Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Biblioteka ime është e mbushur me thesare të vogla, libra që sidomos në dimër shndërrohen në dashuri të thellë. Shkëpus herë pas here thënie, citate, shprehje të të urtëve që përcjellin mençuri.
Ndonjëherë kam dëshirë t’i ndaj me të gjithë.
Ti përkufizohesh vetëm nga muret që ndërton rreth e qark vetes tënde.
Fokusohu vetëm tek ato që mund të kontrollosh, të tjerat leri të largohen.
Dyshimi vret më shumë ëndrra sesa çdo dështim.
Karakteri i vërtetë i një njeriu është ajo çka ai bën kur askush nuk e sheh.
Qëndroju larg njerëzve që të bëjnë të ndihesh i vetmuar.
Askush nuk do ta zgjidhi jetën tënde, është përgjegjësia jote dhe e askujt tjetër.
Jeta nuk është e drejtë, por është gjithsesi e bukur.
Bëji vetes një nder, bëhu i pasur nëse mundesh, jeta bëhet më e thjeshtë kur ke para, nuk bëhet më e thjeshtë me kohën.
Nëse je prej atyre njerëzve që japin me dëshirë, përpiqu të mësosh kufirin sepse marrësit nuk njohin kufinj.
Ke tre zgjedhje në jetë: të shohësh gjërat tek ndodhin, t`i bësh gjërat të ndodhin ose të mendosh se çfarë dreqi ndodhi.
Asnjë pendesë, vetëm mësime të nxjerra. Asnjë shqetësim, vetëm pranim. Asnjë pritshmëri nga të tjerët, vetëm mirënjohje. Jeta është tepër e shkurtër për të ndrequr gjithkënd që nuk je ti.
Ne vuajmë më shumë prej imagjinatës sesa prej realitetit.
Njerëzit ndryshojnë, dashuria dhemb, miqtë largohen, gjërat shkojnë ters herë pas here, por kujtohu se jeta vazhdon dhe ti ke shansin të jesh gjallë e të ndryshosh gjithçka në jetën tënde nëse dëshiron.



Keto pershkrime jane te bukra, por sot Kosova dhe ne pergjithesi shqiptart kan probleme te mdhaja jetike. Per ket probleme duhet te japish mendime ne shkrimet tuja. Ndryshe mund ti publikosh keto shkriem ne GAZETAT LETRARE.