ARKIVI:
27 Prill 2026

Përkujtim: Sheh Tahir Kanaqi personalitet i nderuar  nga Kraja e Shkodrës

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Me rastin  katërdhjetë vjetorit te vdekjes(1985-2025)

Nail Draga, Ulqin

Në sajë të veprimtarisë së tyre personalitete të veçanta nderohen edhe pas vdekjës jo vetëm në vendin ku kanë jetuar e vepruar por edhe më gjerë, duke qenë model në kohën e tyre  dhe më pas. Në këtë kategori bën pjesë edhe sheh Tahir Kanaqi, nga Kraja e Shkodrës, i cili ka qenë  personalitet shumëplanësh si imam, sheh, edukator, intelektual e humanist duke  mbetur i pa përseritshëm deri në ditët tona

Ndonëse  për nga përgatitja profesionale ishte teolog, ai ishte i përgatitur me njohuri shumëdimensionale dhe si i tillë dallohej nga kolegët e tij bashkëkohës. Ndërsa veprimtaria humaniste duke iu  ndihmuar personave të ndryshëm ka ndikuar në autoritetin e tij, pothuaj në të gjitha viset shqiptare në Mal të Zi, dhe më gjerë. Ai me qendrimin e tij rrezatonte qetësi dhe mirësi si rrallë kush, andaj edhe sot kujtohet me admirim.

Në shërbim të fesë e kombit

Imam, sheh Tahir Kanaqi është personi tipik i binomit fe e atdhe, sepse ai ishte i devotshëm si besimtar por edhe kombëtar i përkushtuar që e ka dëshmuar me veprimtarinë e vet jetësore. Ka lindur në Ostros të Vogël në Krajën e Shkodrës në vitin 1907, e cila në atë kohë ishte në kuadër të Shqipërisë, përkatësisht të Perandorisë Osmane. Në vendlindje ka kryer mejtepin e më pas Medresën në Shkodër(1921-1927). Shkodra në këtë kohë si qendra jo vetëm kulturore në Veriun shqiptar ndikoi në formimin e personalitetit të Tahir Kanaqit. Këtu në sajë të kontaktëve me personalitete të kohës dhe literaturës së përdorur, nuk ka qendruar statik, por në vendlindje ka sjellur edhe Abetaren, Algjebren e tekste të tjera shkollore. Ka filluar të punojë si imam në Arbnesh(1927-1929), por si  intelektual i dalluar dhe edukues i të rinjve, shtetit të atëhershëm jugosllav i pengonte kjo veprimtari, andaj e ftuan të shkojë ushtarë. Por, ai refuzoi atë shërbim dhe  shkoi në Shqipëri(1930-1944) fillimisht në Shkodër e më pas në Tiranë.Në Shqipëri përveç se ka studiuar e punuar aty është bërë pjesëtar i tarikatit rufai. Gjatë qendrimit në Shqipëri, ka jetuar në Tiranë, Burrel, Peshkpoi, Voskopojë, Korçë, Durrës e së fundit përseri në Shkodër. Ai ka punuar si gardian burgu dhe së fundit në Shkodër(1940-1944) si nëpunës në prefekturën e Shkodrës. Në vitin 1944, kthehet në vendlindje në Krajë, duke iu përkushtuar profesionit të imamit në disa fshatra në Krajë. Në sajë të qendrimit  dhe raportëve shoqërore atij i janë ofruar pozita të ndryshme udhëheqëse, por i ka refuzuar sepse ishte i vendosur ti shëbejë profesionit të tij e jo ideologjisë së pushtetit të kohës. Në këtë aspekt duhet cekur senë tubimin popullor i cili është mbajtur në Ostros me 1 janar 1945, pranoi  detyrën e kryetarit të Këshillit Nacional Çlirimtar për Krajë, por duke kuptuar intrigat e pushtetit  dha dorëheqje nga ajo pozitë. Gjatë veprimtarisë së tij si imam është treguar besimtar i devotshëm dhe i guximshëm, duke sfiduar rrethanat e pushtetit të të kohës. Ai duke qenë i veçantë nga imamet e tjerë përcillej nga pushteti, madje edhe e kanë burgosur por ai ishte i vendosur në misionin e tij fetar.

Ishte anëtar i tarikatit Rufai, fillimisht ishte myhib, ndërsa në vitin 1975 u bë veqil-ushtrues i detyrës së shehut, ndërsa në vitin 1982, u bë sheh i këtij tarikati.

Ka vdekur me 15 dhjetor 1985, në vendlindje në Ostros.

I pasionuar pas librave

Në sajë të edukimit e pasionit pas librave Tahir Kanaqi kishte një bibliotek të të pasur, duke qenë e veçantë për kohën në Krajë. Ai në bibliotekën e tij kishte libra, revista, gazeta, por edhe dorëshkrime të ndryshme si ditarë, letra, vendime, korrespondencë, pastaj fotografi të ndryshme etj., që tash janë pronë e trashëgimtarëve të familjes së tij. Ai librat nuk i kishte për vetën, por iu jepte në shërbim atyre qe kanë treguar interesim, që dëshmohet në sajë të ditarëve dhe shënimeve që janë të depozituara në bibliotekë.

Lexues i gazetës “Rilindja”

Në sajë të pasionit për informim Tahir Kanaqi, ishte ekzemplar i veçantë, sepse ai ishte lexues i rregullt i gazetës “Rilindja”, e cila i vinte rregullisht me postë, duke  qenë model për kohën kur ka jetuar e vepruar. Dhe jo vetëm këtë gazetë, por ka qenë i parapaguar edhe për gazetën “Flaka e Vëllazërimit” e cila dilte në Shkup. Ishin këto medie të shkruara të cilat kanë informuar opinionin e gjërë për rrethanat shoqërore e kulturore për hapësirën shqiptare.

Humanist i përkushtuar

Ata të cilët e kanë njohur e pasur kontakte me te kanë theksuar se Sheh Tahiri, ka kryer edhe punët e mjekut, sepse ka pasur njohuri nga mjekësia popullore, ndërsa  ne çantën e tij  ka pasur edhe  mjetët e ndihmës së parë (jod, alkool, tableta etj.)që i përdorur për ata të cilët kanë pasur nevojë, në disa fshatra të Krajës.

Por, e veçanta e tij ka  qënë se ai i ka shëruar individët e ndryshëm pa përdorur mjete mjekësore. Kështu kur i ka ardhur ndonjë person për të kërkuar ndihmë, ai që në takimin  e parë „pacienitin“ e ka pyetur për emrin e tij dhe të nënës. Pasi ka shikuar në librat e tija, mënjëher i ka thënë se për çka ke ardhur te ai. Ai ka shëruar në mënyra te ndryshme si dhimjen e kokës, çrregullimet shpirtërore e ato nervore, magjinë, paralizën, ngrënien e gjarprit etj, të cilat me sukses i ka eliminuar. Por, nëse i sëmuri „nuk ka qenë për te“,  e ka udhëzuar të shkojë në spital, duke dëshmuar e vlerësuar parimet mjekësore e humaniste e jo egoizmin personal. Për „shërbimet“ e tia asnjëher nuk ka kërkuar kompensim, sepse gjithmonë ka theksuar se ai është vetëm ndermjetës, ndërsa është në duar të Zotit fati i të sëmurit dhe shërimi i tij. Ai kishte aftësi të veçanta mistike e spirituale, që si rrallë kush e ka dëshmuar në praktikë.

Individët të cilët kanë pasur nevojë i ka pranuar në çdo kohë, pa marrë parasysh së cilës fe, gjuhë  e komb iu takojnë. Në lidhje me tolerancën fetare ka mbetur emblematikethënia e tij se “Fetë janë si lulet e një bahçeje”.

Sheh Tahir Kanaqi(1907-1985)

Nderohet me veprimtari kulturore 

Në shenjë nderimi jetës dhe veprimtarisë së tij, me 13 korrik 2012, në Ulqin në organizim nga OJQ”Harmonia” dhe Qendra Kulturore e Uqinit, është mbajtur  veprimtaria  kulturore “Mbrëmja përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Sheh Tahir Kanaqit”Në këtë veprimtari e cila kishte karakter kulturor, fetar, shoqëror e kombëtar, me kumtesat e tyre kanë marrë pjesë studiues nga Mali i Zi, Shqipëria e Kosova, duke vlerësuar lartë veprimtarinë e Sheh Tahir Kanaqit. Në kuadër të kësaj veprimtarie në Galerinë e artëve të Qendrës Kulturore-Ulqin, është hapur edhe ekspozita me fotografi, dorëshkrime e dokumente  që janë prezatuar për herë të parë për opinionin e gjerë. Ndërsa kurorëzimi i kësaj veprimtarie u realizu në vitin 2014, ku materialet e prezantuara janë botuar në monografinë “Jeta dhe veprimtaria e Sheh Tahir Kanaqit”, duke qenë botimi i vetëm i tillë në shqip në Mal të Zi.

Përfundim

Ndonëse kanë kaluar 40-vjet nga vdekja e tij, më veprimtarinë, qendrimin dhe autoritetin shoqëror si rrallë kush në kohën e tij ai përkujtohet me admirim nga të gjithë ata të cilët kanë pasur fat ta njohin dhe bashkëpunojnë me te, duke qenë të priviligjuar se kanë jetuar në kohën e tij.

Po e mbyllim këtë shkrim përkujtimor në 40-vjetorin e vdekjës së Sheh Tahir Kanaqit me thënien e tij “Të duash kombin tënd do të thotë të duash vetvehten” duke qënë testament  për të gjitha kohërat.

(Dhjetor  2025)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu