund të ketë kurrë debate…!
Historia do t’i dallojë qartë:
ata që qëndruan në krah të kombit
dhe ata që, me vetëdije ose pa të, u vunë në shërbim të përçarjes.

Drejtuar Odës së Avokatëve të Kosovës
Në cilësinë e qytetarit dhe intelektualit shqiptar, si dhe si vëzhgues i përgjegjshëm i zhvillimeve profesionale dhe shoqërore, kërkoj publikisht që Oda e Avokatëve të Kosovës të shqyrtojë sjelljen profesionale dhe etike të avokatit Asdren Bytyqi, i cili në disa raste të fundit ka dalë jashtë kornizës së profesionit të avokatit dhe ka përdorur pozicionin e tij për të ushtruar presion ndaj intelektualëve dhe opinionit publik.
Konkretisht, veprimet e tij përfshijnë:
- Instrumentalizim të pozicionit të avokatit për qëllime ideologjike, duke kërcënuar dhe intimiduar individë për shprehjen e mendimit të lirë rreth temave kombëtare, kulturore dhe shoqërore.
- Mungesë neutraliteti profesional, duke u shfaqur publikisht si aktivist ideologjik i Islamit Politik dhe jo si përfaqësues i paanshëm i ligjit.
- Përdorim të gjuhës që nxit përçarje, e cila cënon dinjitetin e profesionit juridik dhe besimin publik në sistemin e drejtësisë.
- Tentativë për frikësim dhe mbyllje goje, duke përdorur procedurat ligjore si mjet presioni politik dhe ideologjik, e jo si mekanizëm mbrojtës të drejtësisë.
Në një shoqëri demokratike, avokati duhet të jetë garant i ligjshmërisë dhe i etikës, jo instrument presioni politik. Sjelljet e tilla bien ndesh me Kodet Etike të Avokatëve, si dhe me pritshmëritë publike për integritet dhe përgjegjësi profesionale.
Prandaj, kërkoj që Oda e Avokatëve të Kosovës të:
- nisë një shqyrtim etik dhe disiplinor të veprimeve të avokatit Asdren Bytyqi;
- vlerësojë nëse këto veprime bien ndesh me Kodet Etike të Avokatëve të Kosovës;
- dhe, nëse konstatohet shkelje, të ndërmerren masat disiplinore përkatëse, në përputhje me ligjin në fuqi.
Kjo kërkesë nuk është sulm personal, por një thirrje për përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje të parimeve themelore të profesionit. Heshtja ndaj këtyre sjelljeve do të dërgonte një mesazh të gabuar se instrumentalizimi i avokatëve për qëllime ideologjike, mund të lejohet, gjë që do të ishte e papranueshme për profesionin juridik dhe shoqërinë në përgjithësi.
Me respekt dhe përkushtim ndaj ligjit dhe integritetit profesional,



Edhe nëna e ketij Asdrenit eshte avokate dhe eshte mbrojtesja e te akuzuarve per vrasjen e rreshterit Muhamet Lika. Dihet qe keta vrases ishin ekstremiste islamikë.
Avokati i njeh birat (vrimat) e ligjit ndaj, nuk ia “ndien” hiç për letra” të personave privat!