ARKIVI:
7 Mars 2026

Kush është shkodran, nëse mohohet Lek Dukagjini?

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shpërndaj

Kolec P. Traboini
___
– një shkrim mohues që të ngjall ilaritet historik –
Duhet thënë qe në krye, pa Dukagjinin e Malësinë e Madhe Shkodra do të të kishte mbetë një zdrale orjentale, sepse ju shkrues artikujsh pa kokë e pa këmbë, veç bisht, në vitin 1479 qyteti nuk kishte më asnjë arbëror. Mbrojtësit luftetarë e familjet e tyre i mori Venediku ma varka, çfarë nuk munden të ikin në perendim ikën e u strukën maleve ku malësorë e shkodranë u bënë një. Në qytetin e Shkodres u sollen bashkë me ushtrinë pushtuese një masë e madhe njerëzish nga Turqia Irani, Iraku e Tarabulluzi për ti shërbyer ushtrisë osmane. Për afro 200 vjet Shkodra nuk ishte më qytet arbëror. U shua. Madje nuk ekzistonte më si qytet në hartat e botes tregtare, kishte vetem një garnizon ushtarak osman. Pas vitit 1750 sulltanet lejuan vendasit arbëror tu afrohen qyteteve sepse kerkoni të mbushnin arkat e perandorise se madhe me para taksash prandaj lejuan zhvillimin e qyteteve. Përfituar prej rrethanave zbriten nga malet ata që riformatuan qytetin. Ndaj shtrohet pyetja, për cilët shkodranë e ka fjalën autori i shkrimit me tundime se po ja marrin lavdinë Shkodres malësoret. I nderuari gazetar Besi Bekteshi duhet të japë një gjegje, se kujt i referohet si “shkodran” e kujt si të huaj për qytetin? Kë konsideron gazetari shkodranë, arbëroret malësorë apo orjentalet. Nuk ka asnjë kufi ndares më mes të malësive e qytetit. Kam shkruar dhe më parë se Shkodra ka mbijetuar në saj të maleve qe i ka si kurorë mbreterore. Këtë ndasi në mes të shkodranëve që flënë në qytet dhe malësorëve qe flënë në malësi e bejnë vetem ata që janë shkodranë të sajuar por jo autokton. Edhe Karamahmut Pasha krenaria e Shkodres kishte zbrit nga Dukagjini siç e deklaronte vete ai me krenari. Po kur thotë se jam dukagjinas një shkodran i madh si Karamahmut Pasha çfarë presim të thonë autoret e shkrimeve qe të ngjallin ilaritet historik.
Që nuk ka një shtatore të Ded Gjon Lulit në qytetin e Shkodres, as një monument te mbrojtësve te qytetit për 10 vjet në rrethim pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, që Fishta i madh perfaqësohet nga një rropulli gurësh, që nuk ka asnjë shenj perkujtues të Teutes, mbretereshes thuaj hyjnore të këtij qyteti 2500 vjeçar, është e kuptueshme, sepse ata që kanë drejtuar Shkodren këto 30 vjet kanë pasur mendesinë se Shkodra është e atyre grusht njerezeve qe erdhen pas taborreve që dyndeshin nga kahmosja në kohë të kahmotshme.
*
Kolec P. Traboini
shkodran i zbritur nga mali i Hotit
duke pi kafe në Shkoder Loce
Mund të jetë një imazh i 1 person

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu