ARKIVI:
7 Mars 2026

Ndryshimi i strategjisë së Islamit Politik – rrezik serioz për Kuvendin e Kosovës

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Saim Tahiraj, Zvicër
____
Pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e fundit, grupet dhe individët që përfaqësojnë agjendën e Islamit Politik kanë ndryshuar strategji. Ata janë shpërndarë nëpër parti të ndryshme politike, duke zënë pozita të sigurta në dhjetëshen e parë të listave zgjedhore dhe pak më poshtë, me synimin e vetëm: hyrjen në Kuvendin e Kosovës.
Ky infiltrim politik nuk është i rastësishëm. Me futjen e tyre në institucione, synimi kryesor është shtyrja përpara e agjendës së Islamit Politik përmes:
– pengimit të ligjeve dhe reformave që kërkohen nga Bashkimi Evropian,
– bllokimit të Kodit Civil dhe nismave modernizuese,
– futjes së mësimit fetar në shkolla publike,
– lejimit të shamisë në shkolla e institucione shtetërore,
– dhe promovimit të një filozofie politike që bie ndesh me parimet kushtetuese të shtetit laik.
Fatkeqësisht, partitë politike në Kosovë nuk po e shohin këtë rrezik. Të verbëruara nga etja për pushtet dhe numrat e votave, ato po pranojnë në listat e tyre persona me agjenda të qarta ideologjike të Islamit Politik, duke harruar krejtësisht se mbrojtja e shtetit laik është detyrë kushtetuese dhe themeli i ekzistencës së Republikës së Kosovës.
Prandaj, i bëj thirrje elektoratit të të gjitha partive që të jenë vigjilentë dhe të mos votojnë kandidatë që përfaqësojnë agjendën e Islamit Politik. Këta individë janë një “bombë e kurdisur” për brenda Parlamentit — dhe shpërthimi i tyre politik do të ketë pasoja të rënda për shtetin tonë.
Nëse ky trend vazhdon, rrezikojmë që Kosovën ta zhvendosim nga modeli i shtetit laik të garantuar me Kushtetutë drejt një forme shteti fetar, çka do të ishte fundi i vetë identitetit dhe ekzistencës politike të Republikës së Kosovës.

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Autori trajton një shqetësim real dhe të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare – kosovare: mundësinë që grupe me agjenda të Islamit Politik të përpiqen të fitojnë ndikim në institucionet shtetërore përmes pjesëmarrjes së organizuar në zgjedhje. Argumenti kryesor i tekstit është se ky veprim përbën rrezik për karakterin laik të shtetit dhe për proceset reformuese e integruese të Kosovës.
    Ajo që e bën situatën më të rrezikshme është se shumë liderë politikë, në vend ta pengojnë këtë agjendë ideologjike, po ua hapin vetë derën për interesa votash. Prandaj, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos mbështesin kandidatë që përfaqësojnë Islamin Politik, sepse mbrojtja e shtetit laik është mbrojtje e demokracisë dhe e të ardhmes së Republikës së Kosovës.

  2. 2. Nexhmije Mehmetaj 11 Dhjetor 2025 Në 10:19 am
    Fjalia e saj e parë:
    “Autori trajton një shqetësim real dhe të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare – kosovare: mundësinë që grupe me agjenda të Islamit Politik të përpiqen të fitojnë ndikim në institucionet shtetërore përmes pjesëmarrjes së organizuar në zgjedhje. Argumenti kryesor i tekstit është se ky veprim përbën rrezik për karakterin laik të shtetit dhe për proceset reformuese e integruese të Kosovës.”

    3. As autori i shkrimit e as ju znj Nexhmije NUK paskeni njohuri të mjaftueshme për Islamin dhe Islamin Politik. Nuk është çudi, ngase asnjëri prej jush NUK JETONI NË KOSOVË. por më çidutë fakti se që të dy rrjedhni nga FAMILJE MUSLSIMANE.

    4. Kur Arabia ka lulëzuar ” Evropa ka qenë në errësirë”

    5- Fjala ISLAM është fjalë arabe që do të thotë: përulësi, nënshtrim, dëgjueshmëri nda Zotit.
    6. “Fé” – iman- është është njohuri, bindje ndaj Zotit. Feja domethënë është sigurim i cili buron nga të njohuritd dhe bindja. Parimet islame e pranojnë Biblën si Libër të Shënjtë dhe Jezu Krishtin si profet (të dërguar të Zotit. Ndaj, ju preferojë: juve Saim Tahiraj dhe juve znj Nexhmije Mehmetaj që të lexoni Biblën dhe Kur’anin!

    Respekt,
    për autorin – musliman,
    znj Nexhmije, muslimane, dhe
    për Bajram- Gjergj Kabashin

  3. Z. Hasani,

    Faleminderit për reagimin, por dua të jem e qartë: diskutimi ynë nuk ka të bëjë me fenë islame, as me besimin personal të askujt. Tema është Islami politik, pra përdorimi i fesë për qëllime politike dhe për ndikim në institucionet e shtetit. Ky është shqetësim shoqëror, jo teologjik.

    Po ashtu, të thuash se prejardhja familjare apo emrat që trashëguam gjatë pesë shekujve të sundimit osman tregojnë besimin tonë, është një keqkuptim i madh. Emrat janë pjesë e historisë sonë, jo provë e identitetit fetar të individit.

    Mendimi juaj respektohet, por nuk ka vend të lidhet debati politik me etiketime fetare apo me prejardhjen tonë familjare.

    Nexhmije Mehmetaj

  4. Artikulli i Saim Tahirajt sjell një analizë të rëndësishme dhe të nevojshme për momentin politik në të cilin ndodhet Kosova. Vlerësoj mënyrën se si trajtohet me qartësi rreziku i politizimit të besimit dhe ndikimi që kjo mund të ketë mbi funksionimin e shtetit laik. Në një kohë kur partitë shpesh veprojnë të motivuara nga matematika zgjedhore, artikulli na kujton se parimet kushtetuese nuk duhet të relativizohen për interesa afatshkurtra.
    Është me rëndësi të theksohet se kjo nuk ka të bëjë me fenë si vlerë shoqërore, por me instrumentalizimin e saj në politikë. Paralajmërimi për nevojën e vigjilencës së elektoratit është i drejtë: çdo qytetar duhet të informohet mirë për kandidatët dhe agjendat e tyre politike, në mënyrë që të mbrojmë karakterin laik të shtetit dhe rrugëtimin tonë drejt standardeve demokratike evropiane.
    Në përgjithësi, artikulli përçon një mesazh të fortë, argumentues dhe të domosdoshëm për ruajtjen e themeleve të Republikës së Kosovës. është një thirrje e matur dhe e arsyeshme për reflektim politik, që meriton vëmendje të gjerë shoqërore.
    E përshëndes autorin, Saim Tahiraj
    Tom Pergjoka

  5. E respektuara znj Nexhmije!

    “Të verbëruara (kupto partitë politike – IMH) nga etja për pushtet dhe numrat e votave, ato po pranojnë në listat e tyre persona me agjenda të qarta ideologjike të Islamit Politik, duke harruar krejtësisht se mbrojtja e shtetit laik është detyrë kushtetuese dhe themeli i ekzistencës së Republikës së Kosovës.”

    Dhe fjalia e fundit:

    “Nëse ky trend vazhdon, rrezikojmë që Kosovën ta zhvendosim nga modeli i shtetit laik të garantuar me Kushtetutë drejt një forme shteti fetar, çka do të ishte fundi i vetë identitetit dhe ekzistencës politike të Republikës së Kosovës.”

    *
    Autorit – musliman, dhe juve si përkrahëse e tij, NUK JU KA HIJE të shkruani kështu, se kjo i bie: PËSHTY E BJERI VETI!
    Si e ndjeni veten kur si muslimnë, e preni degën NË TË CILËN JENI VETË TË ULUR – a turpëroheni fare nga familjet e juaja të pastërta muslimane, kur lexojnë se ti si dhe Saimi po shkruani kështu. Aq më tepër nga Mërgimi. Tmerr! Ua cehëroni – ua plasni zemrën atyre që i keni në Kosovë.
    *
    Mua (personalisht) më vështirë po më vjen “me u shty me komente” me ju të dyve muslimanë, sesa ketë shkrim dhe këtë KOMENT ta kishte bërë ndonjë i krishter – katolik. Marre!

  6. PERGEZOJ autorin e shkrimit Z.Saim Tahiraj per shkrimin me randesi aktuale rreth problemeve te nderhymjeve ANTIKOMBETARE kundra Kushtetues se Kosoves dhe fatit te Kosoves. Ky shkrim vlene shume edhe per te njajtat probleme, qe jane ne Shqipni, te shkaktume nga nderhymjet e jashtme ANTISHQIPTARE dhe ANTIEUROPIANE.

    PERGEZOJ njikohesisht edhe intelektualen perparimtare Zojen Nexhmije Mehmetaj per shkrimet dhe komentet shume te vlefshme rreth problemeve aktuale te Kosoves dhe te mbar Trojeve Shqiptare.

    PERGEZOJ edhe Z.Tom Pergjoka per komentin pozitiv ndaj shkrimit te Z.Saim Tahiraj.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu