Mosvendosja e tarifave ndaj Kosovës dhe Shqipërisë nga ana e SHBA-ve, është më shumë sesa një vendim tregtar

Shkrime relevante

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe...

Alma Hani, mësuesja që mbjell dashurinë për gjuhën shqipe te fëmijët e diasporës në Gjermani

Intervistoj: Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë  Gjuha shqipe është ura që lidh brezat e...

Shkodra dhe Pazari, 1878

SHKODRA DHE PAZARI, 1878 E. F. Knight Pazari i Shkodrës asht nji prej...

Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Reshat Sahitaj, shkrimtar e regjisor, Prishtinë _____ VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR...

Shpërndaj

Presidenti Trump dëshmon miqësinë e vërtetë ndaj shqiptarëve – Kosova dhe Shqipëria përjashtohen nga tarifat e reja amerikane
Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa të qarta për të mbrojtur ekonominë e tyre dhe për të korrigjuar padrejtësitë tregtare përmes tarifave të reja reciproke, Presidenti Donald J. Trump ka dërguar një mesazh të qartë miqësie dhe përkushtimi ndaj shqiptarëve: Kosova dhe Shqipëria nuk janë përfshirë në asnjë listë ndëshkuese.
Ndërsa dhjetëra vende nga e gjithë bota, përfshirë India, Brazili, Izraeli, Japonia, Serbia, Turqia, edhe aleatë të vjetër si Kanadaja e Britania, janë përballur me tarifa që shkojnë deri në 50%, Kosova dhe Shqipëria nuk janë prekur aspak. Ky është një vendim politik, ekonomik dhe strategjik që nuk mund të anashkalohet.
Presidenti Trump ka treguar se vlerëson raportin e veçantë të SHBA-së me popullin shqiptar, jo vetëm si partner në rajon, por si një komb që ka qëndruar krah Amerikës në çdo fazë kritike në përpjekjet e saja për siguri dhe demokraci.
Shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri janë mirënjohës dhe falënderues për këtë qasje të drejtë, të ekuilibruar dhe respektuese. Mosvendosja e tarifave ndaj dy vendeve tona është më shumë sesa një vendim tregtar – është një shenjë e qartë besimi dhe partneriteti të qëndrueshëm.
Në një botë me tensione të larta ekonomike dhe me politika gjithnjë e më të ashpra tregtare, përjashtimi i Kosovës dhe Shqipërisë nga tarifat e reja është sinjal i qartë se SHBA e drejtuar nga Presidenti Trump i sheh shqiptarët si aleatë të vërtetë, dhe jo si konsumatorë kalimtarë.
Ne, shqiptarët, nuk e harrojmë këtë. Populli shqiptar e di të dallojë mikun nga oportunisti, dhe Amerika me Presidentin Trump është treguar mik i vërtetë.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu