Shën Tereza nuk është thjesht një shenjtore shqiptare, ajo është një pasuri e mbarë njerëzimit

Shkrime relevante

Hoxha që kishte mbledhur rreth 630.000 franga zvicerane për një projekt fetar e kulturor “shqiptar”, që në thelb është projekt për ndërtimin e një...

Blerim Nika, Zvicër _____ KUR PROJEKTET FETARE TURKO-ARABE KAMUFLOHEN SI PROJEKTE KULTURORE SHQIPTARE _____ Ky...

Një kryetar për Lidhjen Demokratike të Kosovës

Gani Mehmeti Kohën e fundit është bërë aktuale zgjedhja e kryetarit të...

Ekonomia joformale – kostoja e heshtjes institucionale

MSc. Adem Lushaj, Deçan ____ (Nga shmangia e obligimeve fiskale te mungesa e...

El – Sayed në orbiten e “Vëllazërisë Myslimane” – pjesa 3

Vitet në Ann Arbor: Brenda degës së Michiganit të MSA-së, të...

Shpërndaj

E Vërteta që nuk Zbehet
Në një kohë kur bota ka më shumë nevojë se kurrë për paqe dhe bashkim, për fat të keq, jemi duke u përballur me sulme dhe kërcënime online nga disa individë shqipfolës, kryesisht nga Shkupi, të cilët përmes profileve të shumta përpiqen të zbehin të vërtetën për identitetin shqiptar të Shën Terezës – bijës së Shkupit, por edhe bijës së kombit shqiptar.
Këto përpjekje për të mohuar ose për të shtrembëruar rrënjët e saj janë jo vetëm të padrejta, por edhe të dhimbshme, sepse prekin një figurë që ia kushtoi jetën shërbimit të të varfërve, pa dallim feje, kombësie apo gjuhe. Shën Tereza kurrë nuk e mohoi identitetin e saj shqiptar. Përkundrazi, në çdo hap, ajo foli me krenari për prejardhjen e saj. Letra origjinale e saj, e shkruar në gjuhën shqipe dhe me dorën e saj më 10 dhjetor 1979 në Oslo, është një dëshmi e qartë dhe e pamohueshme e lidhjes shpirtërore e kombëtare me popullin shqiptar.
Kultura shqiptare është e lashtë dhe e qëndrueshme. Nuk zbehet nga fjalët e një pakice të zhurmshme, as nga komentet e fshehura pas profileve të rreme. Ne nuk do të biem në nivelin e gjuhës së urrejtjes. Ne do të përgjigjemi me të vërtetën, me dinjitet dhe me dashurinë që Shën Tereza vetë e predikoi dhe e jetoi.
Ajo nuk është thjesht një shenjtore shqiptare. Ajo është një pasuri e mbarë njerëzimit. Por shqiptarët e njohin mirë bijën e tyre — me emrin Gonxhe Bojaxhiu, me gjakun, gjuhën dhe shpirtin shqiptar.
Le të mos lejojmë që zëri i urrejtjes të mbulojë fjalët e së vërtetës. Ne do të qëndrojmë, me paqe në zemër dhe me të vërtetën në dorë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Në vend të komentit, po citoj fjalët e Bill Clintonit:
    Bill Clinton:
    “Nënë Tereza ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar”
    “Nënë Tereza më kërkoi të ndërhyj në Kosovë;
    Pastaj i shkova te varri dhe i thashë se e mbajta fjalën!”
    Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Klintonin dhe i ka thënë:
    “- Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi!”

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu