ARKIVI:
7 Mars 2026

Koha e përgjegjësisë, jo e arrogancës

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Isuf Bajraktari, analist

Në një klimë të rënduar politike dhe institucionale, ku Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar për herë të 54-të të konstituohet, qytetarët ndihen të zhgënjyer dhe të tradhtuar. Kjo nuk është më thjesht krizë funksionale – është degradim i vullnetit politik dhe përbuzje ndaj përfaqësimit qytetar.

Qasja e kryesuesit Avni Dehari, arrogancë e rrezikshme politike

Sjellja e z. Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive, po shfaq një arrogancë të theksuar që në opinionin publik interpretohet si nënçmuese, përbuzëse dhe irrituese ndaj partive të tjera politike. Kjo nuk është më çështje interpretimi individual,  është qasje që po krijon bllokadë dhe tension të qëllimshëm institucional. Kuvendi nuk është një zyrë urdhrash apo një mjet dominimi personal. Është hapësirë e dialogut dhe konsensusit. Çdo përpjekje për ta trajtuar atë si pronë personale apo për ta drejtuar në mënyrë diktatoriale është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe rrezikon seriozisht themelet e shtetit demokratik.

Vetëvendosje dhe mungesa e vullnetit për kompromis

Sot, më shumë se kurrë, kërkohet përgjegjësi dhe maturi politike. Lëvizja Vetëvendosje, e cila pretendon se është forca që më së shumti “e do dhe e mbron Kosovën”, duhet të dëshmojë këtë jo vetëm me fjalë, por me vepra. Nëse me të vërtetë qëllimi është mbrojtja e shtetit dhe funksionaliteti institucional, atëherë pse nuk po hapet rruga që partitë e tjera të provojnë formimin e institucioneve?

Nëse të tjerët janë të paaftë, le ta dëshmojnë para qytetarëve. Po nëse janë të aftë dhe të gatshëm, atëherë bllokimi i tyre është vetëm dëshmi e frikës dhe mungesës së besimit të Vetëvendosjes në funksionin demokratik.

Madje, ajo që është edhe më shqetësuese, është se Vetëvendosje, në vend të përpjekjeve për zgjidhje, po luan me integritetin qytetar dhe me ndjenjat e sinqerta të njerëzve. Po e shndërron këtë krizë në një lojë politike të rrezikshme, ku gjithçka sillet rreth pyetjes: kush do të dorëzohet i pari? Ajo që po ndodh është një tragjikomedi politike në 54 episode, ku për çdo seancë të dështuar, nuk prodhohet asgjë tjetër veçse frustrim qytetar, zbehje e besimit dhe krijim i kushteve për incident institucional apo viktimizim të kalkuluar politik. E gjithë kjo bëhet për një grusht votash më shumë, për një pushtet të brishtë që mbështetet jo mbi legjitimitet të gjerë, por mbi arrogancë, përbuzje, polarizim dhe ndarje të thellë shoqërore.

Kriza si pasojë e arrogancës, jo e Kushtetutës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që kufizon veprimet deri më 8 gusht nuk duhet të përdoret si strehë për të zvarritur krizën. Kushtetuta nuk është problem – problemi është interpretimi i saj me qëllime të ngushta politike. Dhe sa më gjatë të zgjasë kjo situatë, aq më shumë dëmtohet besimi i qytetarëve në sistemin demokratik dhe përfaqësues.

Apel: Të veprojmë para se të jetë vonë

Kjo krizë nuk është më thjesht dështim institucional, është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vetë shtetësisë. Nuk mund të ketë sovranitet të mbrojtur me institucione të bllokuara. Nuk mund të ketë reformë me arrogancë. Nuk mund të ketë drejtësi me përbuzje të pluralizmit.

Është koha për zgjim politik. Për reflektim serioz. Dhe mbi të gjitha, për përgjegjësi.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Arrogant: Që sillet a që vepron pa kulturë, me arrogancë, që është i vrazhdë, fyes e përbuzës.
    Ndërkaq nëntitulli në shkrimin e juaj, po citoj tekstualisht:

    “Kriza si pasojë e arrogancës, jo e Kushtetutës

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që kufizon veprimet deri më 8 gusht nuk duhet të përdoret si strehë për të zvarritur krizën. Kushtetuta nuk është problem – problemi është interpretimi i saj me qëllime të ngushta politike. Dhe sa më gjatë të zgjasë kjo situatë, aq më shumë dëmtohet besimi i qytetarëve në sistemin demokratik dhe përfaqësues.”
    *
    Në këtë shkrim NUK përmendni as emrin e as arrogancën… e kujt???!!!
    Pra, shkrimi është tendencioz, me papërgjegjësi dhe e murrejtje.
    FORCA E URREJTJËS ështtë aq e madhe sa që të pafajshmin e liron nga FRIKA, ndersa fajtorin e gjykon dhe e DËNON RËNDË!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu