Te “shkina”

Shkrime relevante

Misioni i dashurisë

Atdhe Geci ____ MISIONI I DASHURISË ____ Dashuria për atdheun nuk mund të gjykohet, as...

Konceptet mbi të vjetrën dhe të renë

Fahri Dahri, Tiranë Me koncept sipas fjalorit kuptohet: “Formë themelore e mendimit,...

Politikanët idiotë shkatërruan arsimin?!

MSc. Adem Lushaj, Deçan PISA – Politikanët Idiotë Shkatërruan Arsimin?! (Një pyetje...

Pse nuk arrestohet Naim Tërnava? Pse nuk hetohet BIK-u?

Blerim Nika, Zvicër Nga mbi 800 xhami në Shqipëri, mbi 600 janë...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani
___
Isha diku dhjetë vjeç. Në katër klasat e para kishim vetëm një mësuese shqiptare; në të pestën edhe një tjetër dhe një maqedonase. Matematikën – maqedonisht.
“Burrat” ua ndalonin çikave shkollën pas katër viteve, me arsyetimin se “shkolla i prishte”. Por djemtë i ndreqte, ndërsa vajzat i “bënte shkina”.
Të njëjtët libra, e njëjta shkollë: djalin e bënte dijetar, vajzën të përdalë. Të rrezikshme për familjen dhe ftyrën e fisit.
Unë atëherë nuk e kuptoja çfarë trishtimi kishin ata në krenat e tyre. Një frikë primitive, aq e madhe sa i kthente çikat në makina pune: pa zë, pa mendim, pa drejtim.
Një frikë që i shndërronte gratë në pajisje elektrike: ndez–fike, bëj punë, mos fol!!!
Mirëpo, kur shkonim te mjeku, infermieret ishin “shkina”.
Si fëmijë nuk arrija ta shpjegoj: pse shkojmë te shkina për shërim, por vetë nuk duhet të kemi infermiere? Madje do t’i kuptonin edhe plakat: shqip!
Ajo epokë, për fat, ka ikur, por nuk është zhdukur.
Aty-këtu ende kultivohet ajo mendësi e vjetër, që e trajton gruan si robot modern: me zemër njeriu, por me pritshmëri hekuri.
Përdore, udhëzoje, nënshtroje, dominohe! Le të funksionojë! Si pajisje elektrike shtëpiake.
Kjo është me rëndësi dhe e moralshme, për ata që besojnë se diskrimimi dhe nënshtrim i anëtarëve të falijes, i bën burra!
Në fakt janë skllevër të së kaluarës!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu