Librat e bibliotekës sime që, sidomos dimrit, shndërrohen në dashuri të thellë për mua

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Biblioteka ime është e mbushur me thesare të vogla, libra që sidomos në dimër shndërrohen në dashuri të thellë. Shkëpus herë pas here thënie, citate, shprehje të të urtëve që përcjellin mençuri.
Ndonjëherë kam dëshirë t’i ndaj me të gjithë.
Ti përkufizohesh vetëm nga muret që ndërton rreth e qark vetes tënde.
Fokusohu vetëm tek ato që mund të kontrollosh, të tjerat leri të largohen.
Dyshimi vret më shumë ëndrra sesa çdo dështim.
Karakteri i vërtetë i një njeriu është ajo çka ai bën kur askush nuk e sheh.
Qëndroju larg njerëzve që të bëjnë të ndihesh i vetmuar.
Askush nuk do ta zgjidhi jetën tënde, është përgjegjësia jote dhe e askujt tjetër.
Jeta nuk është e drejtë, por është gjithsesi e bukur.
Bëji vetes një nder, bëhu i pasur nëse mundesh, jeta bëhet më e thjeshtë kur ke para, nuk bëhet më e thjeshtë me kohën.
Nëse je prej atyre njerëzve që japin me dëshirë, përpiqu të mësosh kufirin sepse marrësit nuk njohin kufinj.
Ke tre zgjedhje në jetë: të shohësh gjërat tek ndodhin, t`i bësh gjërat të ndodhin ose të mendosh se çfarë dreqi ndodhi.
Asnjë pendesë, vetëm mësime të nxjerra. Asnjë shqetësim, vetëm pranim. Asnjë pritshmëri nga të tjerët, vetëm mirënjohje. Jeta është tepër e shkurtër për të ndrequr gjithkënd që nuk je ti.
Ne vuajmë më shumë prej imagjinatës sesa prej realitetit.
Njerëzit ndryshojnë, dashuria dhemb, miqtë largohen, gjërat shkojnë ters herë pas here, por kujtohu se jeta vazhdon dhe ti ke shansin të jesh gjallë e të ndryshosh gjithçka në jetën tënde nëse dëshiron.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Keto pershkrime jane te bukra, por sot Kosova dhe ne pergjithesi shqiptart kan probleme te mdhaja jetike. Per ket probleme duhet te japish mendime ne shkrimet tuja. Ndryshe mund ti publikosh keto shkriem ne GAZETAT LETRARE.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu